Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Kitaristet e Serenatave

| E merkure, 14.05.2014, 07:48 PM |


Kitaristet e Serenatave

Nga Luan Kalana

Korça dhe Devolli jane te degjuar ne gjithe Shqiperine, per kenget e serenatave, per kitaristet mjeshtra kantautore, kompozitore e soliste tenore famoze ne breza te tere . Disa prej tyre dallohen, jane paisonante e te talentuar. M'u desh të përmblidhesha  për momentin, para se t'ia jepja dorën në takim, një djali të ri trup gjatë simpatik, me flokë të zes e të dëndura që i qëndonin me lezet si ombrellë mbi  kokë e shume tërheqës. . E përmblodha, memoria u vonua pak, por ishte e saktë. Nuk ishte Vali këpucari, por i biri, me nje kitarë të varur pas shpine, tëpkë muzikant .

-Jam Devi Becolli nga Vranishti, djali i Valit , shokut tënd, - m'u prezantua vetë para se të ndërhynte nipi Visi , shoku i tij i ngushtë, me të cilin kishin mbaruar fakultetin bashkë. . . .

-Lere , lere, - i thashë nipit , e njoh. E po sikur e kishte nxjere Vali, i ati nga hunda,  si i thonë,  aq i ngjante. Nuk thotë kot  populli,  pillmë të të ngjas. Nuk i kishte lënë asgjë mangut të atit.  As nga fytyra, mimika, gjestet dhe nga zeri. I kisha mik shtëpie familjen e tyre. .

Devi ate ditë kishte erdhur me artistet e tjerë, që morën pjesë në promovimin e librit në Bilisht. Këndoi aq shumë, sa kitara  e tij, u lodh dhe telat u nxehnë, por  ai nuk u ngjir, kënge qytetare, patriotike, serenata, dhe këngë iso popullore te Devollit,  me të zjerë,  ia mbante këngen, bilbili i devollit,  Endri Fifo.

Nuk mund ta harroj zërin brilant të tenorit kitarist Devi Becolli. Ai bashkë me këngëtarët  Dashamir Cakëri,  Bashkim Cukon dhe Pandeli Tasen, kanë konsiliduar grupin muzikant , kuartetin e Tenoreve kitaristë të Devollit, të cilët janë bëre të njohur në gjithë trevën e vendin,  me koncertet e tyre.

. . . Gjyshi i Devit, i paharuari Seladini një burrë zotni dhe i nderuar,  ish partizan me plakun tim,  shoferi i parë i  makinës të fshatit Vranisht. Ndërsa me Valin, të atin e Devit  njiheshim, e takoheheshim shpesh nëpër aktivtetet kulturore  sportive nëpër fshatra e në Bilisht, . Ishte aktivist i  shquar i rinisë, tip i gjallë alegro e me talent artisti dhe për shoqerine linte kokën.

Por më shumë e njoha kur punova në Vranisht me familjen e tyre. Vali atëhere punonte në këpucarinë e fshatit, ishte djalë i ri, por  dhe një këpucar,  specialist i mbaruar. Bënte ca kepucë me porosi, aq sa dhe mjeshtrat këpucarë të Bilishtit,  që ishin famozë atehere në Shqiperi e kishin zili, dhe mua m'u bë  rodhe derisa më beri një palë këpucë me porosi që i kisha për merak.

Kujtoj njëherë kur  për ca kohë në punishtet  e  këpucarive të Bilishtit , nuk i punonin makinat e qepjes, se u mungonin gjilpërat , vini nga eksporti.

Vali sa më dëgjoi m'u lut që t'ja shpija atij këpucet e fëmijve, se ai kishte makinë qepje të këpuceve, e nuk i mungonin asnjeherë gjilpërat. Ishte tip i futur , vinte vetë në Tiranë nëper magazinat,  e i gjente ku të mos kishte. .

Tani m'u kujtua diçka,  do të dal nga tema. E dini ç'më polli.  me këpucët qe i qepi, qei meremetoj  Vali.

I kisha futur  në çantën e dores, të librave, prej meshin tip dosje, por atë dite ishte e fryrë, se kishte këpucët brenda.

Kur shkova në fshat, si zakonisht në mbrëmje,  burat e fshatit mblidheshin tek sheshi  grupe grupe e kuvendoni pas pune. Në njerin grup që ishte një kushëriri i gruas, dikush i tha që,  shikonte  me marifete, që të shikonte çfarë kisha brenda  në çantë e fryre. Kishin zënë bast, midis tyre se ishin të sigurtë, se do të kisha mish të sjellë nga Vranishti, këte e mora vesh më vonë.

Seç i  pikasa nga larg e menjeherë ia hapa çantën, kolegut, të shikonte këpucët(mishin e marë me mend nga thashethemexhinjtë).  Jo vetëm ai por edhe të tjerët  i çapluan sytë. Me njehëre ata kthyen kurizët të turpëruar, të zënë gafil.

Kusherriit të gruas, Miços që ishte burrë i drejtë, nuk i thashë gjë , s'desha ta ofendoja, por e kujtoja,  se herë tjetër të mos u bëhej vegël qore e thashethemeve.   Kur ia tregova Valit ndodhinë,  u shkul së qeshurie  e tha prere "varja",  e kish ne maje te gjuhes kete fjalë.

Ruaj shumë kujtime e mbresa  në ato vite, takoheshim e bisedoninm si shokë te vjetër, por më shumë biseda per sportin, ishim te dy tifoza të gjermanit në futboll dhe ai i ngacmonte shumë me shaka tifozat e hollandës qe s'ju ecte fare ato vite. . Shikonin ndeshjete sportit ne TV e trye, na terhiqte per krahu, shkonim per gjah bashkë me shoket , delnim piknik nga rezervati i Cangonjit, sipër në mal, në gështenjat e Bickes, dhe gjithmonë i qeshur e me këngë në gojë , pa le që ishte  një shakator gazmor.

Këndonte këngë serenata të shoqëruar me kitarë,  pa le të ngopte  me barsoleta dhe me aforizmat  e bejtexhiut , nga ato të xha Arifit të Pilurit. .

Një mbrëmje vonë, kthehesha nga puna në Progër për në shtëpi me motorçikleten të tipit të vjetër çek,  Java 250w. Ai më shumë bënte zhurmë si ndonjë traktor, se i binin mormitat, antizhurmuesit,  nuk ngrinte më shume se 40/km në orë.  Rrugës që ishte bosh atëhere, se tani është autostradë e me dy korsi .  Aty në të dalë të rrugës së Vranishtit tek stacioni i autobusit urban, i vetemi mjet transporti pasagjeresh në terë Devollin,  takoj në errësirë  anës rrugës Valin.

E mora në motor, do të shkonte në Bilisht. E dini ç'kemi punuar atë natë rrugës ?!

Kemi kënduar  me të madhe gjatë gjithë rrugës deri ne Bilisht, pa frikë se mos na degjonte njeri, pasi melodite i mbytte zhurma e motrit si tanks. . Nuk pëpitinte njeri rrugës. Repertori i këngëve  tona nisi me serenata dhe me pas keneg te lehta, me "valsin e lumturise" te Vaçe Zeles.

Kur po i afroheshim qytetit te Bilishtit qe llamburiste nga dritat neon, ulem zerin e ngrita gazi e motorit qe mos degjoheshin kenget tona te huaja, te cilat ishin te ndaluara, si ate Toto Cutunjes "insieme", "Saranada" te Albanos dhe e mbyllem me kenget tona te preferuara te legjendarit amerikan Elvis Preslit.

Aq e kemi ngritur zërin  ate nate duke kënduar,  sidomos Vali qe kishte një zë tenori si profesionist, sa të nesërmen  kur u ktheva ne mengjes , ca fshatare qe vadisni natën nëpër parcelat anësh rrugës, më thanë, se na kishin njohur. . .

-E dini sa shume e kishit ngritur zërin mbremë natën kur këndonit,  sa i nçuat lepujt nga pollokët. ?!. . reportri i atyre kengeve la gjurme ne tradite, ato i kendon sot i biri Devi Becolli.

. . . . . Ja dhe i biri, Devi, ia kaluar të atit, me një zë brilant të një këngëtari profesionist me nota në partiture , sa e nxora mallin e këngëve të Valit. Ja të tillë ishin ata të rinjtë e brezit tonë, gjithë talente e alegro, të mrekullueshem, të varfer por me zemer te madhe bujare dhe me shpirt artisti. Edhe më të mirë po bëhen djemt tanë.

Aso kohe ishte një dorë e mirë ustallaresh, artiste  te rinj,  neper fshatra e në Bilisht, zanatçinj qe ia kalonin e mjeshtarve te tyre, veçanerisht kepucaret, si Engjellush Xhafi , Bitincke, Ylli  Hoxha Bilisht, "mikja" Sami Bejleri në Poloskë, sot shoferi i linjes Bilisht-Tirane,  e shume te tjere qe i kam njohur nga afer. .

Midis tyre te paharuarin artistin e madh, këpucarin e talentuar, mikun e shokun tim me te ngushte Petrit Bashin nga Vishocica, i cili pasi erdhi e punoi disa vite ne New Jersi  dhe me familje ne Amerike, u nda shume shpejt nga jeta,  nga nje semundje e parakoheshme, . . .  e shumë të tjerë, këpucarë dhe artista me talent, te cilët kanë lenë gjurmë e mbresa në memorit tona.