Takim
informativ në Vjenë
Regjistrimi i mërgimtareve një
obligim kombëtar
Ministria e Diasporës: Regjistrimi
i diasporës është gjithëpërfshirës i të gjithë mërgimtarëve pa marr parasysh
nga cila trevë etnike shqiptare vjen, pa
marr parasysh çfarë nënshtetësie ka. ...linku për regjistrim:
www.medrks-gov.net dhe info-med@rks-gov.net i cili është 24 orë aktiv.
.”..regjistrimi është vullnetar, një obligim moral e kombëtar i secilit
mërgimtar dhe është plotësisht sekret”.
Nga Hazir MEHMETI, Vjenë
Në
lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë u organizua mbrëmje
informative lidhur me regjistrimin e mërgimtarëve dhe mbledhjen e materialeve e
dokumenteve më qëllim arkivimin e tyre. Personeli i ambasadës Valbona
Fazliu-Rrecaj, këshilltare; Zana Rugova, sekretare e parë dhe Imer Lladrovci,
konsull e organizuan mbarëvajtjen e takimit.
Nga Ministria e Diasporës ishin Prof.Dr.Muhamet Shatri i ngarkuar për
materialët dokumentet arkivore dhe Xhevat Hulaj nga Enti Statistikor i
Kosovës. Në mbrëmje prezantuan përfaqësues
të shoqatave e veprimtarë nga Vjena, Linzi, Graci, Badeni etj. Takimin e udhëhoqi Zana Rugova, sekretare e
parë në Ambasadë, kurës fjalën përshëndetëse në emër të Ministrisë së Diasporës
e mbajti Prof.Dr.Muhamet Shatri. Ai mes tjerash tha:” Ministria e Diasporës
tani ka dy projekte nga të cilët me përparësi është regjistrimi i diasporës,
pavarësisht se edhe procesi i grumbullimit të lëndëve arkivore ka një rëndësi
të madhe, me çka kontributi i diasporës del në shesh i dokumentuar. Është e
njohur se diaspora ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për
çlirimin e Kosovës. Qe nga koha e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, po
edhe më parë e deri tani, kjo na detyron të krijojmë bazë dokumentare. Kjo bazë
është nga këta veprimtarë që janë jashtë, pra jeni ju dhe baza dokumentare do
të shkon në Arkivin e Kosovës. Faktikisht, Ministria e Diasporës është vetëm
një ndërmjetësues në përgatitjen e kësaj lënde. Ekzistojnë marrëveshje mes
Ministrive, Muzeut të Kosovës dhe Arkivit të Kosovës rreth procedurave lidhur
me materialet arkivore. Ato fillimisht grumbullohen në qendra të caktuara,
ambasada e pastaj sistemohen nga ekspertët e Arkivit të Kosovës atje ku duhet.
Sa për regjistrim të diasporës, ky është një propozim direkt nga vet Ministri
z.Ibrahim Makolli. Ne besojmë se veprimtarët, përfaqësuesit e shoqatave e
klubeve do të na ndihmojnë. Të gjitha përfaqësitë tona diplomatike në botë e
kanë mbështetur këtë projekt”.
Z.Xhevat Hulaj, udhëheqës i divizionit për regjistrimin e diasporës në
fjalën e tij shtoj:” Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Entin e
Statistikës së Popullsisë dhe me disa ministri e agjenci, e ka filluar
regjistrimin e diasporës. Kemi përgatitur infrastrukturën materiale për
regjistrim dhe secili mërgimtarë mund të regjistrohet në formë elektronike
përmes linkut i cili është 24 orë aktiv. Të dhënat vijnë në Databazë ku
shënimet janë sekrete. Forma tjetër është përmes pyetësorit që janë të hartuar
nga ekspertë të Ministrisë së Diasporës, duke e plotësuar faqen me shënimet
tuaja dhe dërgimin e tyre. Pyetësorët janë të shkruar në 14 gjuhë të vendeve
përkatëse ku jeton diaspora. Kjo është imponuar nga vet natyra e mërgatës sonë
që nga mërgata e vjetër (Turqi etj.) deri tek mërgata e re në Evropë.
Formularët janë të përgatitur për
regjistrimin familjar, të biznesit, të shoqatave e klubeve. Të gjithë
formularët mund t’i gjeni në pikat kufitare, në ambasada, konsullata dhe në
komunat e juaja, ku edhe mund t’i dorëzoni kur ju i plotësoni pasi aty do jetë
gjithmonë një zyrtar përkatës i cili do punon sidomos gjatë muajve të verës. Ai
do merret vetëm me çështjen e regjistrimit tuaj. Ne shpresojmë se shoqatat,
veprimtarët dhe secili mërgimtar do na ndihmon në përcjelljen e informatave në
rrethin e tij. Regjistrimi i diasporës është
gjithëpërfshirës i të gjithëve pa marr parasysh nga cila trevë etnike shqiptare
vjen. Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë mërgimtarët pa marr parasysh çfarë
nënshtetësie kanë ” Nga të pranishmit u prekën disa detaje rreth teknikës së
regjistrimit, gjithë përfshirja e trevave etnike, rreth të drejtës për votim
etj. Aktivitet informative do të mbahen edhe në qytetet tjera të Austrisë.