E diele, 13.10.2024, 11:06 AM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Mehmeti: Lexim letrar i autorëve shqiptarë e austriak

E diele, 11.05.2014, 05:59 PM


Lexim letrar i autorëve shqiptar e austriak, një hap afirmativ

Promovim dhe lexim letrar nga autor shqiptar e austriak, në Qendrën Ndërkulturore (IZ) në Vjenë. Z. Peter.P. Waplinger, poet i njohur austriak: “...dosja e 100 të burgosurve politik shqiptarë në vitin 1963/64... libri që nuk lexohet s’ka vlerë”.  Roland Bimo: ” ...ne duhet punojmë në afirmimin tonë si evropian...”, z.I. Lladrovci: “Austria historikisht i ka përkrahur shqiptarët...”    ...veprat “Iliricum” dhe “Shenja jete”

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Në këtë mbrëmje ishin prezent edhe mysafir që nderuan programin, si: z. Gjergj Dedaj , zv.  Ministër në Qeverinë e Kosovës;  z.Roland Bimo, ambasador i Shqipërisë në Austri;  z.Imer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri. Programit e udhëhoqi me sukses  në të dy gjuhët  moderatorja Jehona Muja-Sukaj. Tubimin e hapi nikoqiri, drejtori i Qendrës Ndërkulturore (IZ)  Mag.Gerhard Moßhammer.  Ai mes tjerash tha: “Në qëllimin tonë qëndron jeta e përbashkët e kulturave të ndryshme, të mësojmë nga njëri tjetri, këtu ne jemi të hapur për aktivitete të ndryshme nga të gjitha shoqatat e kombeve  të cilat jetojnë në Austri. Jam i gëzuar që sot gjendemi në  këtë paraqitje programore. Tani kemi përvojë nga projektet që kishim në Shqipëri dhe Kosovë,  projekte arsimore ndërkombëtare në Evropë me çka kemi synuar që të takojmë të rinj dhe të shkëmbejmë përvoja. Kultura dhe arti janë metodat tona të takimit të të rinjve, shkëmbimet mes tyre janë rrugëtimi ynë.  Jam i gëzuar që sot këtu do të prezantohen libra dhe lexohen poezi”

Në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri përshëndeti z.Besim Xhelili, kryetar.  “Ne që tre vite jemi munduar me aktivitetet tona të prezantojmë një pamje tjetër nga ne, të prezantojmë vlerat tona letrare dhe kulturore, para mërgimtarëve tanë dhe para vendasve. Na vjen mirë të shohim veten si pjesë konstruktive e shoqërisë ku jetojmë dhe të japim kontributin tonë në të gjitha sferat e jetës. “ Roland Bimo: “Vet prezenca ime sot këtë në emër të ambasadës së Shqipërisë e tregon sa shumë rëndësi ka promovimi i librit dhe leximi letrar. Ne duhet të punojmë në afirmim si europian që jemi, në ngritjen e imazhit tonë”. Z.Imer Lladrovci në fjalën e tij mes tjerash tha: ”Shpresoj se aktivitete të tilla kulturore do të mbahen gjithandej Austrisë ku ka shqiptarë në promovimin e vlerave kulturore. Austria historikisht i ka përkrahur shqiptarët. Diaspora gjithmonë ka luajtur rol më rëndësi në çështjen kombëtare dhe disa herë ka marr vendime me rëndësi. Tani kemi mundësi më të mëdha që t’i bashkojmë idetë dhe veprimet si individ dhe si grup kudo që ka shqiptarë në botë. Një mbrëmje e tillë tregon se shqiptarët janë mirë të organizuar dhe kanë traditë,  janë një komb i vjetër në Ballkan dhe padrejtësisht  janë ndëshkuar”.

Z.Anton Marku prezantoj antologjinë “Iliricum” në gjuhën gjermane. “ Para dy vjetëve, me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar krahas botimit në gjuhën shqipe “Iliricumi” botohet edhe në gjuhën gjermane ku janë të prezantuar 26 autor shqiptarë të cilët vijnë nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët”. Më tutje ai analizoi përmbajtjen dhe motivet e krijuesve të shumtë nga radhët e poetëve, shkrimtarëve, publicistëve, piktorëve, skulptorëve e studiuesve të fushave të ndryshme.

Poeti i njohur austriak z.Peter Paul Wiplinger prezantoj librin e tij “Lebenszeichen” ,“Shenja jete” i përkthyer në shqip nga Ferdinand Laholi. Z. Wiplinger është njëri nder shkrimtarët më të njohur në Austri, hapësirat gjermanofolëse dhe më gjerë. Ai përshëndeti stafin diplomatik, organizatorët. Mes tjerash shtoi:” Jam tani e 25 vjet në kryesinë e Lidhjes për Mbrojtjen e Interesave të Autorëve  në Austri e cila ka 2500 autorë/e. Që nga fillim kam iniciuar grupin  për platformën e cila do mblidhte autorët që krijojnë në gjuhët tjera nga grupet etnike autoktone sllovenët, kroatet, hungarezët, çekët, sllovakët dhe krijuesit nga të tjerët dhe secila gjuhë është përfaqësuar. Për mua ishte me rëndësi që të ndihmoj komunikimi e atyre që shkruajnë në gjuhën gjermane dhe atyre që shkruajnë në gjuhët tjera. Kjo është një çështje politike kulturore e aktivitet kulturor. Me këto funksione që kisha pata marrëdhënie të mira edhe me Ministrinë e Mësimit e Kulturës dhe Ministrinë për Çështjet Evropianë- të jashtme. Në emër të lidhjes ju përshëndes dhe ju uroj sukses. Nisur nga platforma jonë z. Xhelili e kam propozuar dhe tani është anëtar edhe i Lidhjes sonë dhe të premten që vjen, pas bisedës me ju, do ta diskutojmë në kryesinë tonë çështjen anëtarësimit të të gjithë krijuesve nga radhët e Lidhjes Krijuesve dhe Shkrimtarëve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Lidhjen tonë si pjesë e autorëve në Austri. Unë shpresoj në thellimin e bashkëpunimit mes dy Lidhjeve tona”. Ai foli edhe lidhur me aktorin e madh Aleksandër Moisiu i cili që kur e kishte dëgjuar nga disku me zërin e ti të ruajtura akoma, e kishte impresionuar shumë. “ Unë në vitet 1963dhe 1964  isha në Kosovë dhe regjionet shqiptare në Shkup, Strugë, Tetovë dhe nga ato udhëtime lindi roli ndërmjetësues mes kulturave.  Për mua ishte shumë e rëndësishme njohja me disa personalitete shqiptare, ndër ta ishte Ibrahim Rugova me të cilin u takova disa herë në Slloveni dhe një herë në Vjenë dhe me poeti Ali Podrimja.

Një ngjarje tjetër lidhur me Kosovën ishte Dosja e personaliteteve shqiptare që ishin në burgje, të dënuar politik në Prishtinë të cilën e morra ku ishin përveç emrave të viktimave edhe emrat e xhelatëve të tyre. Këtë  dosje lidhur me keqtrajtimet e mbi 100 personalitet të burgosur dhe izoluar  shqiptarë ia dorëzova Dr.Alois Mock-ut , atëherë ministër i punëve të jashtme të Austrisë. Atëherë ishte ministër i ish Jugosllavisë Llonçar i cili i hedhë poshtë të gjitha ato fakte mbi keqtrajtimin dhe burgosjen e shqiptarëve. Në atë kohë i thash ministrit Mock, zoti ministër, kur të bisedoni herën tjetër mbi këtë temë, i tregoni atij zotërisë(Llonçar) se ne dimë të dallojmë propagandës, gënjeshtrën dhe të vërteten, ju lutem  ia jepni këtë dosje me fakte. Unë jam ulur këtu dhe jam një poet politik dhe e kuptueshme një njeri politik. Disa poet që shkruaj çka do dhe sa për një karriere për mua janë të pakuptimtë.  Çdo libër i pa lexuar është pa vlerë. Libri kërkon lexues, kërkon mendimtarë kritik, kërkon reklamues, dhe ne jemi reklamues dhe në konfrontim me ideologjitë tjera.  Pika kyçe e librit “Shenjë jete” është njeriu. Faleminderit për vëmendjen!” Me lexime poetik në gjermanisht dhe shqip u paraqitën Regip Dragusha, Anton Marku, Peter Paul Wiplinger dhe Besom Xhelili. Në fund IZ organizoi koktej rasti për dashamirët e artit, ku u bisedua nga afër me shumë krijues.


Peter P. Wiplinger


Jehon M, Besim XH, Gjergj Dedaj dhe cifti Dragusha



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora