E diele, 28.04.2024, 09:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Besëtytnitë popullore në Gollak

E shtune, 24.05.2014, 05:58 PM


Nga tradita jonë:

BESËTYTNITË  POPULLORE  NGA TREVA E GOLLAKUT

Nga Demir KRASNIQI

Si në çdo krahinë dhe trevë shqiptare , ashtu edhe në krahinën e Malësisë së Gollakut , tradicionalisht dhe ndër shekuj kanë ekzistuar një numër i madh i besëtytnive popullore , të cilave njerëzit iu kanë besua , janë ruajtur prej tyre dhe i kanë zbatuar në jetën e përditshme .

Këso lloj besëtytnish , pa dyshim se ka shumë ndër ne , por që deri më sot askush nuk i ka shënua , nuk i ka mbledhur , ruajtur, komentua dhe studiua .

Nga kureshtja ime , i kam  shënua vetëm disa sosh , të cilat në vazhdim do t’ua prezantoj lexuesve dhe do t’ua shtoj edhe komentimet e tyre :

1. Kur të kruhet dora e djathtë –  thonë se do të marrësh pare .

2. Kur të kruhet dora e majtë –  thonë se do të japësh pare .

3. Kur të kruhen thembrat e këmbëve –  thonë se do të marrësh rrugë .

4. Kur të tingëllojnë veshët –  thonë se do ta marrësh ndonjë lajm të ri .

5. Kur të nxehen veshët –  thonë se flet dikush keq për ty .

6. Kur të kruhet veshi i majtë –  thonë se po të lavdëron dikush .

7. Kur të kruhet veshi i djathtë –  thonë se po të shanë dikush .

8. Kur të kruhet vetulla e majtë –  thonë se do të vjen ndonjë mysafir i pa dëshiruar .

9. Kur të kruhet vetulla e djathtë –  thonë se do të vjen ndonjë mysafir i dashur .

10. Kur të kruhet hunda –  thonë se do të del ndonjë hidhërim .

11. Kur të kruhen faqet –  thonë se do ta marrësh ngryk dike .

12. Kur të del rrëxuelli në qerpikun  e epërm të syrit –  thonë se do t’i lind djalë dikujt nga rrethi i të afërmve familjarë .

13. Kur të del rrëxuelli në qerpikun e poshtëm të syrit –  thonë se do t’i lindë vajzë dikujt nga rrethi i të afërmve familjarë .

14. Kur të del puçrra në maje të gjuhës – thonë se flet dikush keq për ty .

15. Kur të rrokë lemza –  thonë se po të përmend dikush .

16. Kur bien luga mbarë në sofër –  thonë se vjen dikush mysafir .

17. Kur bien luga mbrapshtë në sofër –  thonë se do të vdes i Zoti i shtëpisë .

18. Kur bërtet sorrëshkina në oborr të shtëpisë – thonë se do të vijnë mysafirë .

19. Kur je duke folur me dike dhe gjatë bisedës të rrokë teshmja – thonë se biseda që po zhvillohet është e vërtetë .

20. Ëndrrat të cilat shihen gjatë natës – nuk bënë të komentohen gjatë ditës .

21. Kur ta pret rrugën macja – nuk është shenjë e mirë .

22 . Kur ta pret rrugën lepuri – nuk është shenjë e mirë .

23. Të Premten dhe të Martën –  nuk banë me i pre thonjtë .

24. Të Martën –  nuk banë me punua .

25. Të Premten në kohën e drekës –  nuk banë me la tesha .

26. Ditën e Shën Gjergjit dhe Ditën e Shën Markut –  nuk duhet me therë me gjilpërë .

27. Në ora 24.00  të natës –  nuk banë me u la (pastrua ).

28. Kur të perëndon Dielli –  nuk banë me u la (pastrua ).

29. Brenda shtëpisë –  nuk banë me fishkëllua .

30. Kur të zgjohesh në mëngjes –  duhet me shti diçka në gojë për të mos mundur Qyqja .

I vetëdijshëm se kësi lloje besëtytnish në trojet tona ka edhe shumë e shumë , unë po e përmbylli kësaj radhe me kaq , gjithnjë duke shpresuar se në të ardhmen do të mblidhet ky thesar popullor , do të ruhet aty ku e ka vendin  dhe do të publikohet nga ana e institucioneve tona përkatëse .



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora