Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Shqiptarët nderojnë viktimat
E marte, 13.05.2014, 08:04 PM
Shqipëria e Kosova nderojnë viktimat në Mauthausen
Me 5 maj 1945
kampi i Mauthausenit lirohet nga ushtria amerikane. Kurora u vunë nga Roland Bimo dhe Blerim
Camaj. ..Kosova ishte pjesë e Frontit Antifashist dhe i takon të ketë
memorialin ashtu sikur edhe shtetet tjera të koalicionit të dala nga ish
Jugosllavia...”
Nga Hazir MEHMETI, Vjenë
Shiu curril pranveror që binte në kodrën e Mauthausensit
feskonte bimësinë e blertë bashkë me respektin për gjithë ata njerëz nga e
gjithë globi që pësuan nga barbaria fashiste. “Wert des Lebens” ishte moto kësaj radhe e Komitetit
Përkujtimor të Mauthausenit, organizator i festës së lirimit të kampit famëkeq
para 69 vjetëve , me 5 maj 1945, nga njësiti tankist amerikan. Këtij
manifestimi ju bashkuan 8 mijë veta nga e gjithë globi. Fjala përkujtimore para
vënies së kurorave nga 60 shtete ishte
përplot respekt dhe porosi për të mos u harruar kurrë. Appellplatz – Sheshi i Apelit i lagur qull nga shiu nuk heshti. Ai foli me
zërin mijërave marshuesve në mesin e të cilëve ishin ish të burgosur me numrat e tyre në gjoks e
rroba origjinale të kampit me njollat e kohës ku figuroheshin vuajtjet e
përpëlitjet e njeriut.
Shqiptarët u gjenden bashkë me
gjithë Frontin Antifashist në luftën e cila shkaktoj dhembje të mëdha
njerëzimit. Nga kjo luftë kundër një force e ideologjie antinjerëzore siç ishte
fashizmi, duhet të mësojnë gjeneratat në vazhdimësi si arma më e fuqishme
mbrojtëse ndaj çmendurive mbytëse që mund të lindin. “Nie mehr Faschismus”-/ Kurrë më fashizëm/porosia përcjellëse në kohë. Dhe
Dita Përkujtimore është në shërbim të saj. Këtu ishin edhe dy shtetet tona,
Shqipëria dhe Kosova. Shqipëria sipas
renditjes alfabetike ishte e para nga shtetet pjesëmarrëse. Në emër të
delegacionit të Shqipërisë kurorën e vuri z.Roland Bimo, ambasador i Republikës
së Shqipërisë në Austri, kurse në emër të delegacionit të Republikës së
Kosovës, kurorën e vuri z.Blerim Camaj, ushtrues detyre të ambasadorit të
Republikës së Kosovës në Austri.
Në këndin para hyrjes në
krematoriumin famkeq dhe murit rrethues me tela gjembor lartë tij që nga
çmenduria e tij, grupi përkujtimor nga
- Jam nga Shqipëria, ky është
njëri nga vëllezërit shqiptarë që e përjetoj Mathauzenin, i drejtohem
gjermanisht.
- Sapo e dëgjoj fjalë Albanin,
nuk më la ta kryej dhe më përafroj me forcë.
- “Shqiptarët i dua, janë njerëz
trima dhe me nderë.
Rrallë isha i lumtur nga
sjellja e këtij njeriu 94 vjeçar
ndaj meje si shqiptarë para kamerave dhe njerëzve të shumtë nga shumë shtet,
para grupit me të cilët kishim ardhur bashkë ku shqiptar isha vetëm unë. U fotografuam me nguti nën shtyrjen e
kamerave dhe kërkuesve për fotografi vazhduam rrugën drejt ferrit të ndërtuar
nga dora e njeriut. Këtej kaluan shumë
shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare numri i të cilëve nuk dihet as sot e
kësaj dite. Nga përjetuesit e Mathausenit nuk u shënua pothuaj asgjë, dokumentet
e kampit nuk janë të sakta, shumë nga të cilat mungojnë. Në regjistrat e të
internuarve nga Shqipëria dhe ish Jugosllavia emrat e shqiptarëve (veçan nga
Kosova) janë me plot gabime dhe jo të
vërtetuar. Tani kur diktatura nuk dikton më dhe Kosova është e lirë duhet dhe
mund të bëhet më shumë për të gjithë ata që vdiqën dhe përjetuan internimin, jo
vetëm në Muathasen të Austrisë. Ata janë
pjesë e historisë sonë kombëtare të cilëve u detyrohemi tani kur kemi synim
prosperitetin e kombit. Kosova ishte pjesë e Frontit Antifashist dhe i takon të
ketë memorialin ashtu sikur edhe shtetet tjera të koalicionit të dala nga ish
Jugosllavia. Sipas shënimeve nga Mauthauseni aty gjetën vdekjen 133 shqiptar
nga trevat shqiptare, në mesin e tyre edhe Xhevdet Doda e Kozma Nushi, hero të
popullit. Në shenjë përkujtimi ndaj tyre do japim emrat: Abaz Dine, Abaz
Sullaj, Abdulla Tabaku, Adil Alushi, Ahmet Ramzoti, Alem Tafili, Ali Ashimi,
Ali Biduli, Asti Gogoli, Azem Toska, Bedri Agalliu, Beg Nushi, Besim Liku,
Buharedin Mitarja, Cane Çaçi, Cane Rapushi, Dalip Meminaj, Demir Bardhi,
Dervish Hoxha, Dilaver Kamberi, Dhimiter Konduri, Dhimiter Kulla, Ejup Kondo,
Emanuel Hasdurian, Enver Velja, Faik Haruni, Faslli Lelaj, Faslli Zoga, Feim
Mustafaj, Fejzo Toska, Ferik Buzi, Fizo Spahiu, Gani Kokli, Gjysh Duraj, Hajdar
Shameti, Hajredin Kerkova, Hakim Veliu, Halil Shyri, Hamit Roseni, Hamit
Xhyheri, Hamza Laperi, Hasan Doci, Hekuran Novruzi, Hysen Shtufi, Ibrahim
Skendaj, Ibrahim Xhatufa, Ilo Çomi, Isa Rapushi, Ismail Zyma, Isuf Berberi,
Isuf Ibershimi, Izet Mema, Jani Kosta, Jani Nathanaili, Jani Popa, Jano Maska,
Jorgji Ziu, Koro Çoni, Kostandin Simaku, Kozma Nushi ,Late Bregu, Mehmet Dauti,
Mehmet Sulo, Mihal Koçi, Mihal Pema, Minella Gogo, Muhamed Velaj, Muhamet Bino,
Muhamet Dine, Muhamet Kabashi, Musa Gorishti, Mustafa Kotherja, Mustafa Zahaj,
Myslym Nelaj, Mystehat Malaj, Naun Thanasi, Neim Gjoni, Nexhip Hekurani, Nexhip
Himçi, Novruz Abazi, Novruz Dine, Novruz Hajdini, Pandeil Dimo, Pavllo
Papingji, Piro Papalilo, Qazim Çakerri, Ramadan Nebiu, Ramadan Ramo, Ramazan
Myrto, Rapo Kapllani, Rapush Çarçani, Rasim Hamzaraj, Refat Ismajli, Rexhep
Bani, Sabri Habibaj,
Sadik Asnjoku, Sali Dibra, Sami Karriqi, Selim Çarçani, Senusi Nota, Sofokli Dhimitriadhi, Stavri Havale, Sulejman Cenoimeri, Sulejman Doko, Sulejman Rukja, Sulejman Zakja, Sulo Gorishti, Shefqet Leka, Shefqet Shyti, Sherif Nuredini, Shyqyri Buzi, Taqo Dino, Tefik Skilja, Telat Noga, Teme Alushi, Thimio Nathanaili, Thoma Kuqali, Vangjel Shkurti, Vangjel Vasili, Vangjel Xhani, Vasil Dushku, Vasil Gjata, Vasil Mojsiu, Vehbi Vrashtazi, Xhafer Kodra, Xhafer Skilja, Xhafer Zera, Xhemal Kasa, Xhemal Myhdari, Nuredin Memishaj, Xhemal Shasho, Xhevdet Doda.
Historia e zezë e Mathauzenit
Kampi i përqendrimit në Mathausen u ngrit nga
njësia SS në vitin 1938. Reparte të tij ishin edhe Kampet në Gusen dhe Melk.
Gjendet në Austrinë e Epërme afër qytetit