Kulturë
Vladimir Shyti: Lagjja e zezakeve
E shtune, 11.01.2014, 04:03 PM
Lagjja e
zezakeve
Pershkrim
Nga Vladimir Shyti, Durrës
Kur bie muzgu ne ate lagje, pra eshte ajo ore e bukur e dites kur i ke dhene fund gjumit te mbasdites dhe perpara teje shtrihet nje mbremje me argtime dhe biseda. Ajo lagje duket krejt e zeze ne sfondin e qiellit dhe ne te gjithe sendet mbi toke. Qielli s’eshte i zymte, por i shndritshem si kujtimet e embla. Te zymte e bejne rrugen, ata qe varen pas koshave te pleherave, qofshin njerez me ngjyre e te tjere, qe i japin lagjes dramen tragjike te varferise se tejskajshme. Qente dhe macet rrugace qe u vijne nga pas dhe kerkojne se bashku ushqimin e jetes. Kembet e nje pijaneci qe ndal ne mes te rruges dhe u bertet shoferave te automjeteve qe u bien borive papushim, ku ne ate cast te keq ai ka pushuar se qeni. Ai njeri pinte vetem per inat te realitetit, kurre me pare se kishin pare rruges te dehej. Nuk kishte patur, nuk ka, as do te kete shpirt me te dlire se ai njeri ne ate lagje, por mjerimi po e dergon ne rrugen e ferrit.
Dhe kjo
rruge ne dukje si lagjja zezakeve te Zhorzh Simenonit e donte te bukuren dhe
ishte mistike. Shpirti tyre
Durresi, porta e vetme drejt evropes, ku kaluan me dhjetra kryetar bashkie e qindra deputet, nuk i degjuan asnjehere lutjet e te gjoreve qe jane shtrenguar te perleshen e te shkaterrojne njera-tjetren gjate rruges deri tek Perendia!
Eshte e qarte, s’mund te behet nje shtet pa sunduar apo pa te sherbyer. Te komandosh, do te thote te marresh fryme lirisht. Por edhe ata te mjere arrijne te marrin fryme. Dhe ai me i fundit ne shkallen shoqerore, ka bashkeshorten dhe femijet e vet. Thelbsore eshte, qe te kesh mundesi te inatosesh pa pasur te drejte tjetri te te kthej pergjigje. Eshte e nevojshme qe dikush do te thote fjalen e fundit. Perndryshe, cdo arsyetim mund t’i kundervihej nje tjetre dhe do te behej lesh e li lagja dhe qyteti. Ndersa pushteti, perkundazi, i zgjidh te gjitha. Na duhet edhe me shume kohe per ta kuptuar kete gje? Keshtu per shembull, sa kohe u duhet te pastrojne ate kanal qe sherben per largimin e ujrave te kodrinave? Ne vend te hoteleve e motelve te ngrinin sikur edhe nje punishte apo fabrike, ku te punonin keta te mjere, nje komleks pallatesh ku te strehoheshin te pastrehet dhe te ndiheshin mire ne token e tyre meme.
S’themi si ne kohet naïve:Tashme jemi bere te vetedijshem. Zvendesuam komunikatat me dialogun, por qe bie ne vesh te shurdhet. Politika duhet tu sherbej te gjitheve edhe asaj lagjje qe terhiqet zvarre neper kosha pleherash e qe punojne ne te zeze me hope. Qyteti yne duhet te jete shembulli i se mires ketu dhe ne ballkan.
Rilindja detin po e ngjit larte, nje anije duket tutje ne horizont dhe lutemi te mos vonoje te vije ne brigjet tona.