E diele, 28.04.2024, 10:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Do kemi zgjedhje

E diele, 01.06.2014, 05:05 PM


Dibran Demaku

 

DO KEMI ZGJEDHJE

 

Dhe nisi fushata do kemi zgjedhje

dikush me të katra nuk lodhet në bredhje!

 

Partitë e majta,partite e djathta

zgjohen nga gjumi tregohen të shkathta!

 

Me premtimi të zëshme do ndryshojnë botën

andaj o popull mos e kurse votën!

 

Ose sot ose kurrë se të erdhi dita

kandidatët e propozuar janë sy-petrita!

 

Limonët e shtrydhur i ndërrojnë partite

ishin të ndrydhur ëndërrojnë pozitë!

 

Ëndërrojnë vend "nën diell" postin e deputetit

që nga lagje e fshatit në zemër të qytetit!

 

Të kaluarën politike e hedhin në kosh

të ardhmen patetike me zotime e fjalë bosh!

 

Dhe nise fushata do kemi zgjedhje

dikush me ca kartëra do bëjë përdredhje!

 

Do bëjë përdredhje me kuti me vota

për një grusht vjedhje s`përmbyset bota!

 

Kosovë e varfër pa ujë e pa drita

të rrofshin zgjedhjet dhe deputetët petrita!...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora