Kulturë
Agim Gashi: Atdheu thërret
E shtune, 17.05.2014, 11:09 AM
AGIM GASHI
ATDHEU THËRRET
Me varfëri jetojmë
Se jemi shqiptar,
Sa shumë jemi t´varfër,
Prap jemi krenar.
Duke derdhur lot´,
Fëmiu kërkon bukë,
Nëna s‘ka as sot.
Qan bebja e vogël
Vajin mallkim ka,
Dikush gjuen mishin
Ajo qumsht më ska.
Dikush në pallate.
Të bukura kala.
Varfnjaku i shkretë
As kasollë nuk ka.
Pushtetarët tanë
Populli i uritur
Gjithmonë barkun bosh.
Kudo banda krimi
Me pushkë e kërbaç
Popullit të varfër
I marrin haraç.
Mafia shtetërore
Me zell po “punon”,
Për një dokument,
Grinden n´parlament
Thue se u vranë,
Në dreka dhe darka
Qingjat bashkë i hanë.
Kamuflojnë dorëheqje
Popullin mashtrojnë,
Prap kthehen n´pozita
T´larta ku të dojnë.
Na i bien ligjet
Secilin me bisht,
Ia mundsojnë vetes,
T´vjedhin legalisht.
I qesin n´votime
Por edhe fitojnë,
Vrasjet edhe krimet,
Atdheu n´varfëri,
Që të fitojnë vetë
Tokën e atdheut
Dhe varret e lirisë,
I shesin karagjozët
Turqisë e Greqisë.
Bizneset i bëjnë
Me serbët kriminel,
Nuk ju mbet më ftyrë
Nuk ju mbet as nder.
Hej, botë e shkretë
Hej moj botë n‘hata,
Bëhet si kala.
Deri kur kështu
O Atdheu im,
Pse duron poshtrimin
Pse duron robërim?
II
Tani ka ardhë koha
Popullin me e thirrë
Ngrehu, o i shkretë ,
Për një ditë më t´mirë.
S’ke me u zgjue kurrë,
Do të shkoj atdheu
Gjithnjë duke u tkurrë.
N‘ qershor të vjen dita
Me tu kthye nderi,
Me u nda njëherë
Shapi nga sheqeri.
Mos e shit më voten
Mos shit krenari,
Duro pak pa ngrënë
Se t‘ kthehet n‘ liri.
Vetëm ti o popull
Mund me sjell liri,
Eni të bashkoheni
Motra e vllëzëri.
Atdhe s‘është partia
Por është toka e jonë,
Borgj ia kemi ne
Këtë herë ta shpëtojmë.
Dil pra në votime
Se ti je Sovrani,
Ta shkulim të keqen
Se na u bë nami.
Kosova loton
Në këmbë gru‘ e burr‘ ,
N‘ përkulje po të lutet
Shpëtom sot o kurr!
Të lutin dëshmoret
Dhe varret e lirisë,
Ti kthehet atdheut
Rrezja krenarisë.
Për këto vargje t´mia
Mu më shahet nëna,
Unë si qytetar
Punën time bëra.
13.07.12
Düren E përpunuar më 16.05.2014-Lipjan!