Kulturë
Tahir Bezhani: Shefqet Dinaj - ”Enigma”
E merkure, 28.05.2014, 07:22 PM
KRATERI EROTIK I SHEFQET DINAJ
Shefqet Dinaj:”Enigma”,poezi,2014,botoi Klubi letrarë”Gjon N.Kazazi” Gjakovë.
Nga: Tahir Bezhani
“E ndiej aromen e shpirtit tend
Qarkulluar në damarët e mi”
(Sh.Dinaj)
Libri me poezi i autorit Shefqet Dinaj,përuruar në javen e Mitingut të poezisë në Gjakovë,është i përkëthyer në gjuhët Gjermane dhe Frenge nga autorët,Gëzim Krasniqi e Donika Juniku. Libri “Enigma”,është botuar nën përkujdesjen redaktoriale te profesoreshës e poetës,Migena Arllati,me recensent,z. Majlinda Rama e Halil Haxhosaj.
Libri”Enigma”,është libri I dytë me poezi I autorit Dinaj ndërsa I gjashti me radhë nga fusha tjera,ku zoti Dinaj me kujdes lëvron edhe shkencat historike etj.
Duke lexuar poezitë nga libri “Enigma” te autorit Shefqet Dinaj,fillim e mbarim, ballafaqohemi me një lulëzim erotik,një pëlcitje interesante e insirative nga sfondi i tij imagjinativ e krijues. Nga z.Majlinda Rama,recensente,autori mer epitete lazgushiane,për mënyren e përjetimit dhe interpretimit poetik te erotikës ,e posaqerishit te poezisë “Buzë liqenit”. Natyrshëm se ka gjetur të sakt motivin krahasues z.Ramaj,por do shtoja se poezitë e autorit Dinaj,janë më shumë si përfytyrime,parashikime,emocione, ku egoja e ti poetike,shpërthen si krater vullkani, me te cilat çfryrje,te le me begatinë e jetës mbushur me optimizëm. Mënyra e prirjës për erotikë,dëshirorja,më së miri lexohet tek poezia “Dëshiroj” ku pos tjerash shkruan:
“Në sytë e tu magjepës
Të shoh si lozin valle
Dielli e hëna!...
………………….
Të ndiej aromën e shpirtit tend
Qarkulluar në damarët e mi”
Secili
poet,secili krijues,në mënyren e vet të përjetimit,nxjerr nga thellësia e
shpirtit,atë që mendon se është me e mira. Në këtë rast,poeti Dinaj,duke vjelur
shpirtin e vet krijues,lexuesit I ka falur vargje te nxjerrura nga shpirti
vullkanik,për ta pasuruar idene e shpirtin e të tjerëve, se dashuria,në fakt
dimensionet e sajë,kanë një shtrirje gjithëandej, fushave të jetës ,pa të cilën
nuk ecet.
Në këtë aspekt,po të thellohemi më tej,shofim filozofinë e jetës,të cilën e kanë spjeguar edhe të tjerë para nesh. Kur kemi bukuri e madhështi në mesin tonë,pse t’ua lakmojmë të tjerëve dhe të krijojmë “lëmsh” jetë në jetën tonë . Për të bukurën,glorifikimi nuk është i tepërt e as për dashurinë ndaj të bukurës. Në poezinë “Në sytë e tu”,vërtetë lexojme (mendoj) vargjet më të bukura të këtij libri:
“Në sytë e tu
Ndiej zjarrin e tërbuar
Që shkrin acarin
E frymës sime….”
Fuqia e lirikave të poetit Shefqet Dinaj,në këtë zhaner erotik, nuk do ishte aq e pëlqyeshme sikur të mos përdorte me mjeshtri elemntet e domosdoshme letrare,siq jane,metafora,simbolet,krahasimet etj. Nisur nga këto,frymëzimet krijuese,japin tabllo jete që e bëjnë të gjallë liriken dhe në përgjithësi poezinë e autorit.
Ky botim i autorit Shefqet Dinaj, me 40 poezi,fillim e mbarim,poezitë jane lirika të një tematike ku poeti ka shfaqur boten e tij përsonale dhe ka pasuruar poezinë në përgjithësi me prurje triumfale. Ky zhaner letrar,përmbanë universalitetin e ndjeshmërisë krijuese.
Për këtë liber,recensentja z. Majlinda Rama shkruan:”dhe në këtë kuptim lirizmi i autorit gjakovar,Shefqet Dinaj,përbën tashmë një tjetër gur të rëndë në murin e lirikës erotiko-dashurore të letërsisë shqipe,duke ecur në gjurmët e shumë poetëve lirikë me vepra të përkora”.