E premte, 19.04.2024, 08:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Beteja kulturë - barbarizëm

E diele, 11.05.2014, 05:59 PM


Beteja në mes të kulturës dhe barbarizmave

Nga Gjon KEKA

Sipas burimeve të pasura historike koncepti i Ilirisë së lashtë u përmend për herë të parë në vitin 379 para Krishtit , dhe të gjithë brenda këtij gadishulli banonin dhe mbanin emrin Ilirë.Prejardhja e atyre që mbanin emrin Ilir ishte njëburimor.Prandaj Iliro-arbnorët si një popull i lashtë tregonse ky burim ishte pellazgitë ,burim i përbashkët i ilirëve dhe formimit të tij ,të provincave dukë dëshmuar kështu autoktonin e saj.Por pas dyndjeve barbare, dhe ardhjes së popujve ardhacak, gjendja në këtë gadishull ndryshoj, ndërsa komleksiteti dhe problemet e lashtësisë u ngritën si cështje artificiale pas disa kohësh nga po këta popuj barbar për të mbuluar të vërtetën e lashtësisë iliro-arbnore.

Kështu ky vend i famshëm ,u bë pre e pushtuesve barbar si ai romak që nënshtroi këtë rajon tërësisht , pastaj në mesin e shekullit të gjashtë pushtuesit sllavë u vendosën aty dhe shpikën mitin e rrejshëm dhe të iluzioneve se gjoja këta janë ma të vjetërit në këtë gadishull ,si dhe ai i pushtimit osman që rrënoi kulturën, shpirtin dhe vlerat kombëtare europiane dhe të lashtësisë së iliro-arbnorëve.Edhe pse iliro-arbnorët u përpoqën nga koha në kohë për të shkundë prangat nga këta pushtues të ndryshëm ,duke përmend këtu Pirron si mbret ,pastaj Gjergj Kastriotin etj,të cilët ishin mbrojtësit dhe të pathyeshmit e këtij vendi të famshëm, vendi sërish pas vdekjes së tyre mbeti në prangat e pushtuesve barbar.

Prandaj duke parë këtë fjala histori vjen nga " ndodhitë” pra dicka që ka ndodh ,dicka që ka lënë gjurmë ,dicka që ka vulos një kohë, një periudh apo shkeull.Kështu historia dhe gjuha e të shkruarit të sotëm na tregon për lloje të ndryshme të ndodhive ,kjo nënkupton se këto ndodhi kanë prekur në mënyra të ndryshme katër anët e një kombi, e një populli, dhe të botës.

Nga kjo pastaj ne e kuptojmë historinë , respektivisht historinë e përgjithshme apo historinë e botës ,dhe kjo do të thotë se aty përmblidhen tregimi i ngjarjeve të cilat janë shquar ,pasojat e tyre ,ngjarjet e racës njerëzore si të tilla etj pastaj ngjarjet të tilla pjesërisht natyrore dhe pjesërisht vepra të dorës së njerëzimit, të tilla si përmbytjet , tërmetet, shpërthimet e vullkaneve ,pastaj veprat dhe vuajtjet e popujve dhe të individëve , të tilla si luftërat , kryengritjet , ndryshimet në institucionet politike dhe ligjet që ndryshonin ,shpikjet me të cilat njeriu për nga natyra dhe shërbimi i tij mban edhe mendjen e tij si më të lartën nga të tjerët etj etj.

Akush nuk mund të numroj të gjitha por ekzistojn një seri e fatkeqësive që kanë ndikuar në racën njerëzore , përmbytja , tërmeti , murtaja dhe uria etj ,pastaj një seri e pafund e akteve të dhunës të cilat janë kryer nga dora mizore e njeriut si; luftërat , betejat dhe trazirave ,shkatërrimet,padrejtësitë historike ,miliona njerëz e popuj të skllavëruar , shkatërrimi i kombeve, kulturës , dhe vlerave burimore etj.

Ndërkaq a e lexojm ne sot historinë drejt dhe a e kuptojm thelbin e saj , të lashtësisë dhe të vërtetës së kombit.Pse sot njeriu harron shpejt gëzimin e popullit të tij, por edhe hidhërimin dhe tragjedinë ? Pse sot historia në mesin e politikës si në Kosovë dhe Shqipëri shihet si “mollë sherri” ,që prish raportet me pushtuesit e në këtë rast me pushtuesin barbar osman ,prandaj kërkojn ndërhyrje politike në këtë periudhë të historisë së kombit tonë ?Pse sot pas mijëra vjetëve nuk mbrohet e drejta historike e kombit, vlerat, personalitetet apo etërit ,trashëgimia e madhe që ata na e lanë, kultura dhe shpirti kombëtar europian ,por mohohen dhe përbuzen dhe njollosen sikur të mos ekzistonin ndonjëherë dhe si të huaja?

Sidoqoftë gjenerata e tanishme në këtë kontinent i kanë të njohura mjaftë mirë disa nga këto ndërprerje dhe shkatërrime që kishin bërë pushtuesit barbar per shume shekuj ne kete pjesë të botës dhe se tani duke ditur këtë ata do të duhet të mendojn thellë dhe t'i japin përgjigje atyre që u thanë më lartë për t'i ringjallur të gjitha vlerat e kombit.Por jo, sepse nëse ne pyesim veten sot, si ecin punët e kombit tonë, ne nuk kemi asnjë përgjigj tjetër pos për të thënë këtë se: në fakt nuk shkon mire; ka mjegulla të mëdha në qiellin e këtij kombi ,ka rënkime ,mohime ,padrejtësi, rrënime të vlerave dhe njollosje etj dhe të gjitha këto po shkojn gjithnjë e më shumë duke u rrit . Pastaj shihet sheshit edhe një lloj beteje e kulturës me barbarizmat që po pllakosin vendin, dhe kjo betejë është bërë edhe më e ashpër pasi që injoranca dhe ideologët e errësirës po shpërndajn fshehtas dhe hapats helmin ideologjik për ta infektuar shoqërinë dhe rrënuar imazhin dhe kulturën shpirtërore dhe materiale të kombit.Me pak fjalë është koha e që shqiptarët të jenë “të etur “sic do të thoshte Winckelmann ,”për të rimarrë atë ka humbur,dhe do të kthemi e të shqyrtojm cdo gurë përsëri”,sepse trashëgimia jonë është e rrall.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora