E diele, 01.06.2025, 11:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Frrok Vukaj: Arritje në punën shkencore

E shtune, 24.05.2014, 06:05 PM


AKADEMIA PEDAGOGJIKE E TIRANËS

ARRITJE NË PUNËN SHKENCORE.

EKSKLUZIVE NGA FRROK VUKAJ

Brenda 10 ditëve të fundit  u kurorëzuan dy konferenca shkencore; në më pak se 3 vite  janë zhvilluar 5 konferenca me 102 referues, prej të cilëve 52 profesorë e doktorë, ndër ta 20  personalitete të ardhur nga jashtë dhe 28 studentë të kësaj Akademie. Mbi 60% e stafit po punojnë për botime të reja, vitet e fundit janë botuar 24 libras, 8 prej të cilave tekste universitare. Në konferencën e djeshme, përveç shumë pjesëmarrësve e personaliteteve, mori pjesë edhe Zj. Nora Malaj, zv/ministre e MAS.

Një ndër arritjet më të dukshme në APT  është puna kërkimore shkencore, ndonëse është universitet relativisht i ri. Kjo kërkese po pasqyrohet qartë edhe në diskutimet dhe platformat që po hartohen nga aktorët  që projektojnë e realizojnë këtë Reformë të re për Arsimin e Lartë.

Duke pasur një vizion të qartë, po ecet mbi baza të shëndosha e për rrjedhojë ka suksese  bindëse e në rritje. Konkretizimi i kësaj është edhe organizimi i dy Konferencave Shkencore të realizuara brenda një harku kohor prej më pak se dhjetë ditësh. Kurorëzimi i kësaj ka ardhur pas një pune serioze sistematike prej një viti akademik nga gjithë stafi pedagogjik, nga studentët e dy niveleve (master e bachelor), bashkërenduar kjo edhe me organizmat e tjerë të kësaj fushe.

Konferenca e parë u zhvillua në Mirditë (Rrëshen) me datë 17 Maj, organizuar nga APT dhe DAR e qarkut Lezhë. Të 17 temat patën për bosht kryesor “Nga individi te grupi –forma pune e përvojë për të shmangur devijimet në sjellje e përparimin e dobët”.

Rektori i kësaj Akademie, Prof.dr Musa Kraja, mbajti referatin kryesor me teme: “Probleme themelore në punën e diferencuar me nxënësit drejt grupit gjithëpërfshirës”. Nga referuesit u trajtuan dhe u ndoqën me interes tema si: Bashkëpunimi shkollë - familje, nxënësit e vështirë në të nxënë e në sjellje, puna e diferencuar e mësuesit, integrimi i fëmijëve me nevoja të veçanta, motivimi i nxënësit në punë, burimet e stresit format e punës dhe veprimtaritë që përdor mësuesi për të ulur e minimizuar gjendjet  stresante, mësimi i gjuhëve të huaja dhe integrimi, puna individuale me nxënësit në zonat rurale, trajtimi i fëmijëve me autizëm etj.

Prezenca gjatë gjithë kohës e drejtorit të DAR  Bardhok Pulaj dhe kryetarit të Bashkisë Rrëshen Ndue Gega, ishte vlerësuese e domethënëse edhe për një pjesëmarrje më të gjerë, që do t’u shërbente mësuesve në punën e tyre.

Me datë 23 Maj nga APT u organizua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë: “Jashar  Rexhepagiq dhe Mendimi Social -Pedagogjik i Tij”.

U mbajtën 15 kumtesa nga pedagogë të Akademisë Pedagogjike të Tiranës si dhe referues nga Kosova, Mali i Zi e Maqedonia përfshirë edhe të kombësive të huaja.  Fjalën e hapjes e mbajti Prof. dr. Musa Kraja.

Referatin kryesor për Akademikun Jashar Rexhepagiq, e kumtoi Prof.dr. Hajrullah Koliqi, një personalitet i shquar në fushën e arsimit e më gjerë. U ndoqën me interes edhe temat: “Psikologjia dhe pedagogjia në mendimin social të Akademikut Jashar Rexhepagiq”, “Akademiku Jashar Rexhepagiq e pasuroi më tej kurrikulën e Pedagogjisë”, “Jashar Rexhepagiq për veprën “Gratë” të Sami Frashërit”, “Akademiku Jashar Rexhepagiq, hapi shtigjet e para të studimit të zhvillimit historik të shkollës shqipe në ish – Jugosllavi”, “Jashar Rexhepagiq- analist objektiv dhe  origjinal”, “Jashar Rexhepagiq për demokratizimin e shkollës dhe të mendimit pedagogjik”, etj. Kësaj konference ia rritën vlerën edhe pjesëmarrja e kumtuesve si: Akademiku, Prof. dr. Pajazit Nushi, Prishtinë – Kosovë, Prof. Hamit Xhaferri - Univ. Europa Juglindore Tetovë, Prof.dr. Bahri Brisku – Ulqin, Prof. Dr. Vebi Bexheti - Univ. Europa JP Tetovë- Maqedoni,  Prof.dr. Xheladin Murati - Universiteti Tetovës Maqedoni, Prof.dr Sejfedin Haruni - Tetovë

Në këto dy konferenca u referuan 32 tema, 13 prej të cilave nga profesor e doktor të shquar, 7  prej tyre nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Në konferencën e djeshme, përveç shumë pjesëmarrësve e personaliteteve, mori pjesë edhe Zj. Nora Malaj, zv/ministre e MAS:

Në më pak se 3 vite bilanci i deri tanishëm është një bazë e shëndoshë për arritje të mëtejshme:

5 konferenca shkencore 2 prej tyre ndërkombëtare; 102 referues prej të cilëve 52 profesorë e doktorë e 28 studentë të kësaj Akademie.

Nga jashtë vendit kanë  referuar  20  personalitete nga Zvicra, Mali i Zi, Maqedonia, Kanadaja etj., pjesa më e madhe e të cilëve me tituj e grada.

Mbi 60% e pedagogëve kanë në përfundim e sipër libra për botim

Nga pedagogë të brendshëm e të jashtëm në 5 vitet e fundi janë botuar 24 libra , 8 prej të cilave tekste universitare të miratuara nga organet kompetente si literaturë bazë apo ndihmëse

Marrëdhëniet e  bashkëpunimi me shumë universitete, institucione shkencore brenda dhe jashtë vendit kanë ndikuar pozitivisht në mbarëvajtjen e punës.

Shumë me vlerë është edhe përvoja e krijuar dhe mbizotërimi i klimës për thellimin e arritjeve ku janë përfshirë edhe pjesa më e madhe e studentëve.

Kuptimi, vizioni dhe veprimtaritë për punën kërkimore shkencore përkojnë më së miri edhe me kërkesat e fundit për Reformën e Re që po ndërmerret për Arsimin e Lartë.

-Nga Tirana, ekskluzive per ZemraShqiptare, 23 Maj 2014-



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx