Kulturë
Luan Kalana: Kitaristet e Serenatave
E merkure, 14.05.2014, 07:48 PM
Kitaristet e Serenatave
Nga Luan Kalana
Korça dhe Devolli jane te degjuar ne gjithe Shqiperine, per kenget e serenatave, per kitaristet mjeshtra kantautore, kompozitore e soliste tenore famoze ne breza te tere . Disa prej tyre dallohen, jane paisonante e te talentuar. M'u desh të përmblidhesha për momentin, para se t'ia jepja dorën në takim, një djali të ri trup gjatë simpatik, me flokë të zes e të dëndura që i qëndonin me lezet si ombrellë mbi kokë e shume tërheqës. . E përmblodha, memoria u vonua pak, por ishte e saktë. Nuk ishte Vali këpucari, por i biri, me nje kitarë të varur pas shpine, tëpkë muzikant .
-Jam Devi Becolli nga Vranishti, djali i Valit , shokut tënd, - m'u prezantua vetë para se të ndërhynte nipi Visi , shoku i tij i ngushtë, me të cilin kishin mbaruar fakultetin bashkë. . . .
-Lere , lere, - i thashë nipit , e njoh. E po sikur e kishte nxjere Vali, i ati nga hunda, si i thonë, aq i ngjante. Nuk thotë kot populli, pillmë të të ngjas. Nuk i kishte lënë asgjë mangut të atit. As nga fytyra, mimika, gjestet dhe nga zeri. I kisha mik shtëpie familjen e tyre. .
Devi ate ditë kishte erdhur me artistet e tjerë, që morën pjesë në promovimin e librit në Bilisht. Këndoi aq shumë, sa kitara e tij, u lodh dhe telat u nxehnë, por ai nuk u ngjir, kënge qytetare, patriotike, serenata, dhe këngë iso popullore te Devollit, me të zjerë, ia mbante këngen, bilbili i devollit, Endri Fifo.
Nuk mund ta harroj zërin brilant të tenorit kitarist Devi Becolli. Ai bashkë me këngëtarët Dashamir Cakëri, Bashkim Cukon dhe Pandeli Tasen, kanë konsiliduar grupin muzikant , kuartetin e Tenoreve kitaristë të Devollit, të cilët janë bëre të njohur në gjithë trevën e vendin, me koncertet e tyre.
. . . Gjyshi i Devit, i paharuari Seladini një burrë zotni dhe i nderuar, ish partizan me plakun tim, shoferi i parë i makinës të fshatit Vranisht. Ndërsa me Valin, të atin e Devit njiheshim, e takoheheshim shpesh nëpër aktivtetet kulturore sportive nëpër fshatra e në Bilisht, . Ishte aktivist i shquar i rinisë, tip i gjallë alegro e me talent artisti dhe për shoqerine linte kokën.
Por më shumë e njoha kur punova në Vranisht me familjen e tyre. Vali atëhere punonte në këpucarinë e fshatit, ishte djalë i ri, por dhe një këpucar, specialist i mbaruar. Bënte ca kepucë me porosi, aq sa dhe mjeshtrat këpucarë të Bilishtit, që ishin famozë atehere në Shqiperi e kishin zili, dhe mua m'u bë rodhe derisa më beri një palë këpucë me porosi që i kisha për merak.
Kujtoj njëherë kur për ca kohë në punishtet e këpucarive të Bilishtit , nuk i punonin makinat e qepjes, se u mungonin gjilpërat , vini nga eksporti.
Vali sa më dëgjoi m'u lut që t'ja shpija atij këpucet e fëmijve, se ai kishte makinë qepje të këpuceve, e nuk i mungonin asnjeherë gjilpërat. Ishte tip i futur , vinte vetë në Tiranë nëper magazinat, e i gjente ku të mos kishte. .
Tani m'u kujtua diçka, do të dal nga tema. E dini ç'më polli. me këpucët qe i qepi, qei meremetoj Vali.
I kisha futur në çantën e dores, të librave, prej meshin tip dosje, por atë dite ishte e fryrë, se kishte këpucët brenda.
Kur shkova në fshat, si zakonisht në mbrëmje, burat e fshatit mblidheshin tek sheshi grupe grupe e kuvendoni pas pune. Në njerin grup që ishte një kushëriri i gruas, dikush i tha që, shikonte me marifete, që të shikonte çfarë kisha brenda në çantë e fryre. Kishin zënë bast, midis tyre se ishin të sigurtë, se do të kisha mish të sjellë nga Vranishti, këte e mora vesh më vonë.
Seç i pikasa nga larg e menjeherë ia hapa çantën, kolegut, të shikonte këpucët(mishin e marë me mend nga thashethemexhinjtë). Jo vetëm ai por edhe të tjerët i çapluan sytë. Me njehëre ata kthyen kurizët të turpëruar, të zënë gafil.
Kusherriit
të gruas, Miços që ishte burrë i drejtë, nuk i thashë gjë , s'desha ta
ofendoja, por e kujtoja, se herë tjetër
të mos u bëhej vegël qore e thashethemeve. Kur ia tregova Valit ndodhinë, u shkul së qeshurie e tha prere "varja", e
Ruaj shumë kujtime e mbresa në ato vite, takoheshim e bisedoninm si shokë te vjetër, por më shumë biseda per sportin, ishim te dy tifoza të gjermanit në futboll dhe ai i ngacmonte shumë me shaka tifozat e hollandës qe s'ju ecte fare ato vite. . Shikonin ndeshjete sportit ne TV e trye, na terhiqte per krahu, shkonim per gjah bashkë me shoket , delnim piknik nga rezervati i Cangonjit, sipër në mal, në gështenjat e Bickes, dhe gjithmonë i qeshur e me këngë në gojë , pa le që ishte një shakator gazmor.
Këndonte këngë serenata të shoqëruar me kitarë, pa le të ngopte me barsoleta dhe me aforizmat e bejtexhiut , nga ato të xha Arifit të Pilurit. .
Një mbrëmje vonë, kthehesha nga puna në Progër për në shtëpi me motorçikleten të tipit të vjetër çek, Java 250w. Ai më shumë bënte zhurmë si ndonjë traktor, se i binin mormitat, antizhurmuesit, nuk ngrinte më shume se 40/km në orë. Rrugës që ishte bosh atëhere, se tani është autostradë e me dy korsi . Aty në të dalë të rrugës së Vranishtit tek stacioni i autobusit urban, i vetemi mjet transporti pasagjeresh në terë Devollin, takoj në errësirë anës rrugës Valin.
E mora në motor, do të shkonte në Bilisht. E dini ç'kemi punuar atë natë rrugës ?!
Kemi kënduar me të madhe gjatë gjithë rrugës deri ne Bilisht, pa frikë se mos na degjonte njeri, pasi melodite i mbytte zhurma e motrit si tanks. . Nuk pëpitinte njeri rrugës. Repertori i këngëve tona nisi me serenata dhe me pas keneg te lehta, me "valsin e lumturise" te Vaçe Zeles.
Kur po i afroheshim qytetit te Bilishtit qe llamburiste nga dritat neon, ulem zerin e ngrita gazi e motorit qe mos degjoheshin kenget tona te huaja, te cilat ishin te ndaluara, si ate Toto Cutunjes "insieme", "Saranada" te Albanos dhe e mbyllem me kenget tona te preferuara te legjendarit amerikan Elvis Preslit.
Aq e kemi ngritur zërin ate nate duke kënduar, sidomos Vali qe kishte një zë tenori si profesionist, sa të nesërmen kur u ktheva ne mengjes , ca fshatare qe vadisni natën nëpër parcelat anësh rrugës, më thanë, se na kishin njohur. . .
-E dini sa shume e kishit ngritur zërin mbremë natën kur këndonit, sa i nçuat lepujt nga pollokët. ?!. . reportri i atyre kengeve la gjurme ne tradite, ato i kendon sot i biri Devi Becolli.
. . . . . Ja dhe i biri, Devi, ia kaluar të atit, me një zë brilant të një këngëtari profesionist me nota në partiture , sa e nxora mallin e këngëve të Valit. Ja të tillë ishin ata të rinjtë e brezit tonë, gjithë talente e alegro, të mrekullueshem, të varfer por me zemer te madhe bujare dhe me shpirt artisti. Edhe më të mirë po bëhen djemt tanë.
Aso kohe ishte një dorë e mirë ustallaresh, artiste te rinj, neper fshatra e në Bilisht, zanatçinj qe ia kalonin e mjeshtarve te tyre, veçanerisht kepucaret, si Engjellush Xhafi , Bitincke, Ylli Hoxha Bilisht, "mikja" Sami Bejleri në Poloskë, sot shoferi i linjes Bilisht-Tirane, e shume te tjere qe i kam njohur nga afer. .
Midis tyre te paharuarin artistin e madh, këpucarin e talentuar, mikun e shokun tim me te ngushte Petrit Bashin nga Vishocica, i cili pasi erdhi e punoi disa vite ne New Jersi dhe me familje ne Amerike, u nda shume shpejt nga jeta, nga nje semundje e parakoheshme, . . . e shumë të tjerë, këpucarë dhe artista me talent, te cilët kanë lenë gjurmë e mbresa në memorit tona.