E enjte, 08.05.2025, 04:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Nuk harrohet Ahmet Leci

E enjte, 15.05.2014, 06:59 PM


Demir KRASNIQI:

 

NUK HARROHET AHMET LECI

 

Me respekt kujton Tugjeci –

Nuk harrohet Ahmet Leci !

Fëmijëve tanë ua bëri çarën –

E rihapi tetëvjeçaren !

 

Puna e tij, do t’ mbahet mend –

Se çfarë bëri për këtë vend !

Ditë e natë në shkollë punoi ,

Dimër , verë, kurrë nuk pushoi !

 

N’ atë shkollë t’ vogël me tri mësonjëtore –

Hapi shkollë të plotë fillore !

U gëzuan fshatrat , u gëzuan malet ,

Se ai shpejt i shtoi lokalet !

 

Ditë e natë duke punua –

Me mësonjëtore u kompletua !

S’ kurseu mundin , s’ kurseu vetën –

Shpejt e hapi bibliotekën !

 

Ngjallej jeta , ngjallej shpresa ,

I ndërtoi dhe dy banesa –

Mësuesit e shkollës aty t’ banojnë ,

N’ rrugë të largëta mos t’ udhëtojnë !

 

Ahmet Leci , n’ cilësi t’ Drejtorit –

Hijeshi i dha oborrit !

Mbolli pisha për gjelbërim ,

Që të bëjnë nxënësit pushim !

 

I ndërtoi fushat sportive ,

U bë qendër rekreative !...

Seç përhapej dituria ,

Seç lulëzonte lumturia !...

 

Me suksese prej triumfi –

Kontribuoi Vehbi Isufi !

Për t’ iu dalë në ndihmë malësorëve –

Ndërtoi ambulancë shëndetësore !

 

Për malësorë që të kenë shëndetin –

Mjekë e barëra e shtuan kujdesin !

Që malësorët t’ mos vdesin kot –

Bijtë e saj i dolën Zot !

 

Zyra e Vendit dhe dy shitore –

N’ shërbim t’ popullit ishin prore !

Për çdo ditë suksese t’ reja ,

Ziente kënga e hareja !...

 

Sot, Gollaku na u zbraz krejt –

Popullata e tij u tret !...

Asgjë nuk meremetohet –

Dita – ditës po shkretohet !

 

Drejt rrënimit çdo gjë po vjen –

Askush kryet andej s’e kthen !

Njerëzit shkojnë , shkollat rrënohen ,

Por këta njerëz kurrë nuk harrohen !

 

Gjilan, më 12.05.2014.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx