Kulturë
Shahin Ibrahimi: Fëmi lokali
E merkure, 14.05.2014, 07:10 PM
Shahin
Ibrahimi
Fëmi lokali
Për të shpallur alibinë
Mos ti ngjallë gruas dyshime
Çdo natë pas e merr fëminë
Ky komshiu i lagjes time.
Dhe fëmija mes mërzisë
Nëpër orët që s`kalonin,
Rri në avujt e rakisë
Ti marrë babait profesionin.
Ndokush qesh me gjithë shpirt
Ndonëse kjo s`është për të qeshur,
Një baba që sdo fëmijtë
Trung i tharë me tru të zhveshur.
Ky fëmi me gjysëm prindi
Që po rritet në lokale,
Nesër atë do ta bindi
Jo për çdo pendesë kërkon falje.
Protestë ndaj një urdhëri
Ul shpejtësinë na thonë pa rreshtur
Kjo fjalë zemrën ma gërvish,
Mbas saj qëdron diçka e fshehur
Buzëgaz nuk mund të rrish.
Ky urdhër hesht si një llogore
Sa shumë si unë mund të ketë fyer,
Kuptimi i tij mjegull dëbore
Na e bënë punën të urryer.
Mbi fatet tona abuzuan
Njerëz me zemra pis të zeza,
Hekurudhën e degraduan
E bënë sakatë me proteza.
Dhe mua në rrugë më lanë
Na kërcënojnë me asistencë,
Djersën tonë pa rreshtur hanë
Militantë pa preçedencë.
Shinat ngjajnë të deformuara
Riparimet për mëshirë,
S`munden më për të duruar
Zemrës na kanë bërë një birë.
Ata s`janë për të drejtuar
S`meritojnë aspak mëshirë,
Shumë shokë na kenë dënuar
Të lëmë punën, është më mirë!.
Më shtoi etjen
Nën diellin përvëlues kisha etje
Por ajo gotë ma shtoi më keq,
Se mbeta rob i një lanetje
Dhe ajo prangat nuk mi heq.
Më vrau zemrën pa kuptuar
Tek dridhte belin si që moti,
Ca pika uji më ranë në duar
Nuk ish ujë, por ilaxh zoti.
Mendimet ikën më braktisën
Oh ç`vajzë me shije Çamërie,
Drejt saj vështrimet varg u nisën
Me ca fjalë malli dashurie.
Një lemzë zu të më ngacmonte
S`ma hiqte dot ajo gotë me ujë,
Por ajo dorën s`po e largonte
Nën diellin përvëlues kisha etje
Por ajo gotë ma shtoi më keq,
Se mbeta rob i një lanetje
Dhe ajo prangat nuk mi heq.
Vaditu me vesën
Të shikoj që më lëpihesh
Me atë trup që të sjell neps,
Gjej dikë që i pëlqen ti shtiresh
Se mua kjo mënyrë s`më ndez.
Për ty gjithë ditët janë njëlloj
Si sy që sjellin shira vjeshte,
Ti mua më deshe për nevojë
Të nxirrje veten nga kjo heshtje.
Edhe xhungla është e gjelbër
Brënda saj ka zebra dhe çakej,
Ti je si bukuri e verbër
Që vetëm akuj hedh në dej.
Me imoralitetin kam bërë divorc
Se vargun e shpirtit dua të ruaj,
Çdo vullkan mbyllet me forcë
Ti veten le në dorë të huaj.
Shëtit çdo ditë mes plogështisë
Lulja e mirë vaditet me vesën,
Ti mbete skllave e lakmisë
Dhe nuk njeh nder as besën.