E premte, 25.07.2025, 03:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Roze Auslander

E premte, 30.05.2014, 07:04 PM


Roze Auslander u lind në Çernovic, Bukovinë. Studioi  letërsinë dhe filozofinë. Më 1946 shpërngulet në SHBA, kurse gjatë vitit 1963 kthehet përsëri në Evropë për të jetuar në Vjenë, pastaj më 1965 largohet prej atje dhe vendoset në Dyzeldorf, ku edhe jetoi më gjatë, në këtë vend të adhuruar. Për punën e saj krijuese i ka marrë shpërblimet më të larta që ekzistojnë në Gjermani. Roze Auslander u nda nga jeta dhe krijimtaria e saj në vitin 1988 në Dyselldorf. Ka botuar njëzet e shtatë vepra poetike. Prej tyre më të njohura janë “Ylberi’’ (Der Regenbogen) 1939, “Vera e verbët’’(Blinder Somer) 1965, ’’Pa vizë’’(Ohne visum) 1974, “Shenja tjetër’’ (Andere Zeichen)1975, “Përmbledhje vjershash’’ (Gesammelte gedichte) 1977, “Mbetet edhe shumë për t’u thënë’’ (Es bleibt noch viel zusagen) 1978, “Marrëveshje’’ (Einver­standnis) 1980, etj.

 

MUILLIRI I ERËS

 

Buka e përditshme

vjen duke u shtrenjtuar

 

Mulliri i erës

bluan miell rëre

 

Nëpër rrotë një kothere

ushqen varfërinë

 

Jepmë çka ti nuk ke

i dashuri fqinj

 

Çka kërkon

në arratisjen e ujit

narcis

 

 

KURESHTJE

 

Lëkura ime

është tatuazhuar

me shenja të ngatërruar

 

Mbrëmjeve shtrihem në një urnë

aty ku banon

bota e shkrumbuar

 

Në mëngjes

ia çeli sytë diellit

 

Ai zgjohet

dhe më shtrinë mua

para rrotës

së orës

 

 

MË E BUKURA

 

Unë arratisem

në çadrën tënde magjike

Dashuri

 

Në pyllin e ajrosur

aty ku përkulen

kullosat majuc

ngase nuk ka

më të bukur se ti

 

 

LOTËT

 

Ato e shuajnë zjarrin

që ndizet në ty

 

nga urdhri

tronditës i sekondave

rrotullohen rreth syve tu

dhe nëpër rrugën e faqeve

bien poshtë

Askush s’mund t’i ndalë

 

Ato nuk të pyesin ty

për miratim

 

Pika të njelmëta

besnikërisht rrjedhin

nga deti yt i brendshëm

 

 

PRAPA MUREVE

 

Prapa murit

merr frymë

ëndrra   e përrallë treguesit

 

Ai lavdëron

jetën

e dashurisë shumë ngjyrëshe

apo gjethet e gjelbra të së vërtetës

 

Nëpër pesë kontinente

prapa mureve

lavdërohet

përrallë treguesi

për jetën dhe dashurinë

 

 

NJË PËRRALLË

 

Një njeri shtegton

prej shteti në shtet

prej qyteti në qytet

 

Ai kërkon një vend

pa grindje pa urrejtje

 

I shqetësuar

shtegton

drejt botës

dhe kërkon

 

Një përrallë

 

 

NDRYSHIMI

 

Ne kthehemi në atdhe

Pa trëndafilat

Ato kanë mbetur në dhe të huaj

 

Kopshti ynë shtrihet

I varrosur në varreza

 

Ai ka ndryshuar

Shumë e më shumë

 

Ne jemi bërë gjemba

Në syrin e të huajve

 

 

PËRHERË NËNA

 

Ylli im varret

për gjalmin e kërthizës së saj

 

Unë pi tëmblin e saj

tash shpejtë

unë do të lindi

 

Pas vdekjes sime

ajo do të më rritë mua sërish

 

 

BURIMI

 

Në oborrin e thekur

Ende gjendet burimi

I mbushur plot me lot

 

Kë qanë ai

 

Kush e pi

Etjen e tij të zbrazët

 

 

RESPEKT

 

Unë nuk kam respekt

për fjalën perëndi

 

Por kam respekt të madh

për FJALËN

me të cilën

i ndihmoj perëndisë

ta krijoj botën



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx