E enjte, 08.05.2025, 01:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Mazllum Saneja: Poezi polake - Michal Ostrowski

E hene, 19.05.2014, 07:39 PM


POEZIA BASHKËKOHËSE POLAKE

 

MICHA? OSTROWSKI

 

SIMETRIA E FRYMËMARRJES

 

(Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja: Mazllum Saneja)

 

Në sytë tu

Reflektimi i qartë

I fytyrës sime

 

Në mollëzat e faqeve ndiej

Frymëmarrjen tënde të qetë

Dhe erën e ngrohtë të verës

 

Të heshtur

 

Dhoma e mbushur

Me frymëmarrjen tonë

E zbrazëtinë

 

Simfonia

E frymëmarrjes sonë

Si këngë e qetësisë

 

Mushkëritë e të dashuruarëve

Si dy simetri

Të frymëmarrjes

 

Gjithnjë më tepër

Të bashkuara  të skuqura

 

 

KËNGA

 

Ndeza radion të dëgjojmë këngën tonë

A e mban mend

When I Fall In Love

Vallëzoj si atëbotë

Vallëzoj me vetveten...

 

 

GJETHI

 

Jam ulur në livadh

Ku qetësia luan me violinë

Atëbotë desha të këpus degën e gjelbër

Mbushur me lule

Dhe zura të shkruaj në gjethet e lules

Rrëfimin e dashurisë

Dhe letrat e mia

Që kurrë nuk do të arrijnë...

 

SHËNIM PËR AUTORIN:

Michal Ostrowski (1995) është nxënës i Liceut të Përgjithshëm

Shoqëror “Marion Dönhoff” në Miko?ajkach (Poloni). Është

person me aftësi të kufizuara fizike që nga lindja. Deri më tani

botoi këto vëllime poetike: “Puthje e Trëndafilit” (2012),

“Iluzione” (2013) dhe “Simetria e frymëmarrjes” (2014).



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx