Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Jonianët që tundën botën…
E premte, 23.05.2014, 08:00 PM
Jonianët që tundën botën…
Hape portën moj Evropë
Hape hape hape hape
portën-o
Nga Timo Mërkuri
Ata
realisht janë tetë, por asnjëherë nuk
mund ti shohësh si tetë veta, kur
dalin në skenë. Në skenë ata janë një, “Jonianët”, si një dallgë e madhe nisur nga
viset joniane, me stërkala e pulëbardha përmbi, duke ardhur drejt teje me një
gjëmim kënge. Një gjëmim që, jo vetëm nuk të trëmb kur të vjen përballë, por përkundrazi të ngazëllen e të
bën të hidhesh në të, të bëhesh pjesë e saj. Pa çka se nuk di të bësh mirë rolin
e marësit, të mbashë mirë iso apo nuk di
tja kthesh. Në një dallgë të madhe arti
jonian, një stërkalë që e mer era nuk e prish kaltërsinë. Por te ky grup të
jeshë i sigurtë se nuk të le Maksi e Katerina Kulo të ndjehesh vetëm. Ndjehesh
i nderuar të jeshë në krah të “Gjeneralit të këngës
Dhe së fundi, në Festivalin “Ballkan Trafik” në Bruksel, me çfaqjen e dhënë në Pallatin e Arteve BOZAR, përshëndetën Europën me këngën “Qofsh përherë me këngë e valle” me vargjet…Vijm me këngë tju përshëndesim/kemi qënë miq e do mbesim… Për të shpërthyer te kënga…Hape portën moj Evropë… dëshmi e dëshirës dhe aspiratës sonë mbarëkombëtare.
Për këtë e vlen ta përshëndesim këtë grup artistësh popullorë që bëjnë për kombin më shumë se ç’bën shteti.
Ju lumtë Jonianë!
Na nderuat!.