Kulturë
Vangjush Saro: Riza Braholli në ardhje…
E hene, 26.05.2014, 05:00 PM
Riza Braholli në ardhje…
Shënime për librin poetik “Prekja e dritës”
Nga Vangjush Saro
Gjatë
kohës që lexoja librin me poezi “Prekja e dritës” të Riza Brahollit, madje edhe
duke shkruar këto radhë, përpiqesha të qasesha në kufijtë e rrymave dhe të
shkollave letrare më të njohura, për të kuptuar se ku gjendet apo ku e shoh unë
poetin. Nëpër mendje, më rendnin terma dhe parime. Imazhinizëm. Romantizëm.
Ikja në natyrë. E kaluara. Realizëm. Impresionizëm.
Le të
dalim atëherë prej këtej, me një paqartësi të ëmbël, dhe të lexojmë tani
poezinë “Shira të zemëruar”. Dhe le t’i zbrazim krejt pyetjet retorike, në
analogji me çfarë ajo thotë, mbi ato vargje si prej ere. Çfarë përfaqëson kjo
poezi? A kemi aty thjesht kujtime dhe vetëdijën, të shtrirë në një varg
metaforash përvëluese?
Në esenë
e tij “Për poezinë”, që është njëherësh edhe një pasthënie për librin, në vijim
të një fraze, autori shkruan: “…se ti sheh atë që të tjerët s’e shohin.” Ja tek
gjendet vjega dhe shtëmba e tërë. Kjo është me pak fjalë edhe një nga temat e
mia të preferuara. Poezia, ashtu si edhe piktura, janë arte që lindin në
privatësi të madhe; edhe pse unë s’e gjeta si duhet fjalën. Dhe në këtë
privatësi, te kjo mbyllje në studio, për të medituar rreth të fshehtave të
jetës, për të ligjëruar me mjete të stilistikës dhe të shpirtit, poeti nuk jep
shumë shpjegime sheshit. E ndoshta nuk është e lehtë të kuptojmë gjithnjë çfarë
ai thotë, me ç’besime a perëndi të jetës së tij flet...Por a mund t’i
drejtohemi një piktori me pyetjen: Çfarë ke dashur të thuash me këtë tablo?
Kjo,
duket se është një zgjidhje sa i takon temës sonë të vështirë. Le ta themi pa
komplekse, ka edhe asish që ndoshta nuk e kuptojnë poetin plotësisht e në çdo
episod të veprës; por ndërkaq, ata e ndjejnë, janë në krah të tij në qasjen
ndaj këtij realiteti - oqean, ku gjithkush ka një varkë a një flotilje për të
vozitur…Unë shoh me kënaqësi se jam edhe me ata që e kuptojnë, edhe me ata që e
ndjejnë; edhe pse figurativisht, poezia e tij është tejet e ngarkuar.
“Mos më
thuaj dora jote mbi portë/ do të lëvizë diejt e dimrit.” Është finalja e
poezisë “Një pasdite”. Unë njeri i humorit jam dhe më lejohet të them se kam
kuptuar që ai është “dinak”. E fillon me penela të lehtë, thjesht e ngrohtë,
duke të ftuar të shijosh një bukuri që s’ka për të të lodhur. Pastaj të tërheq
në lojën e metaforave, përmes të cilave fsheh dhe rizbulon veten dhe dashuritë
e tij, mendimet e tij, jetën; ose më mirë le të themi, të shpie në njëlloj
dehjeje, prej nga
Edhe kur “adhnohet’ me metaforën, R. Braholli prapë kërkon shumë nga bota e stilistikës. Ai i ndërton motivet e tij me anë të aliteracionit. Sapo kam cituar më lart: “diejt e dimrit”; apo: “…u zgjua e vrulloi ndër vena/ pranverën me ujërat e përrenjta.” Etj. Por jo rrallë, ai pëlqen të marrë e të japë edhe me epitetin - si me një mik të vjetër - madje shpesh i lë atij “kryet e vendit”. Mbështetja edhe te kjo figurë besnike, është e rëndësishme dhe me vend edhe në stilin e poetëve me sens këngën dhe muzikalitetin e vargut. Ndonjëherë, doemos kur duhet, me anë të krahasimit, poeti i vë pikën vjershës, si në këtë rast kur njëherësh ka krijuar edhe një asonancë fine: “…kështu do ta mbartë tërë jetën/ si kocka lagështirën e vjetër”. Në krijime të tjera (“Me gjunjët në gji”) këtë përparësi e merr edhe mekanizmi disi më i rëndë i similitudës, gjithaq e gjendur dhe familjare për poetët e mirë: “Le të flasim këtë natë/ sikur në një bar plot avuj/ si dy këlyshë putradridhur/ që i lëpijnë njëri-tjetrit plagët.” Në këtë vjershë, kjo figurë e letërsive më klasike, vetëm sa çel siparin e një situate plot erotizëm, me tablo të bukura të jetës intime të hedhura në një dritë që rrok shumë e shumë kohë andej e këtej aktit të vjetër sa bota apo më mirë çasteve (të kufizuara) të ëmbla të dashurisë.
Jam shprehur edhe më parë, me siguri diku e kam lexuar, se fëminia është një pjesë e rëndësishme e jetës dhe krijimtarisë së një shkrimtari. Vetë autori thotë: “Arti dhe fëmijëria kanë të përbashkët vërtetësinë nga buron e bukura, freskinë nga buron lëvizja, sinqeritetin, naivitetin, naivitetin e pastërtinë nga buron e vërteta. Sipas një vargu të Kids: “Beauty truth, truth is beauty”. (E bukura është e vërteta, e vërteta është e bukura.) Edhe në poezitë e R. Brahollit, fëminia zë shumë vend; kujtime, imazhe nga ai fragment i shenjtë i jetës: “Pa folje”, “Tregim për nënën e trëndafilin”, “Sa dua t’u besoj”, “Sa të kthehet zogu i humbur”. Janë poezi ku retë e kujtimeve, retë e kohës, enden qiellit të jetës duke iu besuar imazheve më të shtrenjta, që kanë qenë pjalmi në jetën e poetit, që humbasin, rikthehen, por që këndojnë përherë ekzistencën njerëzore si një film a histori pa fund. Ashtu plot imazhe dhe e pafajshme vjen fëminia edhe te poezia “Çifti në valle”, ku sërish shquajmë elemente që ndehen në një shtrirje kohore sa jeta, prej të tashmes në të shkuarën, por në një cikël ndijesish që përvëlojnë shpirtin: “Këtë çast/ dua të jem fëmijë/ ai i vogli/ që çmendej të merrte në faqe/ dy buzët e kuqe të nuses...” Gjithë në këtë nëntemë, është e natyrshme të thirret në apelin poetik vatra familjare; dhe mandej, të këndohet për protagonizmin e fortë të babait, në një bregore vargjesh ku gjithnjë harlisen papushim metaforat dhe prej nga e shkuara shihet ashtu si një fushë ku ngjyrat lozin e performojnë si të ishin dallgë; në këtë festë poetike kujtimesh të ëmbla e përjetimesh që kullojnë dashuri e dhimbje, penelat e zemrës bëjnë portretin e dashur, në një sens pse jo edhe bilance të cilat i kemi brenda vetes. Imazhe e ndijesi që shtegtojnë nga kohë fëminie dhe që në të vërtetë kanë qenë përherë në lëkurën e poetit dhe në mendjen e tij të hapur, gjejmë edhe te “Mëngjes dimri në Korçë” dhe “Këngë të fshehta”, që është, le të themi, poemthi i vetëm në libër.
Dhe prapë, përkitaz si në një ligjërim që shkon përtej reshtimit të disa titujve, vjen sërish pyetja: Cila është “shkolla” që i ka shkuar nëpër mend të ndjekë apo që i përshtatet më shumë këtij poeti? Nganjëherë, poezia e tij shkon edhe përtej procedimit modern, që do të thotë e gris pamjen reale me mbivendosje imazhesh dhe ku simbolet harlisen si në një pranverë të vonuar; heraherës vargjet pikojnë edhe dhimbje, edhe pajtim me fatin; më tej, ato grishin një thjeshtësi mahnitëse për t’u rigjetur pastaj në një disharmoni mjeshtërore, manierë që e ceka disi edhe më lart. Le të trokasim pak te “Ky prill i çuditshëm”. Lexojmë njërën strofë nga kjo tercinë e bukur: “Ky prill i çuditshëm/ mbi buzë luledelesh vë psalme/ për të dashurën time të zbardhur.” Mund të shikojmë inversin që na prezanton atë çka ai vetë e ndjen ngushtazi, a thua s’do ta ndajë me lexuesin: Nga starti i thjeshtë “Ky prill i çuditshëm” - gjithë në manierën e tij për të shpërthyer më pas - te shtjellimi i mistershëm “për të dashurën time të zbardhur”. Le të shikojmë nga afër vetëm dy fjalët që krijojnë antitezë pa qenë njësi antonime. E dashur, që nënkupton pak a shumë një partnere në një moshë që konsumon shumë dashuri; dhe “e zbardhur”, që duam apo nuk duam, simbolizon një moshë “të ngrysur”. Kjo, thjesht, është mjeshtëri poetike.
