E enjte, 08.05.2025, 04:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Hasan dhe Lajde Blakaj: Dialog me zanën

E premte, 16.05.2014, 06:44 PM


Hasan dhe Lajde Blakaj

 

Dialog me zanën

 

Kush ta fali ty bukurinë

Vesë mëngjesi  n´trëndelinë

Ku i more ti flokët e arta

Mjellmë e bukur flatër bardha

 

Moj sy bukur vetull harkore

Le e rritë në zemrën arbërore

***

Tash flas unë kjo zemra jote

Netëve gjata  të hënës plote

 

Jam rritë larg nga ky vend

N´gji të shqipeve mbledhë n´kuvend

N´gji të shqipes  n´gji të nënës

N´rreze diellit e dritës  t´ hënës

 

Thellë në shpirt mbaj trashëgiminë

N´ zemrën time kam Shqipërinë

***

Kujt i flet kështu moj gojartë,

Kaq fjalë të ëmbla  e më mall të zjarrtë

 

Të flas ty or bir i trimit

Rritë në Alpe e bjeshkë të vrrinit

Zemër thyer n´këtë vend t´mërgimit

Gjen i shkëputur i Dukagjinit

 

Të flas ty si më t´ folë  zana

T´ burrëroi fisi, e të lindi nana

Të flas ty o trimi im

Që more n´thu më vrap n´shtegtim

 

Moj e bukura e imja jetë

Kaq fjalë të rënda, pse mua m´ flet?

Bukurinë ja marrim Diellit

N´vlug t´beharit në muajin e prillit

 

Bukurinë ja marrim hënës

N´gji të Kosovës e n´prehër të nënës

Edhe fusha blerimin ka

Ne ja marrim se jemi nja

 

Edhe një,  ne që jemi

Me t´ gjitha të mirat ne që i kemi

Vitet e shkuara si kthejmë ne dot

Në rrudha t´nënës të lagura më lot.

 

Stockholm 15 maj 2014



(Vota: 23 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx