Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Lironi engjëjt e Zotit

| E hene, 12.05.2014, 07:09 PM |


AGIM GASHI

 

LIRONI ENGJUJT  E  ZOTIT

(Apel për lirimin e të kidnapuarave)

 

Ju që rrëmbyet dyqind vajzat e pafajshme

Që rrëmbyet edhe  tetë tjera

E  që mendjen e mbani vetëm te rrëmbimet

Te dhuna e vrasja

A jeni me Zotin a me djallin

 

Lironi  ata engjuj të Zotit

Lironi vashat e Nigerisë

Mos thani zemra nënash

Mos e vrisni njomsinë e atdheut të juaj

 

Disa budallenjë të atdheut tim

Po marrin mësim nga shëmtia e juaj

Dhe po na e lëndojnë atdheun

Këtë tokë të Arbërit e Skënderbeut

Oh  sa lëndime të rënda

Rënkon toka shqiptare

Rënkojnë  varret dhe gjaku i derdhur

Ku mbeti  krenaria

 

Ku gjenden sot fuqit botrore

Ku mbeti humanizmi njerzor

Cili Zot po e ndalon lirimin e tyre

Pse bota nuk vepron

Sot u kidnapuan  mbi dyqind

Nesër mbi dy milion

Pasneser do të na  i marrin

Të gjitha armët e mbrojtjes

 

Oj Botë në rrotullim

Që Zoti të mban në qiellin e Tij

Lironi vashat

Lirone vetëveten

Jetën na e ka dhurue Zoti

E jo me ta marrë krimineli

 

Zgjohu Botë zgjohu

Pastroje këtë planet

Na e fali Zoti ta mbajmë e ta nderojmë

Jo të ia vrasim engjujt

Ta dhunojmë e poshtrojmë

 

11.05.2014

Lipjan