Me shumë dëshirë, do të shkelja ndërkaq edhe te një tjetër temë “e përjetshme” e poetëve të mirë: Natyra. Në librin e R. Brahollit ka peizazhe të vizatuar poetikisht dhe të përmbyllura si të tilla. Ka të tjera që të bëjnë të mendohesh nëse je përpara një tabloje natyraliste apo një dileme ekzistencialiste. Në poezinë “Mbrëmje në Mborje”, poeti e merr lexuesin me vete në kujtimet dhe përjetimet e tij, kur “Dielli preh kurmin e lodhur/ si valltar i vjetër që dihat pas kërcimit/ të një tangoje të çmendur...” E mandej: “Zilka tej pragut dredh fillin e barit/ dhe shpirtrat e muzgut që falet.” Ju ftoj të lexojmë gjithashtu edhe “Një fizarmonikë në muzg”; në këtë poezi, nuk e kupton ku mbaron peizazhi dhe ku fillon “episodi” filozofik i krijimit, “fshehur” në motivin e rënies së përkohshme. Kurse te “Mall” autori rrëshket nga një peizazh mahnitës (“Hëna/ me cipë të akullt vetmie/ mbështjell pemët e lagura në kopësht...”) në episode erotike të thurrura përmes një plastike gjithë sensualitet. Këtë “skemë” e hasim edhe te poezia “Pas shiut”, ku peizazhi që vizatohet me disa metafora të këndshme, performon më pas në një trill erotizmi të përmbajtur. “Marrëveshja” e poetit me natyrën na shpie edhe te poezia “Gërsheta shiu”, ndër më të ngjeshurat me metafora. Edhe ajo “i vidhet” peizazhit klasik dhe vjen deri në dhimbjen për çka është përjetuar kohë pas kohe nga heroi lirik. Në këtë shmangie poetike, atij i vijnë në ndihmë stinët e personifikuara, të cilave sikur iu bën apel: “...i ratë dimrit në gjunjë.” Kurse te “Prekja e dritës” kemi një lirikë dashurie ku aksioni poetik - përmes disa metaforave të brishta - ndërton skena të një filmi vetëm me një akt...Kjo mund të përfytyrohet edhe si një krijim i animuar, i sjellë te ne nga një mjeshtër që vetëm ai e dinte si do t’i vizatonte, teksa “përgjonin”, ato, “këpucët e vogla të shiut”...
Edhe pse
të ndara e të inkuadruara në disa cikle, poezitë e Brahollit ashtu si drurët
mbështeten te njëra-tjetra, marrin e japin me njëra tjetrën; kjo ndodh për
shkak se ato janë pak a shumë e njëjta frymë, gatuhen nga i njëjti shpirt.
Megjithatë, cikli “Porta të hapura”, që vjen edhe në anglisht, duket sikur i
vidhet disi pjesës tjetër të librit; por me droje. Shpirti poetik gjithsesi
është njësoj i ndjeshëm dhe kërkues. Në poezinë “Përtej”, që është mjaft e
bukur, e shohim këtë shpirt të zhytur në një trishim të thellë dhe në një
vizatim pothuaj surealist. (Përtej udha
Mendoj,
është me vend të cekim edhe disa veçanësi që mbase nuk bien në sy lehtësisht e
për këdo dhe që janë po aq të rëndësishme, sa edhe ato të cilave iu bëmë vend
më lart. Është fjala në lidhje me kërkimin dhe ndjenjën e përgjegjësisë
artistike për titujt e poezisë. Titulli i një krijimi njëfarësoj shpreh thelbin
në mos edhe dilemën e asaj çka na jep teksti; titulli vjen si një bisk, majë e
bimës - vepër, për të tërhequr lexuesin në një histori që mund të jetë e gjatë
dhe plot suspans, por mund të jetë edhe thjesht një marrje fryme. Aq. “Prekja e
dritës”, “Arie për aguliçen”, “Trishtilët” janë disa nga këta tituj, ku R.
Braholli vjen kaq serioz dhe i përkushtuar...Këto cilësi përkujdesjeje do të
duhej t’i vendosja edhe mbi një nëntemë tjetër të rëndësishme dhe që është ajo
e fjalorit të pasur. Po përmend vetëm poezinë “Trishtilët”, nga më të bukurat e
këtij libri, ku pasuria e fjalës bëhet dorëzanë e një dashurie në zanafillë të
saj e në rikthim...Apo “Juga”, një poezi me pak vargje, por me shumë histori,
një stinë e moshë në zgjim a ribërje, që gjithashtu ka për aleat një fjalor që
duhet përshëndetur: “...e shpirti/ i ujërave rrjedh e përplaset i turbullt/
nëpër gurët e zallin e përroit.”
Duke
përmbyllur këto shënime, do të pëlqeja të shprehesha shkurtazi edhe me disa
fjali emërore. Poezi të bukura. Punë e rëndë. Mendim. Varg i lirë i sigurt dhe
aspak në disakord me ritmin përkitës. Vjersha që nuk lexohen me zor. (Është
shumë e rëndësishme të mos e lexosh letërsinë me zor...) Është e dukshme që
poezia e R. Brahollit, shfaqet si gjethi më i gjelbër në përpjekjet e tij për
krijimin e identitetit njerëzor dhe artistik. Poezitë e tij janë të “mbyllura”;
vështirë të gjesh në to defekte profesionale. (Mbase në raste të rralla, të
diskutueshme, bie fjala, kur thyerja e vargut cënon lokucionin a kalkun që
mbart kuptimin e një fjale të vetme. P.sh.: trokasin njëra-tjetrën e heqin/