E merkure, 09.10.2024, 11:47 AM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Mehmeti: Shqetësim, vijueshmëria në gjuhën shqipe

E premte, 16.05.2014, 07:59 PM


Shqetësim, vijueshmëria e nxënësve në gjuhën shqipe

“Në Austri jetojnë rreth 16 mijë nxënës të regjistruar me gjuhë shqipe si gjuhë amtare, kurse mësimin e vijojnë rreth 2500 prej tyre. I. Lladrovci: Lufta për ruajtjen e gjuhës përmes shkollës shqipe është lufta më e madhe dhe lufta e vetme e shenjtë e diasporës sonë. .

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Fundjavën e kaluar në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, u mbajt takimi i mësuesve shqiptarë në Austri. Nga Ambasada e Kosovës ishte z.Imer Lladrovci, konsull. Mësimdhënësit në Austri janë të shpërndarë në Landet e Austrisë dhe pjesëmarrja e tyre në tubimet e rregullta të Shoqatës së Mësuesve dhe Prindërve është e vështirë. Kësaj radhe prezent ishin, nga Vjena: Osman Ademi, Shefqet Gashi, Valbona Çepani, Dr.Ina Arapi e Hazir Mehmeti, nga Austria e Ulët: Milaim Zyrapi, Miradije Berisha dhe Ibrahim Hasani dhe nga  Staermaku Roza Ndrecaj.

Tubimin e udhëhoqi mësuesi Osman Ademi, kryetar i shoqatës, ku tema kryesore ishte vijueshmëria e nxënësve në mësimin amtar. “Në Austri janë diku rreth 16 mijë nxënës të regjistruar me gjuhë shqipe si gjuhë amtare, kurse mësimin e vijojnë rreth 2500 prej tyre. Kur dihen kushtet shumë të mira që ofron Ministria e Mësimit e Austrisë, ky numër është shumë i ulët dhe shqetësues”- tha në fjalën hyrëse z.Ademi.

Z.Imer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Kosovës, iniciator i takimit, u shpreh i gatshëm në çdo kohë për përkrahje të mësuesve dhe shoqatës së tyre për shtimin e aktiviteteve në shërbim të ngritjes së numrit të fëmijëve shqiptarë në mësimin e gjuhës shqipe. “ Shkolla Shqipe në Diasporë është një institucion i rëndësishëm të cilin ne duhet ta ruajmë dhe ta bëjmë të tillë që të meriton edhe të miqve tanë që na kanë ndihmuar e na ndihmojnë në vazhdimësi siç është në rastin tonë shteti austriak, i cili ka investuar për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët tanë. ...Duke mësuar gjuhën e respekton veten tënde, e nderon historinë e kulturën tënde,  dhe në radhë të parë gjuhën tënde. Ne shqiptarët patëm një histori të vështirë, gjuha jonë kishte të njëjtin fat, por ajo  rezistoi  kohëve. Lufta për ruajtjen e gjuhës përmes shkollës shqipe është lufta më e madhe dhe lufta e vetme e shenjtë e diasporës sonë. Shërbimi ynë shpreh përkushtimin dhe angazhimin për të ndihmuar mbarëvajtjen e gjuhës shqipe në Austri”

Nga diskutimet e mësimdhënësve doli deklarata e përbashkët për shtyp.

a ) - Vijueshmëria e nxënësve shqiptarë është akoma jo e kënaqshme përkundër kushteve të mira që ofron Ministria e Mësimit dhe Kulturës e Austrisë  nën mbikëqyrjen e së cilës zhvillohet mësimi i gjuhë amtare, shqipe.

b ) – Qëndrimi i prindërve nuk është në nivelin që kërkon gjithë përfshirja e fëmijëve shqiptarë në mësimin e gjuhës amtare dhe kërkohet ndihmë nga të gjitha organizimet brenda mërgimtarëve në Austri në vetëdijesimin lidhur me rolin pozitiv të mësimit tek fëmijët shqiptarë.

c ) – Përpjekja për ruajtjen e gjuhës përmes mësimit shqip është përpjekja më madhore dhe e shenjtë e diasporës.

d ) – Kërkohet përkrahja nga Ministria e Arsimit, Ministria e Diasporës dhe Ministria e Kulturës në të gjitha format e mundshme për shtrirjen e gjithanshme të mësimit shqip në Austri, si masa më efikase në ruajtjen e identitetin kombëtar.

e ) – Kërkohet përkrahja nga mjetet e informimit, veçan ato publike RTK dhe TVSh, në pjesiminë e programeve të tyre informative, të aktiviteteve kulturore e organizative në diasporë, sensibilizimin e prindërve në interes të masivizimit të mësimit në gjuhën shqipe.

d ) – Të fuqizohet funksionimi i Shoqatës së Mësuesve dhe Prindërve Shqiptarë në Austri, duke shtuar aktivitetet në qendrat tjera të Austrisë Linz, Graz, Salzburg etj.

f ) – Nxjerrja e një buletini dokumentar periodik nga puna e aktivitet e të gjithë mësuesit/et e gjuhës shqipe në Austri.

g ) – Revistat dedikuar për nxënësit të botojnë shkrime nga puna dhe aktivitetet kulturore nga mësuesit në Austri.

h ) – Organizimi i mësimit shqip të mbetet larg ndikimeve të ndryshme nga jashtë, dhe i bazuar në bazat ligjore vendore dhe brenda planeve e programeve nga Ministria e Mësimit për Gjuhët Amtare të Austrisë dhe Kurrikulës për Mësimin Plotësues në Diasporë.

i ) – E mirëpresin dhe falënderojnë Ministrinë e Mësimit Artit dhe Kulturës- Departamenti për Gjuhët Amtare në Austri për ndihmën e pakursyer në furnizim me tekste e nevojshme mësimore.

j ) – Shprehim kënaqësi e mirënjohje për aktivitet e Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Diasporës në pajisje me tekste, në përkrahjen e projekteve mësimore e kulturore të mësuesve/eve nga Austria. Shpresojmë se kjo do thellohet e zgjerohet akoma në interes të ruajtjes së gjuhës e kulturës shqipe.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora