E hene, 29.04.2024, 01:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Dedë Shkurti: Poezia dhe publicistika e Rexhep Shahut

E premte, 30.05.2014, 07:33 PM


REFLEKSIONE PËR POEZINË DHE PUBLICISTIKEN E REXHEP SHAHUT

NGA DEDË SHKURTI

 

“Nga dritarja ime në majë të Pikëllimës

Vështroj si zog përmbi botë.

 

Me dritën e syve të mi

Shkruaj melodinë e përmallshme

Të një kënge të trishtë që s’e njoh.

 

Lexoj luftrat e humbura të të parëve të mi

Luftra të përgjakshme ku secili

Prej tyre edhe pse ish ushtar i vetëm

Sillej si ushtri.

 

Nga dritarja ime në majë të Pikëllimës

Shoh luftrat e sotme të bashkohësve të mi

Luftra të egra që bëjmë me veten,

Mburrjet neveritëse të humbësve

Dhe mashtrimin që humbjet i shet si fitore.”

 

Kjo është vetëm njëra nga qindra vjershat, mijëra vargjet dhe sentencat publicistike të Rexhep Shahut. I lindur dhe rritur në gjoks të malit të Pikëllimës, në brinjën e majtë të Drinit të Bardhë, me emrin, po të bardhë, Bardhoc, i del Pikëllimës së vet në majë ku shpalos pa drojë kontrastin bardhë e zi të botës shqiptare me lavdinë, heroiken, të zakonshmen dhe shëmtinë e vet.

E kam takuar heret fjalën e tij të shkruar dhe, si zakonisht, kam arritur ta bëj identikitin e tij ndonëse ka qenë Shahu i fundit që e kam kontaktuar fizikisht.

Më mungon kompetenca të bej një analizë të mirëfilltë letrare, kjo për shkak të edukimit tim fundamental, por do të shpreh impresionin tim: Në ndërtesën gjigande të fjalës së shkruar, Rexhepi, vjen si një ndërtues kështjelle. Të duket sikur i ka marrë gurët e palatuar imët të Pikëllimës se vet por vetëm në dy faqe dhe i ka vendosur të rrijnë rëndshëm dhe natyrshëm në gravitetin e plotë të pacënueshëm nga tërmetet e kohrave. Ngrehina e tij poetike nuk ka horosan, blloqet janë të akopjuar me njëri-tjetrin që, sido të ndrydhen e shtrydhen, prej tyre del një mendim poetik dhe publicistik i kulluar. Është tamam kështu, siç Drini i Zi , Sheja dhe Luma nuk trubullohen kurrë nga shirat sepse malet e Lumës nuk shtrydhin baltë në to.

Rexhep Shahu e ka shqisën poetike më të mprehtë se syri i shqiponjës. Nga majat e Pikëllimave të tij ai i dallon fare qartë skutat e errëta të veprimit dhe vetëdijes, lakoret e kohrave dhe anekset e mykta të përditshmërisë shqiptare. Prej këndej kam shquar një cilësi të tij dalluese nga të gjithë rrokësit e penës: Ai nuk e përkëdhel duke e joshur partneren e gjakut dhe të shpirtit të vet e njëkohshëm nënën tonë të të përbashkët, Shqipërinë halleshumë edhe duke qenë ndër tremilion aksionerët e ligjshëm të saj. Kapotën apo pelerinën e saj të rreme Rexhepi nuk ia heq duke ia ledhatuar supet, duke e shkopsitur me kujdes, por, siç shprehen lumianët, duke e shkoq, vrullshëm e pa hezitim për t’ia parë, ashtu siç e ka në të vërtetë, edhe ndriçimin e shkuar, edhe rrudhat e mplakjes së parakohshme që vetë ia kemi shkaktuar, edhe mbipeshën e dhjamit dhe sklerozën e dejeve të saj.

Do të isha hipokrit po t’mos e shprehja këtu zilinë time si i njëjti pjestar i Rodit: Me Rexhepin i përkasim së njejtës fillesë në kultivimin tonë si lapsaxhinj. Ai mbeti tek Tekniku i mesëm Mekanik për t’u bërë Inxhinier dhe arkitekt i fjalës së shkruar shqipe. Unë u bëra Inxhinier Mekanik po duke mbetur nje teknik i dobët në instrumentin e magjishëm të Penës. Jam gati të investoj t’i injektoj shumë dije racionale dhe teknika inxhinierike, nëse do t’ma kompensonte me pak mjeshtri në fjalën e shkruar sepse të dy nuk dimë të vjedhim zanat.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora