Kulturë
Agim Gashi: Lironi engjëjt e Zotit
E hene, 12.05.2014, 07:09 PM
AGIM GASHI
LIRONI ENGJUJT E ZOTIT
(Apel për lirimin e të kidnapuarave)
Ju që rrëmbyet dyqind vajzat e pafajshme
Që rrëmbyet edhe tetë tjera
E që mendjen e mbani vetëm te rrëmbimet
Te dhuna e vrasja
A jeni me Zotin a me djallin
Lironi ata engjuj të Zotit
Lironi vashat e Nigerisë
Mos thani zemra nënash
Mos e vrisni njomsinë e atdheut të juaj
Disa budallenjë të atdheut tim
Dhe po na e lëndojnë atdheun
Këtë tokë të Arbërit e Skënderbeut
Oh sa lëndime të rënda
Rënkon toka shqiptare
Rënkojnë varret dhe gjaku i derdhur
Ku mbeti krenaria
Ku gjenden sot fuqit botrore
Ku mbeti humanizmi njerzor
Cili Zot po e ndalon lirimin e tyre
Pse bota nuk vepron
Sot u kidnapuan mbi dyqind
Nesër mbi dy milion
Pasneser do të na i marrin
Të gjitha armët e mbrojtjes
Oj Botë në rrotullim
Që Zoti të mban në qiellin e Tij
Lironi vashat
Lirone vetëveten
Jetën na e ka dhurue Zoti
E jo me ta marrë krimineli
Zgjohu Botë zgjohu
Pastroje këtë planet
Na e fali Zoti ta mbajmë e ta nderojmë
Jo të ia vrasim engjujt
Ta dhunojmë e poshtrojmë
11.05.2014
Lipjan