Kulturë
Agron Shele: Vepra prozaike e Silvana Berkit
E hene, 19.05.2014, 07:29 PM
Elementët social-psikologjikë në veprën prozaike të Silvana Berkit .
(Referim estetik rreth librit me tregime “Më jep vetëm pesëmbëdhjetë ditë”)
Nga Agron Shele
“Më jep vetëm pesëmbëdhjetë ditë”, titullohet libri me tregime i autores Silvana Berki, libër që karakterizohet nga elementë social-psikologjikë , të cilët me karakteret dhe larminë e tyre vijnë natyrshëm si personazhe, por dhe si tipizime të shoqërisë në të cilën jetojmë. Tregimi, si prozë e shkurtër dhe gjini e vështirë, nuk vjen nga autorja në forma të kuadratuara apo skematizime të përcaktuara sikurse ndeshemi shpesh, por rrjedh natyrshëm, figurshëm dhe përmbyll vizualitetin e rrëfenjës në mënyrë parabolike me kurbë shumë të latë mendimi. Njohja e mirë e prognozës shoqëri e bën autoren të operojë lehtësiht intuitivitetin e botës që e rrethon dhe përpos kësaj duke shtuar dhe narrativitetin e ngjarjes, e cila shpesh vjen si referim i asaj (ç' farë duhet referuar? dhe pse ? ) e bën këtë lloj proze, sa mishëruse të aspiratavë të saj humane, po kaq dhe sintetizues të përzgjedhjes mendim. Në këndvështrimin parësor ndeshesh me tablo të gjalla dhe aktive, me mori qënësish që përditësojnë, të cilët lëvizin, ravijëzojnë mendime, impulsojnë natyrat që i karakterizon, shpesh dhe intrigojnë përbrenda qerthullit të tyre të ngushtë, por bisturia psikolgjike e autores i kanalizon si zgjedhje dhe zgjidhje, i rimedisionon si shkaqe dhe pasoja dhe e gjithë kjo nën ejmotivet e forta të veseve dhe moralitetit të shoqërisë që rrethon. Këndvështrimi dytë si vëzhgim psiko - filozofik të çon në dualizmat e shpirtrave të konvertuar si qënësi dhe koncept, si modul percepetimesh dhe mendësish, si frymë dhe depërtimit koshiencë.
Këndvështrimi tretë, ose tridimesional vjen si vëzhgim psiko-social, vëzhgim që duhet të kalojë nëpërmjet një analitike më të gjatë, pasi aty ndërthuret metastaza kohë, gjykimi dhe veprimi si ndërgjegjie, si dhe hapësira e mendimit, ose pikëpamja sociale e autores.
Në tregimin “Dy milionë euro burrë!”, tregim që hap dhe siparin e librit ka një ngjeshje të rrëfimit dramatik, aty ndeshesh gati me gjithë planet konvergjuese të veseve të shoqërisë: me lakminë, etjen pë para, amoralitetin, mashtrimin, shkatërrimin e bërthamës familje, dhe personazhi kryesor, e ngritur nga jeta dhe përtej jeta, si fantazmë alegorike endet përbrenda fatkeqësive që i kanë rënë, këtij rrënimi mizor, i cili ka rrëmbyer shpirtin edhe trupin dhe në fund nuk i mbetet gjë tjetër, veçse t'i rrëfejë krijesës së saj të pafajshme konvertimin e babait të saj në një shumë kartmonedhash të zeza.
“ Ajo e vështroi atë filiz të njomë drejt e në sy. Dhoma kishte kohë që kishte rënë në qetësi, njëlloj si dhomat e varrezave katolike.
Dy milionë pará kushton baba yt,
çika ime! Ato janë të tuat, - i tha ajo, dhe duke hapur krahët e rrëmbeu
Autorja,
si misionare por dhe si intelektuale e shqetësuar, ngre një problem madhor,
problem që vendet e trazuara dhe të varfëra e kanë shndërruar në fenomen, dhe
fenomeni sigurisht prodhon viktima, të cilat për një mentalitet të shëndoshë
tingëllojnë anormale, gati kriminale. Aspekti social dhe psikologjik qëndron
tek pasthirmma që vjen pas këtij rrëfimi, tek zhvlerësimi dhe degradimi qënies
njeri, si dhe tek indeksi i psikomanisë
së sëmurë që rrezikon moralitetin shoqëri.
Një tjetër tregim përforcon edhe më tepër idetë fikse të autores, e cila planin social-shoqëror e ka në rend të parë dhe e ka bërë lajmotiv të veprës së saj.
Tregimi “Hasmi”, ngre një tjetër aktakuzë ndaj fenomenit “gjakmarrje”, si fenomen që ka anshkaluar të drejtën civile qytetare dhe funksionon si : “ kanun”, si trajtim i plagës më të rëndë shoqërore që perjetojmë, duke ngujuar dhe rrëmbyer jetë përditë, si dhe duke gangrenizuar dhe izoluar familjen shqiptare.
“Kuptoi
sesi fisi e kishte shtyrë këtë të gjorë të merrte hak, një hak që ishte kthyer
pothuaj gati në një luftë familjesh e në të cilën askush nuk
Më konkretisht nëpërmjet këtij ekstrati kuptojmë gdhendjen mjeshtërisht të këtij personazhi nga ana e autores, e cila artistikisht por dhe psikologjikisht, nëpërmjet këndvështrimit të Drejtorit të Burgut (trinitetit), sjell gjendjen emocionale dhe përjetimet e vetë “hasmit “, konceptet e tij, hapësirën e veprimit dhe të drejtat e kushtëzuara që i lejon “kanuni”.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm, i cili nuk mund të anashkalohet është edhe proçesioni i stimulimit, i cili vjen si frymë dhe botëkuptim për të ndikuar realisht dhe ndjeshëm në mentalitetet e rënduara, si ndërgjegjësim human dhe civilizues, si paraprirje ndaj vlerave emancipuese dhe shoqërore dhe e parë në kontekstin e rolit të shkrimtares, si pararendëse e gjithë zhvillimeve njerëzore misioni saj përkon dhe parashtron ide të tilla kaq madhore.
Proza e
autores karakterizohet edhe nga elementë të tjerë plotësues, të cilët vijnë
natyrshëm nga traditat përjetuse, metafizika e gjendjeve që kërkon të
përcjellë, çiltërsia e mendimit dhe
ringritja e tij në kulmim idesh, shprehishmëria dhe të gjitha këto në funksion
të mesazhit të qartë dhe përqasjes ideo-artistike që duhet të përshkruajë një
vepër e mirëfilltë letrare. Vlen të theksohet edhe përmbyllja që i bëhet
rrëfimit prozaik të saj, e cila vjen si një përmbysje e madhe që i bëhet
gjendjes fillestare, me të vetmin qëllim që të krijohet përthyerja dhe beftësia
e artit që krijon, si dhe poetika prozaike, e cila e bën tekstin më solid, më
kumbues dhe më përafrues për lexuesin.
Si përfaqësuese e “Letërsisë Bashkohore”, autorja Berki nëpërmjet prozës së saj shfaqet si penelatë e plejadës së re, ku aspekti social-psikologjik-filozofik është shndërruar në moto dhe deshifrim i problematikës kohë, dhe si e tillë vepra e saj, si editim i hapësirave të reja dhe dritësisë së mendimit hedh një hap tjetër drejt përsosjes dhe kulmimeve të letrave tona shqip.