Kulturë
Adem Zaplluzha: Satira për zgjedhjet e lira
E diele, 01.06.2014, 05:25 PM
Bedri Neziri, Adem Zaplluzha në mes dhe Xhevahir Cirongu - Pranvera poetike Durrës
Adem Zaplluzha - Pesë satira për zgjedhjet e lira
HERË CULLAK, HERË ME POTURE
Bërtet shan e mallkon
Mbushur gojën me përshesh
Nuk i takon ti kombit tonë
Në vend të kosit shet ajran
Ndalu pakëz or karaxhoz
Mos hamullo mos bërë bajram
Ndonjëherë shtiresh si djalë beqar
Që nuk merret me porropi
Mos harro se ne s’hamë bar
Të njohim mirë mor dilenxhi
Na del rrugëve si rrungajë
I papjekur n’tru i dehur
Nëpër sheshe e në skaj
Vrapon si qentë duke lehur
Nga na dole çfarë soji je
Mor porcek mor babëlok
Pse del në rrugë ashtu si ke le
Dhe mbush qytetin me bërllok
Herë cullak herë me poture
Kalon këndej duke ligatur
Ti kobit i çështjes shqiptare
Mos i fol llafet pa i matur
Zhveshur në shpirt e pispillosur
Baltose kombin na bëre përrallë
Me zemër e surrat lerosur
Ti o handrak njeri tangallë
Mos je ti ai bir çakalli
Që në pikë të ditës e vrau hënën
Mos buçkarit aty ku fle zalli
Se dikush ty ta kalëron nënën
NËSE PËR
Sa keq më rrahën
Me shpulla fytyrës
Kur pa sherr propozova
Që ta shndërrojmë në komunë
Edhe Hamamin e Hyrës
Nuk lashë pa i përmendur
As hanet e lokalet publike
Që t’i bëjmë me ligje të mira
Këto vende biblike
Dashtë Zoti e na dëgjojnë
Burrat e Qeverisë
Që të mos preken me dorë
As djemtë e dilengjisë
Bëhuni të ndershëm
As ujin mos ja turbulloni
Me komshiun serb
Sa më mirë të kaloni
2.
Më dëgjoni or milet
Sot do t’ju tregoj një punë
Kemi vendosur që kudo
Të mos bëjmë askujt zullum
Tani është radhe or dostllarë
Të punojmë mbarë sa më shumë
Që çdo kotec të pulave
Ta shndërrojmë në komunë
Kësaj pune i thonë bre balë
Tamam decentralizim
Kur për hir të minoriteteve
Lamë të thive ta bëjmë shtëpinë
DIKUR MOTI PATA NJË EMËR
S’po di më a jeni politikanë
Ose keni mbetur baba dervish
E copëtuat vendin në çdo anë
Sikurse pulën në tenxhere me çervish
Dikur moti pata një emër
Isha Dardan në Dardani
E sot ma shkulët edhe atë zemër
Nuk quhem më as Shqipëri
Kur e shpallët shtet Kosovën
Ku na mbeti Dukagjini
Llapi e Hasi bashkë me Gjakovën
Bajgora e Isës e Anadrini
Ndaluni bre burra unë jam Shqiptarë
Emrin kurrë mos ma ndërroni
O mos më thirrni më Kosovar
Se ka kohë që cofi padroni
Pak si shumë e dua Kosovën
Hiç s’mbetet mbrapa as Dukagjini
Por për hir të cerberëve
Në Kosovarë mos më konverto
Ashtu si kam lindur do vdes Shqiptar
Jam në këto troje besa para lotit
Ju lutem mos më quani Kosovar
Se ju vret mallkimi i Zotit
MOSNI KËSHTU
Jeni bërë si pogaçja e ciganes
Kushdo që afrohet po ju kafshon
Thua se e keni nga baballarët
T’ju falni të huajve tokën tonë
A dini sa vlen lëkura e gomarit
Sa lek kushton or balë një mushkë
Mos dikush ju mbushi xhepat
Me dollarë e me verdhushkë
Mos veproni kështu se ju vret Zoti
Në shtëpi tuaj me u bë hyzmeqar
Nuk shitet Kosova pa ndryshuar moti
E për pa notuar gjaku mbi bar
ZOTËRI MONDANË
Ne po vuajmë nga ky joksëzllëk
Kurse ti po kollofit si derr
Nuk është mirë more dallkauk
Kjo punë e ligë nuk të bënë nder
Fëmijët tanë po i thërrasin zhelan
S’ka për ku të kafshojë qeni
Kurse fëmijët e juaj zotëri mondan
Pinë coca –colla e hanë mish dreni
Fëmijët tanë nëpër shkollat shtetërore
E të juaja në ato private
Po mohoni çdo gjë njerëzore
E zhdukët bujarinë brenda një nate
Në qetësi tashti pritni pranverën
Sa të gjethojnë pemët e të qelin lulet
Do t’ju tregojmë na juve derën
Ta shihni lisin se si po përkulet