E diele, 04.05.2025, 11:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Alida Hadri: Nën tingujt e kitarës

E marte, 14.01.2014, 07:58 PM


NËN TINGUJT E KITARËS MAGJEPSE

Momenti i frymës sonë, porsi tingujt e kitarës sate, bëhej frymëmarrje e akorduar. Ashtu, sikurse nata dhe drita e hënës, e harmonizuar me vezullimin e yjeve mbi suprin mali!... Dhe, kjo ka të bëj vetëm me ndjenjat e mia, të cilat dua të frymojnë me një ritëm tjetër, për t`i harmonizuar frymëmarrjet e ditëve të mia me frymëmarrjen e kohës sime drejt, shkëlqimeve të reja, ku takohen dashuritë e vërteta…

Shkruan: ALIDA HADRI

Së bashku me rrahjet e zemrës së përvajshme ndryshova thellësisht…  Nën ritmin e tingujeve, e magjepsur, zemra ime mori ritmin e tingujve, që nxirrnin gishtrinjtë  tu nga  akordet e kitarës, e cila prajshëm pikonte lotin e shtrydhur, ku dhimbja dhe zbraztësia nuk ekzistonin, ngase të ndej pranë dhe ngopem me frymën tënde. Ne nuk dimë çështë dashuria, dhe nuk kërkojmë përkufizim për të, se një e tillë nuk na duhet. Ne kërkojmë  dorëzim. .. dorëzim të plotë ndaj ndjenjave që përshkojnë trupin gjithë mornica dashurie… Pra, nën vellon e dashurisë sonë mundohemi të ruajmë atë pak kohë që na mbetët ta shfrytzojmë maksimalisht, që të njihemi Me gjithë frymëmarrjet  etjes sonë… Unë dua të të njoh si veten time, sepse nuk kam nevojë të kem frikë nga vetvetja ime. Unë jam ti, ti je unë, andaj dua ta shpalosi  shpirtin, dua të ma shpalosësh dhimbjen time – ta kuptosh atë që nuk e keptove, atë që deshi të jetë krah teje…Sepse  është e pamundur të prekësh shpirtin tënd, e kjo të bën kaq tërheqës se nuk pushtohësh dot. Nuk mund të fitoj zemrën tënde. Prandaj, pa fjalë… të mbaj lidhur me duar kurorë rreth qafës sate ku varej fati im dhe dashuria për ty. I dashur, unë kërkoj vetëm pak nga vëmendja jote, nga ajo vëmendje që vështirë përvetësohet…, por, edhe për aq pak kohë, ti mund të frymosh këndshëm në ëndërrat e mia, të cilat do fikën me gdhirjen e ditës, sepse dita nuk shihet më me syrin tënd. Drita e ditës, tani më përket vetëm mua, pa ëndrrakote, se ti frymon diku…! Edhe nëse po, fryma jote, mbetet vetë një imazh nate, të cilin nuk e pranon dita ime…!

Momenti i frymës sonë, porsi tingujt e kitarës sate, dikur  bëhej frymëmarrje e akorduar. Ashtu, sikurse nata dhe drita e hënës, e harmonizuar me vezullimin e yjeve mbi suprinë mali!... Pra, përqafimi ynë i imagjinuar ndodhte në këto rrethana që gjithnjë i kam urrejtur…. Rrethana, rrethana, rrethana! Kaq term i mërzitshëm për mua. Tërë kohën më sillesh nëpër kokë. Dua të të përjashtoj nga mendimet, mirëpo, nënvetëdia ime akoma nuk e miraton p[rceptimin e duhur mendorë… aty mbetësh dhe zë vend hija jote në ikje. Interesant! Gkithçka është rreth meje dhe asgjë nuk shoh pa syrin tënd! Sikur asgjë nuk shoh, asgjë nuk ekziston rreth meje, pos syve të tu nën harkun e vetullave, me një shikim dritëhijeje, porsi në një pikturë rembrantiane. Tani, mbyllë sytë dhe ndjej frymën tënde të vakët. Më bëhet sikur tinëzisht futesh në flokun tim dhe, më ledhaton gjumin si një frymë e lehtë ajniku. Prekjet tua,  symbyllurazi zgjojnë ndjenjat e mia dhe paqësisht më rrëmbejnë të tërën…! Nuk e di?! Vërtet nuk e di? - nëse je krijesë e bërë nga drita. Nga ato krijesa, që aq shumë kam dëgjuar për to e kurrë nuk besoja se ekzistonin! Vallë! -  mos je ti vetë fryma e asaj krijese drite? Apo, mos ke dëgjuar për mosbesimin tim, dhe ke ardhur të hakmerrësh që mohova ekzistencën tënde? Jo, jo! – kjo nuk është në natyrën tënde. Ti,  të hakmerresh nuk di, e  as nuk do. Ti je plot mirësi, miëpo duhesh të ikësh së bashku me hijen e ëndrrës sime. Fatkeqësisht, ne besojmë vetëm në të keqën, duke e refuzuar  të mirën, për shkak synojmeve tona për lumturinë e absolute, të cilë nuk e posedon askush. Përveë një lloj  lumturie mundësisht të akorduar me këngën tënde, të cilën e dëgjoj në vazhdimësi, për ta hetuar frymën time, e cila ka marrë një ritëm tjetër dhe paqësisht bëhet fryma ime e vërtetëtë…!

Dhe, kjo ka të bëj vetëm me ndjenjat e mia, të cilat dua të frymojnë pozitivisht, me një ritëm ndryshe mga ëndrrat rremashe, për t`i harmonizuar frymëmarrjet e ditëve të mia në një pikë dëshire…, në një pikë ku takohej  dashuria e vërtetë. Deri atëherë, mua do më ruaj errësira kokëfortë në mua, ngase, ajo m`i fsheh sekretet e dashurisë, më ndihmon të mos shoh  ëndrra të paprekshme, duke e kuptuar… se që të dy i përkasim dikujt tjetë. Ti perëndeshës tënde… Kurse unë, Lirisë sime, Trupit dhe Shpirtit tim…!



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx