E hene, 29.04.2024, 06:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Asllan Dibrani: Sfarqa, kryetari me kulturë evropiane

E hene, 19.05.2014, 07:59 PM


KRYETARI I KOMUNËS SË FERIZAJT ZOTËRI MUHARREM SFARQA, ME KULTURË EVROPIANE!

NGA ASLLAN DIBRANI

Shiu i  këtyre ditëve ishte gëzim për gjithë Kosovën që e theu thatësinë e shumë muajve. Një pasdite të datës  23 .04 .2014 e ndamë kohën që ta vizitojmë Ferizajn qytetin që udhëheq Muharrem Sfarqa, një burrë mesashtat, por me një edukatë dhe një qytetërim evropian.

Muharrem Sfarqa, i cili erdhi nga Gjermania dhe u zgjodh kryetar komune lenë përshtypjen  që nga diaspora ka sjellë kulturën evropiane të qeverisjes dhe menaxhimit. Ai  deklarohet i gatshëm që të  ballafaqohet me të metat e trashëguara në Kosovë,  të trashëguara nga  e kaluara e hidhur  e pushtuesve të huaj. Veprimtari Muharrem Sfarqa  si  një kuadër i dalluar i LDK-së në Gjermani, ishte sekretar i nëndegës së LDK-së së NRW-së dhe në  ballë të çdo aktiviteti atdhetar e partiak dha  ndihmën e tij si intelektual   dhe veprimtar i pa mposhtur . Ai  ka disa vite qe ishte një mik i yni  bashkëveprimtar në Gjermani, po  dhe  anëtar i "Lidhjes së shkrimtarëve artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani" gjë qe  sa ishte në   Gjermani la gjurmë veprimi   për Kosovën . U morr me shkrime ,   reportazhe  dhe intervista   gjë që      të gjitha ishin si  pjesë  përbërëse    në ndërtimin e tij  me një  bagazh   universal   të kullures së tij që     personalitetin e tij e    unifikoj edhe në    segmentin    politik me çka edhe  fitoj  kandidaturën për kryetar   të Komunës së  Ferizajt  nga   një anëtar i kryesisë  se Partisë se tij  të LDK -së në Gjermani.

Edhe se ishte një qytetar i pajisur me  shtetësinë  gjermane  e la  për interesin   shoqëroro  që të jenë në shërbimin e shoqërisë     në Kosovë. Shtetësia  gjermane  e tij u bë debat  publik disa herë nga      disa injorant dhe    kundërshtar  politik  duke    u përpjekur  që ta qesin në peshojë     shtetësinë e tij   gjë që   është për t'a gjykuar,  kur   nuk dinë, as  nuk janë të informuar sa e si duhet!?.    Gjermania njeh    dy e tri    shtetësi,  por kur është në pyetje    Kosova    nuk ka  bërë ma shumë     se sa tu    merret  kjo e drejtë   qytetareve tanë  . Dhe duhet ta kenë të qartë se disa     republika   në Gjermani  e njohin këtë të drejtë    pa kontestueshme  që shumë qytetar kosovar edhe  sot e gëzojnë  këtë të drejtë të dy shtetësisë . Ndryshe, në zgjedhjet e sivjetme lokale që u mbajtën me 3 nëntor dhe në balotazhin e 1 dhjetorit, kanë marrë pjesë dy  përfaqësues nga diaspora, Muharrem Sfarqa në Ferizaj dhe  Agim Bahtiri në Mitrovicë. Që të dy kanë fituar dhe sot menaxhohen këto dy komuna nga këta dy kryetar.  Zgjedhja e këtyre dy personaliteteve në krye të komunave është mesazh i mirë për të ardhmen e Kosovës nga se    që në fillim, po shihet se ka një   ndryshim    në politikën menaxhuese që Kosova ka  nevojë për dijen dhe kapitalin e bashkatdhetarëve të vet  në mërgim. Ata sjellin këtu    kulturën  , artin    shkencën    po edhe teknologjinë  e barometrave  në Evropë dhe   në Botë.  Për shumë  politikaj kosovar mund të jetë vetëm ëndërr ,  apo një imagjinatë shterpë   nga se shumë  nga ta kanë mbetur me   qëndrime   komuniste    apo   të një oportunizmi   ideologjik,    pa ndryshime,  pa   vizion   me     një  politikë   të stërvjetëruar     ma edhe populli      po bie viktimë e tyre   deri në      shkallëzim    ekstrem   varfëri,skamje, demoralizim dhe vetëvrasje    të pa   numërua. Takimi    ynë ishte shumë transparent . Modestia e tij  u pa       qysh në fillim,   në zyren e tij    pak minuta  zumë vend . Dalja në qytet    ishte   një gjiro  që dëshmoj,   veprimtarinë e tij    me  ndryshime të  mëdha       infrastrukturën e qytetit. Shëtitja   në bulevardin e qytetit   ishte      edhe rrëfimi i tij         dhënien e  një pamje tjetër qytetit , duke e shndërruar   Ferizajn në një qytet  lulesh  dhe  gjelbërimi. --Infrastrukturën e ka ndryshuar ,rrugët dhe   parqet e  qytetit  u përngjajnë atyre  evropiane!.

Zoti Muharem Sfarqa thekson ma tutje  se   ka ndërmend    ta  bëjë një qytet  me një  bulevard   ma   modern   në interesin e qytetarëve të tij. Përshtypja  më mbresëlënëse  ishte se    gjatë shëtitjes    qendrën    e qytetit ,   qytetarët  e thjeshtë disa herë na ndalen duke  e përshëndetur     edhe dorë me dorë. Komunikimi  i tij ishte   shumë modest i thjesht , po       me vlera     duke   dhënë dëshmi se  zoti Muharremi,  posedon një  kulturë    të lartë qytetare.      Në ato momente    e ndiente veten shumë të  barabartë   me  qytetarin   e thjesht , nxënësit   apo edhe  me    mirëmbajtësin e   parkut që aty për aty     e  këshilloj  në mbarëvajtjen e  rritjes  së infrastruktures edhe ma të mirë qe ma, i kishte  hedhur në skicë me projekte   moderne dhe të kohës.

-Kureshtjen    e pyetjes    sonë  se  çka ka vepruar në  administratë      lidhur me rregullimin  e dokumenteve të ndryshme për qytetarët?.

- Ai    u shpreh se atë sëmundje       komunizmit  për një dokument apo edhe certifikatë të lindjes  me prit me   javë e muaj    që mbretëronte   deri para disa muajsh në këtë qytet, e  kam     ndryshuar   rrënjësisht. Tash ditët   e humbura për një certifikate apo një dokument  të qytetarëve   e kamë      shndërruar    me një  shërbim administrativ  disa minutëshe!

Pastaj      motivimi   i një pyetje tjetër   ishte     qyteti i Ferizajt    qe disa kohë  po ndihet rehat nga bixhosgjinjtë , kumorgjinjtë    dhe hajnat   e lojërave të fatit si mashtrues   dhe manipulues me   varfërinë e Kosovës  ?

Zoti Sfarqa  na u përgjigj se   edhe këtu  kam   vepruar . Qyteti  i “Ferizajit  tash është qytet i vdekur për kazinotë dhe lojërat e fatit". Këto lokale do të mbesin nën dry përgjithmonë sepse asnjëri prej tyre nuk i plotësojnë kushtet me ligj për veprimtari të tilla . Pronarët e këtyre lokaleve mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre duke respektuar ligjin për një distancë së paku 500 metra larg institucioneve lokale, shkollave, çerdheve apo qendrave të tjera komunale. Ky  është një rezultat i zotit Sfarqa  qe   ka dhënë  shenjat  e  një   qytetërimi , që    duhet t'a kenë edhe  qytete tjera .Zoti Sfarqa    i shantazhuar  nga një politikë  verbale   e qeverisëse  të Kosovës karshi   interesave të  huaja   në Kosovë qe  nxisin ekstremizmin  fetar  islamik në  Kosovë ,  që përmes  tij  mori imazhi të keq në arenën ndërkombëtare    me   nxitjen e te rinjve që të vdesin në vendet e huaja    siç është rasti  i Sirisë qe morri jetën e   dhjetëra e dhjetëra shqiptareve  . Edhe këtu zoti Sfarqa  nuk ka ndenjur   si spektator , siç  po vepron politika kosovare, po ka reaguar   dhe i ka  gjykuar. Ai u prononcuar    publikisht kundër këtij fenomeni   të vrazhdë  , naiv  po edhe  antikombëtar  duke ju bërë thirrje  të rinjve  që të distancohen    nga një  rruge e gabuar    ekstremizmit islamik  në Kosovë me pretendime  antishqiptare"! Duke  ju sugjeruar     shkollimin  ,   punën   shkencën   kulturën  dhe  artin,ai u zotuar që  do të  ngehim imazhin e këtij populli po edhe  shpresës . Zoti Sfarqa  ka  bërë edhe një progres    zhvillimin  , emancipimin dhe   kulturën e    emancipimit e  femrës  shqiptare    falë kontributit të tij , sot    femra shqiptare  në këtë qytet     gjendet  aktive ma shume se në çdo qytet tjetër  kosovar. Ai thekson se  politika e tij është që t'i   ndërpres   korrupsionin që  gjendjen    e ka gjetur   shumë    alarmante qe  me kalimin e kohës    edhe vet qytetarët  janë duke e kuptuar    nevojën e një ndryshimi    në këtë komunë  po edhe në  nivel të vendit. Zoti Muharrem  ma tutje  thekson se     synimet e tij janë    të hapin edhe vende të reja pune. Lidhur me    mediat,  ai   tha se   as pak nuk është i kënaqur,pasi sot edhe   politika   ditore  po ndikon   ne   mediat e ndryshme  me çka  bien ndesh me  normat e një shteti demokratik. Me një   kryeneçësi     u prononcuar edhe kundër   gangsterëve  të ndryshëm  te cilët    sillen  si   pronar të së drejtës së  qytetareve       struktura të ndryshme .Ata    kanë krijuar një  paqartësi në  ligjet rregullat dhe    vlerat e një shteti për të cilin kanë  luftuar  shqiptarët. Nga zoti Muharrem Sfarqa u ndamë  me një  përshtypje shumë mbresëlënëse   të një      politikani , një   krijueses , një intelektuali , një njeriu me kulture qe po   lenë gjurmë  edhe jashtë   qytetit të Ferizajt.  Ai  duhet të merret  si model   i   një politikani  për menaxhimin e  qytetit    si në ekonomi , kulture  apo në teknologji. Zoti Sfarqa për zgjedhjet nacionale   që janë në prag  theksoj se ato shpresojmë se do të jenë demokratike  , parlamentare dhe   të rregullta duke aluduar se Partia e Lidhjes Demokratike do te jetë, ajo që do ta qeverisë vendin në të ardhmen.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora