Kulturë
Xhevahir Cirongu: Poezi me ngjyra ylberi shpirtëror
E premte, 17.01.2014, 08:18 PM
Poezi me ngjyra ylberi shpirtëror
(Vështrim rreth librit ‘’Kur dehen perënditë’’ poezi të autorit A. Zaplluzha)
Nga Xhevahir Cirongu
Të lexosh poezitë e poetit Kosovar Adem Zaplluzha, s’ke se si të mos ndjesh që në fillim aromën e plisit të tokës së vendlindjes . Ajo shpaloset me gjithë fuqinë e saj magjike, dhe të rrok pas vetes si një lum që ka ujë të kulluar për gjatë rrugëtimit të leximit. Në këtë rrugëtim , kur ke lexuar 86 vëllimet e këtij poeti, të cilat janë tashmë në duartë e dashamirsëve të librit, e sidomos adhuruesit e poezisë,ndjen një krenari të ligjshme , sepse vargu të ngroh si dielli. Në këtë vëllim të ri, që poeti Adem Zaplluzha e ka ndarë në tre pjesë, me titull ‘’Kur dehen perënditë’’, vargu poetik përshkruhet nga fillimi gjer në fund me ndjenjën e thellë të dashurisë njerëzore. Poezitë e autorit Adem Zaplluzha, janë me rrënjë te plisi i tokës sonë Shqipëri. Atdheu , natyra e njeriu, janë të shkrira në një plan të vetëm në këtë vëllim poetik. Ato flasin me gjuhën filozofike të thjesht e japin mesazhe të qarta për te lexuesi, sepse poezia që në lashtësi e deri sot, ka qënë pjesë e shprehjes shpirtëror të njerëzimit.
Poezia ka qënë dhe është oazi që ka mbushur shpirtin e njerëzve, si në
gëzime e në hidhërime, për të lartësuar ndjenjat njerëzore duke u dhënë forcën e gurit dhe
ëmbëlsin e mjalti të fjalës. Të tilla janë edhe poezitë e poetit Adem
Zaplluzha, sa të thjeshta, aq edhe kuptimplota me ‘’farën e grurit’’shpirtëror
që kanë në vetvete ato, e përcjellin fuqishëm
për te lexuesi ynë. Larmija e poezive që sjell poeti
në këtë vëllim të ri me titullin ’’Kur dehen perënditë’’,
është një shprehje e gjallë e jetëdhënse, sepse vargu poetik ka rrënjët e
tija me degët e frutat krijuese të
dhuruar nga vetë perëndia, që më së
fundi për poetin vargu është një frut ‘’Shege’’ me rruaza të kuqe gjaku në
dehje që s’ka vdekje kurrë. Në poezinë me titull ‘’Ku njeri prej stralli’’
tregon lindjen e njeriut nga pluhuri kosmik e që ka forcën si guri i zjarrtë të
strallit e lëshon zjarr e xixa fjale e tinguj me ngjyra ylberi në gjithësinë ,
ku vetë njeriu e poeti është pjesë e këtij realiteti jetësor. Ndëthurja e faktorit historik dhe me miteve historike njerëzore, si dhe të
heronjëve, janë përshkruar me ndjenjë e pathos poetik në poezitë e shkruara të
autorit Adem Zaplluzha. Ato kanë vargun e qiellit kaltërosh e të detit të
kaltër të mendimeve. Në poezinë ‘’
. ..Dhe poeti na e sjell shprehimisht kështu:
‘’I shkulte lisat e sinonimeve,
për të mbjellë dashurinë
në krahorin e atdheut të dërmuar.’’
Vështrimi poetikoletrar të poezive të këtij autori ngjasojnë si fibra optike në gjithë brendinë e tyre.Aty gjen dashurinë nherëzore e të qënurit njeri, hipokrizinë, historitë, tokën e lumin, pemët me gjethet,gurin dhe zogjtë, hënën me yjet, hapsirën qiellore e kozmosin, heroin e njeriun e thjeshtë, të gjitha këto të përfshira në korpusin e vargut poetik.Te nëna natyrë poeti nuk ndahet për asnjë çast, dhe nga shpirti i tij del llava poetike e vargu me ngjyra ylbri. Ato janë spërkatur me vesën e avujt e frymës njerëzore, të shkrira në një të vetme që quhet ‘’Dashuri njerëzore!’’. Dhe kjo duket qartë në lexushmërinë e vargjeve në gjithësinë e poezive e më konkretisht te poezia që ia kushton poetit lirik Frederik Reshpes.
Te poezia me titull: ‘’Më duket se atë natë’’, ai shkruan këto vargje: ‘’Mbi parmakët e qelqta të mendimeve/ binte nga pak shi’’.(për natyrën e mendimin).
..Ose te poezia që ia kushton poetit Frederik Reshpes, midis vargjeve të tjera thotë me dhimbje e kujtim malli për njeriun e letrave shqipe, e sidomos pë poetin, për dhimbjen e vargut të këtij poeti. Vargu del si gurrë nga thellësia e shpirtit të poetit për poetin.Ja si thotë Adem Zaplluzha:
‘’Jo ,or miku im i mirë
Nuk vdiq Frederiku!’’
Por , edhe për mjegullat që ngrihen e lartësohen lartë në qiell, së bashku me mendimet e poetit pikojnë si vesa e mëngjesit në shpirtin e tij e derdhen në lumin e vargit poetik.Pra, te vëllimi më i ri të titulluar : ‘’Kur dehen perënditë’’,lexuesi gjen xhevahire shpirtërore aty.
‘’Mjegullat me do
Vajtojnë fatin e reve’’.
’’Të mos qajë edhe ai cop druri
Të mos denis si guri i lagjes,
Ku kanë pritur pleqtë e fshatit
Kthimin e djemëve nga kurbeti’’.
Edhe shprehet metaforike i përdor disi të kursyera, me gjetje gjithmonë në ngjitje për nga domethënia e tyre kur derdh në vargun poetik. Brenda kullës së shpirtit, furtunat e jetës janë në shpërthim e sipër te autori. Ai këtë e tregon me vargun që shkruan çdo ditë, mbi fletën e bardhë, që mendimi i cili buron nga kulla e shpirtit të tij të përjetësohet në varg poetik, si një mënyrë rebelimi ndaj fenomeneve që ka kaluar gjatë jetës, por edhe foktorit jetik ku jetojmë në jetën tonë të përditshme si atë shoqërore e socialekonomike. Kuptimplot ky fakt shprehet te poezia ‘’Nga syri i një peme të egër’’ , më konkretisht:
‘’I kujt ishte ai sarkofag
Nga i cili fluturuanë
Disa zogj të çmendur!?
Por, autori i librit jep me detaje edhe tragjiken e jetës, vdekjen, truallin e gurin e përmotshëm që s’ka ‘’vdekje’’, pra , varret me epitafet e tyre që flasin me heshtjen te të gjallët. Dhe ai e përshkruan qartazi me këto vargje :
‘’Më lër të pi trishtimin e këtij helmi,
…doli edhe nata’’….
Të gjtha metaforat që përdor autori Adem Zaplluzha në poezitë e këtij vëllimi, janë shprehje e pjekurisë së vargut që i jep jetë e domethënie gjthçka që e rrethon njeriun në këtë botë me plotë mistere. Në fund të fundit , jeta duhet jetuar ashtu si është, por mesazhet e autorit na tregojnë se duhet edhe guxim e qëndersë ndaj fenomeneve e pengesave gjatë rrugëtimit të jetës sonë. Të mos thyhemi para vështirësive, dhe kur njeriu ka shpirtin e madh, lartësohet deri në pavdekësi. Rrënjët e shpirtit metaforik të shprehura në poezitë e autorit, na jepen me detaje të arrirë nëpërmjet artit e fjalës së shkruar.
Edhe ky vëllim i ri poetik ‘’ Kur dehen perënditë’’ ëshë një gur themeli që i vendoset ‘’ kështjellës’’ krijuese poetike të autorit kosovar Adem Zaplluzha.
Xhevahir Cirongu
Publicist, poet, shkrimtar
Durrës, Janar 2014