Kulturë
Remzi Salihu: Poezi nga Werner Lutz
E merkure, 16.07.2014, 07:11 PM
VERNER LUC
Përktheu nga gjermanishtja Remzi Salihu
Verner
Luc (Werner Lutz) u lind më 1930 në Volfhanden të Kantonit
MUA MË
DUHET KJO JETË
Mua më duhet kjo jetë
e kësaj fjale të humbur në të cilën banoj unë.
Mua më duhet hapi i kalimit nga muri
në të njëjtin mur.
Unë kontrollohem nga gjymtimi im.
Mua më duhet ajo. Ajo është madhësia ime.
Pezullohet errësira
nëpër të cilën kaloj unë
gjatë ndriçimit të agimit.
Pezullohet errësira
nëpër të cilën kaloj unë
gjatë ndërtimit të kupolës natën.
I PËRQAFUAR NGA KUFIJTË
I përqafuar nga kufijtë
i përqafuar nga koha.
Këtu ndërmjet netëve
ndërmjet ditëve
këtu lulëzon pluhuri.
Këtu kundërmojnë pishat.
Këtu është mbuluar frika.
Këtu ka gjëra
që janë më tepër se gjëra.
Këtu ka fjalë.
Këtu ka buzëqeshje.
Dhe lëviz guri.
UNË E KAM MËSUAR NDARJEN
Unë e kam mësuar ndarjen
dhe mund të pres.
Unë kohës
ia kam huazuar duart.
Mbrojtësit e aromës
mbrojtësit e frikës
që unë i kam prekur.
Unë vëzhgoj, se si ëndrrat
bëhen humus
dhe hapat që venë për te gjethet.
RRUGË MILINGONASH
Rrugë milingonash.
Mbi kalime nëpër gjumë.
Barrierat
nuk ngrihen lartë.
Në të vërtetë
i dua bezditë
që i risin të njëjtët
brinjë me kërcell të tharë
dhe sherbela të venitura.
Kthimin
e kanë në çdo kohë.
GJUMI SHTRIHET I GATSHËM
Gjumi shtrihet i gatshëm. Errësira
tund puplajën e saj të errët.
Unë bie në thellësinë argjile.
E kaluara e ime, një ndarje
që pa ndalueshëm derdhet mbi duart e mia.
E kaluara ime, një tufë
e arratisur zogjsh, të rrahur në gur.
DUAR TË RRUDHOSURA NËN TOKË
Duar të rrudhosura nën tokë.
Momente të pakta mbi tokë
që bëhen jargavanë të lulëzuara.
Pemët, që padiktueshëm tërhiqen matanë.
Gumëzhitje gjurmësh të kalamendur
të dëshirave tona në ajër.
Unë pres në diçka, që më bërë të pa frymë.
Unë përkulem nga zërat e nemitur.
Unë përgjoj pas të fluturuarave shpresa.
ÇDO GJË ËSHTË ENDE KËTU
Çdo gjë është ende këtu.
Të lënë pas nga koha.
Ide gremzash. Dritë bulkthash.
Pas pusit të etjes.
Pas gjumit të vdekjes.
Diçka nga arratisja e zogut.
Ndarja, që është e pavdekshme.
Çdo gjë është ende këtu.
E JETUARA JETË, NËPËR TËCILËN UNË SHKOJ
E jetuara jetë, nëpër të cilën unë shkoj.
Thirrje e pa dëgjuar, nëpër të cilën unë shkoj.
Verë e kënaqshme
e dashurisë së shkapërderdhur, nëpër të cilën unë shkoj.
Shikimet që unë i këpus
dhe përkëdheljet që unë i jap
bëhen varre, nëpër të cilën unë shkoj
dhe do të bëhen verë e kënaqshme
e dashurisë së shkapërderdhur nën hapin tim.
PËRSËRI I HUMBURI HAP NË HAPSIRAT E VETA
Përsëri i humburi hap në hapësirat e veta.
Përsëri i humburi hap në dorën e vet.
Përsëri i vjen keq si zemërbutësia
në gjemb.
Përsëri do t’i këpus qershizat
me të cilat isha dikur i gëzuar.
Përsëri unë duhet ta dashuroj të mundshmen.
Përsëri fuqia do të bëhet tym.
RRAFSHINA E DITËVE TË MIA
Rrafshinat e ditëve të mia. Kodrat
e ditëve të mia. Vatër e gurëzuar.
Dritë e lulëzuar.
Pa mbështetje, gjërat që unë i mbjell.
Shiu, që në mua rritet.
Besim im i pa dëmtuar. Qeshja ime e derdhur.
Kjo jetë, kjo vdekje
më thërret me të vetmin zë timin
që mua më përshëndet me të vetmen dorë time.
Dora ku takohen dëshirat
për t’u torturuar.
Dora, ku mblidhen së bashku trishtimet
për t’u dashuruar.
Kopshtet derdhen njëra me tjetrën
në këtë dorë.