E shtune, 27.04.2024, 11:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Tërmet në shpirt!

E merkure, 16.07.2014, 07:27 PM


TERMET NE SHPIRT !

Nga Ksenofon M. DILO

Sa herë e kujtoj , brenda më shkaktohet një tronditje që i ngjan asaj dridhjes së pas tërmetit.

Në tërmetin natyror ato dridhje vijnë duke u shuar, kurse tek unë ndodh e kundërta. Shpesh zgjohem e mbytur në djersë të ftohta dhe mezi marr frymë. Nuk mundem më. Sa do të vazhdojë akoma kjo gjendje ?  Ajo kishte ngulur shikimin diku në zbrazëtirë dhe dukej sikur pikërisht aty drejtonte ato fjalë e ,pa i shqitur sytë prej aty , sikur priste përgjigje, E vështruam dhe nuk kishim guxim ta pyesnim sepse ajo ishte e humbur në atë pikë ku kishte ngulur vështrimin dhe , e ulur me gjunjët të bashkuara dhe të mbledhura me krahët e saj , si të ishte thyer dyzaj në karrige , lëkundej para mbrapa e duke kafshuar buzët sikur donte të përmbante ngashërimin , i cili po i ngjitej dalëngadalë prej kraharorit që ulej e ngrihesh  vërtikshëm prej frymëmarrjes së çregullt. Kisha shkuar tek një shoku im sepse më kishte ftuar që të kujtonim ato ..tonat. Kishim qënë bashkë pothuajse tetë vjet, dhe me sa mund të kuptohet nuk janë pak. Më kishte ftuar shumë herë. Më thoshte se meqë nuk isha martuar akoma dhe isha i lirë kur të kaloja andej të shkoja ta takoja. Mësova se ishte martuar dhe si të thuash gjeta shkakun të vija t’ju uroja jetë të lumtur. Dolëm jashtë .Mu lut ta linim vetë gruan e tij dhe gjithashtu duke parë se isha disi i habitur, pamvarësisht se nuk doja të pyesja , ai filloi të më flasë.

–Si sot -tha – i ka vdekur i ati. Është vajza e.... Më tha emrin e të atit dhe menjëherë kuptova se kush ishte gruaja shokut tim. Vinte nga një familje e shquar që kishte luftuar për Shqipërinë, por që si edhe shumë familje të tjera , duhej të persekutohej sepse kjo ishte metoda e shquar e diktaturës së proletariatit. Kur kishin burgosur babanë e saj,vajza ishte vetëm një vit e gjysëm , dhe ai u dënua nga gjyqi i partisë mëmë me tridhjet vjet burg. I bëri ato një për një , Hyri dyzet vjet në burg e do të dilte Shatëdhjet.:Gjithë familja kishte shkuar dhe po prisnin jashtë të merrnin babanë në shtëpi. Aty tek prisnin ju kaloi përpara një grup prej 5-6 vetësh që kishin një arkë druri dhe si të parakalonin përpara familjes shkuan diku e u zhdukën në kthesën e parë. Pas nja 20 minutash , u kthyen por tani pa arkën që kishin përpara. Orët e pritjes, të gjata e të pafundme . Në fund , gruaja ime , tashmë tridhjet e dy vjeçare, duke mos duruar më shkoi në drejtim të rrojes dhe e pyeti pse nuk po dilte i ati.

Roja me një qetsi anormale i tha-Po Çprisni ju akoma , nuk e patë sapo doli nga burgu...   Sapo doli?

Çfarë thoshte ai i marrë.

Ku doli?

Ku ishte?

Pse nuk e kishin parë.  Kafsha që kishte rojen, një këlysh besnik i atij pushteti të qelbur qeshi nën buzë thua se po kënaqej që po luante me vajzën që kërkonte të shihte të atin.

Papritur, ajo u tërhoq e lebetitur , e aty thotë se diçka i ndodhi, një tërmet i fuqishëm shpirtëror i cili vazhdonte edhe më i fortë prej dënesave. Mezi e sollën në vete. Por si e shikon, Cdo ditë e më tepër ajo pëson atë dridhje që ngjan ti trondië shpirtin, sa vjen edhe më tepër. I them të harrojë sepse ashtu si vepron dëmton vehten , e ,edhe unë s’kam mirë ta shoh të rëgjohet..Shoku im mbaroi . Nuk kishte më të thoshte asnjë fjalë ,pèr Ate qe njè besim i flaktè te DEMOKRACIA  e ka ngritur ...

Veç,...U ligështua... dhe... uli kokën.

O Zot! Thashë edhe unë pa dashur. Po si të mos dridhet gruaja e shkretë ! E kishte humbur të atin njëherë kur ishte pothuaj dy vjet, dhe më pas e kishte parë tè parakalonte në një arkë druri ,me gozhdë të mëdha dhe kjo ishte e gjitha pse  donte te ronte i Lirè ..dhe ,..nuk la   veçse  Shembellin e Madh..

Vellezer ,ah,  nderon i kete shpirt Madh qe do te thotè : fuqi mendore dhe shpirtèrore  , virtyt  shqiptari  qe  ,   dha  atè  shembellin : e nje jete Trimi .

Qysh kur ishte 2 vjet e kishte humbur ... ajo që fitoi në gjithë këtë histori  :  Tërmetin   Shpirtëror  që ja shkundte trupin  dhe çel ne drite dyert e zèmrès  dhe te mendjes dhe te njeriu- Njeri sa herë që i kujtohej ajo ngjarje makabre.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora