E premte, 29.03.2024, 02:40 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Dialogu mes Kastriotit dhe Karlit

E enjte, 29.05.2014, 06:58 PM


Dialogu ne mes të Gjergj Kastriotit dhe Karlit te Madh

Nga Gjon KEKA

Zakonisht njerëzit e shquar që kanë lënë gjurmë në jetën e tyre ,jane marrë si model nga shumë autor, krijues ,madje individ si dhe popuj e kombe.Jo rastësisht këto personalitete mbikohore kanë qenë gjithnjë të gjallë edhe nëse ato kanë vdekur fizikisht në mënyrë të natyrshme apo edhe në betej ,në shërbim të vendit të tyre.Kjo parasëgjithash nga ana e rrëfimit të jetës së tyre, të gjurmeve të të bëmave dhe të manifestit të jetës dhe veprave ,sakrificës dhe vizionit, shpëtimit dhe lirisë etj etj.

Shpesh kemi lexuar vepra të mëdha që i janë kushtuar pikërisht kryeveprave të këtyre personaliteteve mbikohor ,dhe pikërisht këto vepra historike, letrare, peotike etj, kanë nxjerrë karakterin e këtyre personaliteteve në dritën e kohës dhe epokave në mënyrë të vazhdueshme,pra me anë të këtyre veprave ata janë shfaq si personalitete të pavdekshme historike dhe të popujve që i kanë takuar gjenealogjikisht.

Kështu është edhe me heroin tonë kombëtar, liderin, dhe vizionarin e strategun e madh Gjergj Kastrioti,është po ky strateg e vizionar që është bërë pjesë kryesore e karaktereve histiorike në botën, ai është i vetmi që ka reflektuar natyrshëm në botën heroike të historisë së përgjithshme të kombeve, ai është i vetmi që është pjesë e rëndësishme e leximit të historisë së mesjetës,ai është renditur si një nga më vizionarët edhe udhëheqësit e kohës së tij etj.

Edhe ky libër me titull “Dialoghi nel Regno de'morti: Dialogo primo fra Giorgio Castrioto altrimenti detto Scanderbeg , re d'Albania e d'Epiro, e l'Imperatore Romano Carlo Magno,Lorenzo I.Thiulen, i vitit 1816”, shfaq dy karaktere të ndryshme dhe të kohërave të ndryshme ,dy personalitete të rendesishme të historisë sic janë Karli i Madh dhe Gjergj Kastrioti, është tregues se si autorët nëpërmjet veprave të ndryshme kanë sjell në tryezë dy personalitete që kanë jetuar në kohëra të ndryshme, por që në këtë dialog të rrëfimit të historisë së këtyre dy personaliteteve mbikohore dhe e imagjinatës së afërimit të dy kohëve në një frymë dialogi dhe shpjegimi jetësor dhe të karakterit historik.

Këtu autori sjell një dialog interesant ,një rrëfim të kohëve dhe një përshtatje në kuadër të këtij dialogu ,por që nxjerrë të dy këto personalitete të vecanta dhe shembull ,por edhe në bazë të shëmbëlltyrave dhe shenjave që flasin brenda këtij dialogu në mes të Gjergj Kastriotit dhe Karlit të Madh.

Ajo që më ra në sy në këtë libër ,apo dialog ishte një përshtatje pothuajse intertesante e asaj që ka bërë ,jetuar dhe udhëhequr si dhe të vizionit e besimit të këtyre dy personaliteteve të rëndësishme historike të kohërve atë ndryshme.

Po citoj vetëm një fjal të Gjergjit nga pjesa këtij dialogu kur shprehet në lidhjet me triumfet e tij dhe qëndresën e madh“...por ishte qielli që kishte shikuar(prekur) mbi mua kështu që ne gjithmonë dolëm fitimtarë dhe të sigurt.”

Poashtu ai thotë në lidhje me famën se sipas tij, “...mbretëria ime, dhe fuqia ime ishte e barabartë me guximin, trimërin, urtësin dhe sjelljen time...”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora