| E premte, 16.05.2014, 06:44 PM |
Hasan dhe Lajde Blakaj
Dialog me zanën
Vesë mëngjesi n´trëndelinë
Ku i more ti flokët e arta
Mjellmë e bukur flatër bardha
Moj sy bukur vetull harkore
Le e rritë në zemrën arbërore
***
Tash flas unë kjo zemra jote
Netëve gjata të hënës plote
Jam rritë larg nga ky vend
N´gji të shqipeve mbledhë n´kuvend
N´gji të shqipes n´gji të nënës
N´rreze diellit e dritës t´ hënës
Thellë në shpirt mbaj trashëgiminë
N´ zemrën time kam Shqipërinë
***
Kujt i flet kështu moj gojartë,
Kaq fjalë të ëmbla e më mall të zjarrtë
Të flas ty or bir i trimit
Rritë në Alpe e bjeshkë të vrrinit
Zemër thyer n´këtë vend t´mërgimit
Gjen i shkëputur i Dukagjinit
Të flas ty si më t´ folë zana
T´ burrëroi fisi, e të lindi nana
Të flas ty o trimi im
Që more n´thu më vrap n´shtegtim
Moj e bukura e imja jetë
Kaq fjalë të rënda, pse mua m´ flet?
Bukurinë ja marrim Diellit
N´vlug t´beharit në muajin e prillit
Bukurinë ja marrim hënës
N´gji të Kosovës e n´prehër të nënës
Edhe fusha blerimin ka
Ne ja marrim se jemi nja
Edhe një, ne që jemi
Me t´ gjitha të mirat ne që i kemi
Vitet e shkuara si kthejmë ne dot
Në rrudha t´nënës të lagura më lot.