Kulturë
Bujar Hoxha: Dashuria në dimensione të larta
E merkure, 21.05.2014, 07:35 PM
DASHURIA NË DIMENSIONE TË LARTA
SHPIRTËRORE
Për mendimin tim, edhe për një komunikolog a semiolog, është e rëndësishme se edhe në gjuhën tonë “momentet e tilla artistike”, si tek Remzi Limani, prodhojnë një proçes të përfunduar artistik, plot mesazhe komplekse, metaforike, gjithëpërfshirëse, që pastaj zbërthehen, bashkohen, apo edhe kalojnë në çësthje të tjera konkretizimi.
Nga Prof. Dr. Bujar Hoxha
Libri më i ri i autorit të njohur, Remzi Limani, lexohet me një frymë. Sigurisht që shumëkush mud të mendoj se dashuria është temë universale dhe e trajtuar nga shumëkush, mirëpo, një gjë duhet të kemi të qartë: se në sa nivele është trajtuart ajo?... Pra, duhet ditur se a është kjo vetëm kategori artistike, apo është një dukuri konkrete e trajtueshme edhe në kontekste të tjera sociale?
Krijimtaria artistike e Remzi Limanit, në fakt, të jep të kuptosh një realitet tjetër artistik, i cili jo vetëm që përmbush komponentën imagjinative - atë të asaj të pakapshmes - e njohur qysh nga periudha e Rilindjes në letërsinë e artin botëror, por edhe asaj reales, të përditshmes. Bashkë me emocionet, apo të sferës sonë emocionale, si mbindërtim apo superstrukturë e ndërtimit tonë instiktivo-bilogjik, autori Limani bën një bashkëdyzim që në fakt mund të përkufizohet si lidhje mes dukjes dhe realitetit.
Shembëlltyra e lartësimit artistik të konceptit të dashurisë në dimensione të larta shpirtërore, edhe pse për ne e njohur qysh nga periudhat më të vjetra të krijimtarisë artistike, tek Limani, posaçërisht e shprehur me një prozë poetike, bën edhe bashkimin midis hyjnores dhe bashkëkohores. Një gjë e tillë vërehet sidomos në veprat e fundit ku vërejmë një largim nga realiteti dhe përditshmëria. Kur lexohen format e këtyre tregimeve të shkurta që pastaj formësojnë një tërësi, sidomos kuptimin e papërcaktueshmërisë konkrete të “lexueshmërisë” së artit, siç thotë edhe Umberto Eko (1962), tek Limani konstatohet një shprehje tejet e pastër, kulluese pothuaja të poezisë për të shprehur poetikën e thjeshtë konvencionale, shpreh artin e mahnitshëm ideal, ku tregon çështje konkrete.
Në fushën
time të semiotikës së artit, kontradikta midis realitetit dhe aparencës, është
trajtuar shumë, sidomos tek veprat universale, si tek Shekspiri, Mopasan, Racin
etj. Prandaj, për mendimin tim, edhe për një komunikolog a semiolog, është e
rëndësishme se edhe në gjuhën tonë “momentet e tilla artistike”, si tek Remzi Limani, prodhojnë një proçes të përfunduar
artistik, plot mesazhe komplekse, metaforike, gjithëpërfshirëse, që pastaj
zbërthehen, bashkohen, apo edhe kalojnë në çësthje të tjera konkretizimi. Pra
çështja e konkretizimit të një fenomeni abstrakt, në shikim të parë (për shkak
të përmbajtjes kategorike, filozofike dhe ajo
linguistike) , siç është dashuria, është shumë spikatëse dhe e qëlluar
për këtë artist. Kjo në realitet bën dhe konkretizimin e planit artistik në një
plan shumë konkret dhe stabil, kështuqë ai që e lexon dhe e kupton këtë krijimtari,
duhet ta kuptojë se kemi të bëjmë me një krijimtari arti të mirëfilltë... Pra,
duhet kuptuar, në mes të tjerash se këto “iluzione”, siç mund t`i kemi të
gjithë ne, mrekullisht realizohen dhe lexohen me gjuhën e kuptueshme të Remzi
Limanit.
Dhe, krejt në fund, pasi pata nderin që të jap mendimin tim për një vepër që trajton një kategori universale gjithëpërfshirëse, për të cilën vihet në pyetje edhe ekzistenca e llojit tonë, mendoj se kjo vepër, do të lexohet shumë edhe gjatë gjeneratave që do të vijnë. Prandaj, përmes të këtij shkrimi, mendoj se kjo prozë, jo vetëm që heq tabu tema rreth këtij koncepti, por edhe ia sqaron lexuesit se dashuria është koncept konkret që realizohet...
Shkup, prill 2014
Prof. Dr. Bujar HOXHA
(Universiteti i Evropës Juglindore)