Kulturë
Nebi Dragoti: Ajër Shqipërie
E shtune, 17.05.2014, 05:51 PM
NEBI DRAGOTI
VERË, MOJ VERË, VALLEN NDIZE…
VERË, MOJ VER
Nipit tim, Klidit.
Verë, moj verë,
vallen ndize!
Gëzimin e fëmijëve
tunde kaltërsive!
Të zgjuar i kemi,
i duam të zgjuar,
Shqipërinë më të bukur
kanë për ta ndërtuar.
I kemi të shkathtë,
i kemi punëtorë,
Dheun e të parëve
e bëjnë madhështor.
Bota ta dijë:
rrojmë krenar,
në dheun flori
jemi shqiptarë.
QERSHORI GAZMOR
Tullumbacet ajrit ngrihen me dorë
qershori gazmor, gazmori qershor.
Fëmijët dehje gëzimi seç kanë,
si fluturat harbojnë në luadh.
Në liqenj, në dete, në lumenj
me not gëzimi shpërthejnë.
“Lamtumir, s’të harrojmë ty , shkollë,
përsëri me forca do të vimë në shtator.
Tullumbace gëzimi ngre me dorë
gazmori qershor, qershori gazmor.
AJËR SHQIPËRIE
Në ajër,
në ajër të pastër
oksigjeni dlirësie,
ti dil!
Ujë,
ujë të freskët
në ar bjeshkësh
të pish!
Këtu ku rritesh,
rritesh i shëndetshëm
në ajër lirie,
në ajër Shqipërie.
Në ajër Shqipërie
me këmët në tokë,
me kokën në qiell
Ante, fis trimërie!
PRANVERË
Pranvera bleron,
pranvera shpërthen,
ujërat e kaltra
vërshojnë në bjeshkë.
Shpejton gjelbërimi
me të katra vrapon,
i tunden grigjës në qafë
zile, këmborë.
Ogiçi lozonjar
blegërin në mal,
hidhet , përdridhet
tamam si valltar.
Grigjat larushe
si bletë në lëndinë,
hënën në kroje
për qumësht e pinë.
Hënë në kroje
për qumësht e pinë,
këto vise manushaqe
fëshfërijnë, mërmërijnë.
Këto vise shqiptare
erëzojnë trëndelinë,
hapsirat e kaltra
dehur me blegërimë.
PASIONANT PYJESH
Pasionant pyjesh
i etur kam qënë;
në gjethe plepi
kam shkruar vjershë:
-Mos m’i prisni pyje!
kam thënë,
pyjet mbushur bilbila.
O, nëpër lisa
era të fërshëllej,
shkumbëzuar përrenjtë
fushave të zbresin
si pentagrame me zhaurimë.
DALLËNDYSHET
Dallëndyshet erdhën
me çvit, çvit muzikë,
ulen, ngrihen,
zgjojnë avllitë.
Lodrojnë nëpër tela,
lodrojnë nëpër pemë,
shigjet, pikiadë në hapsirë!
Mysafiret e shtëpive tona,
zonjëza krahë hapur,
ne krahët u hapim
ditëve gjithë gëzim.
Dallëndyshet erdhën
ngarkuar mbi krahë
na sollën pranverën,
apo na solli ato
e jona pranvera?!
Çerdhet kanë festë,
çerdhet nëpër streh
ua ruajmë ne.
Dallëndyshe përkëdhel,
dallëndyshe puth në gushë,
o ju gushëshkruara,
çerdhet ua bëj me vjershë.
KËTO LETRA
Kashtën e grurit,
kashtën e Kumtërit
si qumësht në fabrikë
letra ta bëjmë,
libra të shkruajmë
për ju , o fëmijë.
Pastaj ju në shkolla
mbi këto letra të bardha
shqipen të shkruani,
të shkruani esse:
-Nga prindërit servirur i kemi,
servirur nga ara…
VRAPO
Vrapo,
bëhu atlet,
sportist bëhu,
më shpejt,
më shpejt!
Vrapo,
se jeta thërret:
munde dembelizmin,
mendjen të shëndosh
ta kesh në jetë!
Nxito
në shkollë,
jeta e bukur
bukur të kërkon:
nxënës shëmbullor.
Vrapo, vrapo,
më shpejt, më shpejt,
me trupin drejt
ec përpara
gjithmonë!
Vrapo,
kënga në gojë
të jehojë lart,
larg;
Marsh!
ATJE
Atje
tek ara,
tek lopa,
tek delja,
të kemi përpara:
bukë,
qumësht,
mish
e djath
në tryeza(…)
rrush e verë.
Mos harro!
Ta presim mikun
gëzuar miqësisht.
Fort
të djersijmë
atje tek ara…
2014.