E premte, 25.07.2025, 08:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Namik Selmani: Ura e Zemrave

E merkure, 28.05.2014, 07:11 PM


Namik Selmani

Ura e Zemrave

(Kushtuar poetit dhe atdhetarit të shquar, Neki Lulaj)

 

Eja, vëllai im

Ta shtrijmë pëllëmbën e ngrohtë

E ta ngrejmë një URË të madhe në zemra

Kurrë të mos të rrëzohet si në legjenda

As nga shqotat as nga dallgët e fryra të lumenjve

Aty të ndezim ca fishekzjarrë lumturie

Që të ndriçojmë ditët tona të paprekura

Aty të frymojmë shqiptarisht

Të këndojmë shqiptarisht

Derisa të bëhemi pritë për Botën e së Keqes

 

Eja, miku im

Ta bëjmë dasmën e fjalës Shqipe në Kosovë e në Çamëri

Gjunët të mos na lodhen

Nga Marshimi mitik që prek sinorët e legjendës

Viteve që shkuan

Ua kemi borxh gjunjin e vrarë e ëndrrën që u tha në filiz

Viteve që vijnë

Ua kemi borxh hapin e pahedhur dhe Zërin e së Vërtetës

 

Eh, ç’kohë ishte!!!

Avionët e largët s’bëheshin dot pëllumba postjerë për pragjet

Tingujt e pathënë

Në futën në grackë pesha e Mortit idhnak

Oooh

Na duhet një Urë

Mes zemre që të rizgjojmë frymë balade

Në vend të nuses therror në kështjellë

Të vëmë do fjalë do këngë në lapidar

 

Ohh vëllai im

Zezonat të ikin nga trojet ku vajtocat duan vajtim

Të zgjojmë  tupanët e brirët e vënë në buzën e tharë

Bekimin e bacës

T’ua japim kësaj dore që të zgjatet deri në amshim

Ninullën e re

T’ua thurim ditëve, netëve, fëmijëve si lule n’bajrak

 

Eja miku im

Të rrëmihim e të mbjellim qoftë dhe me duar ugarët me plisa gjaku

Fryma të mos ngecë në varret që presin trupat e humbur e të hirëzuar

Vërtetë ashtu ishim

Maratonomakë këmbëpalodhur në udhët ku na priste pragu

Apo pulëbardha që mbajnë në supe e krahë amanetin e pashkruar



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx