E hene, 29.04.2024, 04:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Vjollca Pasku: Në kopshtin e Edenit

E marte, 27.05.2014, 07:27 PM


NË KOPSHTIN  E EDENIT

Nga Vjollca Tiku Pasku

Hapëroj ngadalë në kopshtin e Edenit. Një kopësht i rrethuar me mure të padukshëm. Aty ka shumë pemë, frytet e të cilave prodhojnë dritë, disa duken aq te bukura sa të fusin në ngasje për t’i prekur. Shumë pyetje lindin në kokën time. “Përse e shoh këtë kopësht..? Përse kam frikë..? Ky është kopshti i famshëm i Evës dhe Adamit..? Këtu ndodhet akoma pema e ndaluar…? Rrugët shtrohen si pentagrame drejt meje. Tinguj të padëgjuar më shoqërojnë. Ngjyrat e dritave alternojnë njëra-tjetrën. Kam ndjesinë sikur dy sy më shohin.”Mos vallë është frika ime që avancon, dehur nga kjo mrekulli e paparë?!…Oh,pema me frytet e gëzimit. Frytet e saj hapeshin vezulluese, si vallëzimi i xixëllonjave në fushë. Stolisen me tokë, qiell,e hidhen përpjetë si zemra fëmije. Ndiznin çaste të lumtura, që ruheshin përgjithmonë në kujtesë, si ngjyrat ylberike në kanavacën e pikturës. Sa mundime e vuajtje kishe, të ngjiteshe në errësirën e natës për ti këputur në agim. Pema e dashurisë së vërtetë…Shumë fryte shtireshin të tilla..por duhej të gjeje të vërtetën, nuk duhej të lodheshe ta kërkoje, por vetëm të ndjeje. Nëse emocionet formonin yje, dhe flatrat e erës të mbështillnin me ngrohtësi të kuqe shpirtin, vetëm atëhere bota jote, do të hapte velin magjik të paparë, të pandjerë ndonjëherë. Zemra dridhet dhe këto dridhje prodhojnë nxehtësi, që të mbajnë ngrohtë një jetë të tërë. Frytet e saj janë bekuar nga shenjtorët e dashurisë. Pema e hidhërimit gjendej kudo. Ato të dilnin përpara, në procesionin e jetës, duke u lënë shijen e helmuar të gjithëve sa kalonin pranë. Mund të luftoje me dituri, përvojë, dhe me fenerin e besimit, që ato mos të helmonin. Pema e ndaluar lëshonte reflekset e rreme të lumturisë më të madhe në jetë. Të tërhiqte me një joshje të madhe, lëshonte një pasion dëshire të nxehtë në zemër, dhe dashuria, pasuria, lavdia e ndaluar vraponin drejt teje e të përpinin. Në këtë ekstazë, ekuivalent i mëkatit, njeriu vazhdon të thithë kënaqësitë pa menduar prologun e romanit të jetës. Mendimet rrëshqasin si gjarpri rreth gushës, duke të injektuar helmin e sinjaleve të kënaqësisë, dhe veshi bëhet i shurdhër kur e thërret ndërgjegjja, derisa drita e saj fiket dhe nuk egziston më. Shpirti është një fjollë drite, e cila mund të rritet, zvogëlohet apo të shuhet, në varësi të njeriut. Vallë kjo është pema që tundoi Evën për mëkatin e saj…!? Pema më e tejdukshme është ajo e ndërgjegjes. Ajo është e plazmuar te çdo njeri. Mendimet transparente, kur bën mire apo keq , janë njësoj si të shihesh në pasqyrë. A nuk është jeta një kopësht Edeni..?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora