E shtune, 27.04.2024, 04:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Fabulisti dramaturg, Skënder Demolli

E premte, 30.05.2014, 07:55 PM


Fabulisti  dramaturg, Skënder  Demolli

Nga Luan Kalana

Në ka një njeri që prodhon humor në rrethana tragjike është vetëm një, Skënder Demolli. E them, në rrethana tragjike, sepse ai është i zhytur me kokë e me këmbë në Shekullin 21 Shqiptar që është një shekull që ka filluar të shtojë Tragjedinë Shqiptare. Këtë humor ai na i sjell me anën e fabulave të tij të cilat tallin alegorikisht tërë botën e mbrapësht shqiptare. Por nejse, unë s'kam ndërmend të bëj një kritikë për veprën e tij, unë dua vetëm që të tregoj "rrënjët" e Skënder Demollit në mënyrë që dikush tjetër të zbulojë më tutje, trungun, degët dhe gjethet e tij.

E pata njohur qe ne rininë time ne Devoll e ne Korçë,kur mblidheshim ne takimet e krijuesve te rinj letare të rrethit,midis kujtime e e mbresave te shumte mbaj mend eskursionet qe benin,kenget tona serenatat korçare,sikur kishte lindur m eto..Një djalë i gjallë,alegro,shakator ironik, qyfyrxhi i madh,dhe i afrueshem me shoket,te bente per vete qe ne takimine parë.

Rruget e jetes na ndane,pas gjysem shekulli u takuan perseri,ndoshta rastesi por simbolik,ne shtepine e "dashuriçkave "tona rinore,atje ku rinte e na priste mikja jone, e quanin "LIBRA",ne biblotekene qytetit  te Korçes.

Pasi u shmallem,bashke me shokun tim te feminise ,sot drejtori i Biblotekes  'Thimi Mitko",poeti i shquar lirik Skender Rusin,kujtuam dhe beme shakate e moshes,me pas dolem dhe fotografi,ndoshta kjo me nxiti te shkruaj keto reshta si nje kujtim i gjalle,me shoket bukes te vjeter,me "barkun" e Shen Marise,si thonim atehere.

Pastaj u shtruam kembekryq ne Sofen poetike te Bilishtit,ku kenduam sa u ngjirem,e ne mes tyre dallohej zeri i tenorit ,Skender Demollit,qe kendonte ne nota te larta ,ku ne nuk e arrinim dot.

Skenderi veçse eshte nje njeri shpirt njeriu,dhe nje shok i mire e gazmor,ai eshte nje talent i ralle,si krijues dhe aritst i madh,nje dhunti njerzore.

Humorin e tij ai e ka mbledhur me pezaul nëpër ujrat e Devollit duke e filluar që nga Ponçara,vendlindja e tij e dashu,, në Bilisht e nga Bilishti në Korçë e nga Korça në Tiranë, Athinë, Pogradec...e në shumë vende ku ka shkelur këmba e tij.

E mbaj mend ja ashtu si sot, një djalë i mprehtë, i imët dhe i shkathët që kishte qef të fliste me gjuhën e Ezopit dhe të Lafontenit e që mbante një pseudonim që vetëm ai e di se si e ka krijuar, DEBASK me të cilin publikonte humorin e tij shpotitës e therës.

S'pushonte së treguari barcoleta duke i bërë shokët të mbanin brinjët me dorë. Me gjithëse me një dhunti të veçantë për artin e letërsisë, sistemi komunist e degëdisi në shkollë bujqësore. Bujqësia nuk ja pakësoi humorin, përkundrazi ja shtoi shumë duke marrë si personazhe humori, njerëzit devollinj, kafshët dhe bimët e duke ju veshur atyre bëmat e politikës, qeverisjes policeske dhe izolimit total.

Kreu me nota të shkëlqyera shkollën e mesme dhe po ashtu Institutin e Lartë Bujqësor duke u bërë një agranom i talentuar por pa e braktisur talentin e tij të lindur, letërsinë.

Nga fabulat, të cilat i mblodhi në disa libra si, "Në përralla dhe në jetë", "Parlamenti i kërminjëve", "Gomari padit të zotin", Skenderi kaloi në komedi nga të cilat po përmënd, "E bukra ime", "Shtëpia e ëndërrave", "Arapi me trëndafila", "Këpuca e Maros", "Edhe një Don Zhuan", etj.

Demolli është dhe themelusi i Klubit Korçar "Bota e Re" emrin e të cilit e mori nga gazeta korçare e viteve 30 të shekullit XX.

Kështu ai u bë një nga figurat kryesore të letërsisë korçare pas rënies së komunizmit duke patur suksese të mëdha në fabulat, dramat, komeditë dhe kritikë letrare, jo vetëm në Shqipëri por edhe në trojet shqiptare jashtë kufirit shtetëror,nje gazetar i mirefillte i talentuar i Radio Korçes. Gazetar dhe kuadro i mironjohur i rrethit të Korçës dhe Devollit.

Ne rrugen e gjate te krijimtarise letare,pas botimeve te librave me fabula dhe poezi,romane,ai nis nje udhe te re  ,ate te dramaturgjise,shkruan drama  dhe shume shpejt afirmohet dhe behet nje dramturg i sukseshem.Kete fame  ia shtoi bashkepunimi me artistin e madh korçar,Dhimitraq Orgocka,duke vene ne skene dramat e tij dhe jashte Shqiperise, ne skenat e teatrove te Maqedonise,ne Bitol,(Manastir),e gjetkë.

Për kënaqesin e lexusit po postojmë një fabul të shkurtër nga pena  brilante e tij :

Gomari dhe Miza

- Më lidhni në bisht një tullë , -tha gomari./ – T’u jap mizave një shpullë!…/

E në vend të vriste Ndonjë mizë ,/ e bëri copë kokën dhe kurrizë./

Eh!…Mbetëm tërë jetën gomerë…/Veten tonë e vemë gjithmonë , /

Sa herë matemi me të tjerë.....

Duke biseduar ketu ne Amerike,me të vellain ,intelektualin,ish kolegun tim,Ilias Demollin,me del përperpara fytyra e tij modeste e çiltër, e më thotë:

-Mja,na thurre elozhe,nuk na shkojne keto lajka , ne devollinjve......-prandaj po e le me kaq,portretin e tij te madh,por te njeriu te thjeshtë.

Skënderi ka qënë dhe ngelet një njeri shumë i dashur me të gjithë por veçanrisht me shokët, miqtë që e duan ashtu siç i do ai,një vëlla devolli dhe krenar.

Mirë u takofshimim në sofra miqësore letrare.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora