Kulturë
Ilir Muharremi: Koha dhe epshi
E marte, 07.01.2014, 07:34 PM
Koha dhe
epshi
Nga Dr. Ilir Muharremi
Filloj të mendoj për veten, për atë që fshihet prapa mendimeve, ato që as vetë nuk mund t’i kap të gjitha, vetëm të shteroj supozimet sepse më lehtë vazhdoj duke shpresuar për një arritje që është e ngulitur thellë tek unë. Mjafton, të mendoj, pastaj të vazhdoj, e ku të shkoj, nuk ka shumë rëndësi, sepse nëse nuk rishfaqet ashtu nga mendimet, atëherë zhgënjehem. Kjo është nisma nga vetja. Por, kjo sikur ka kuptim në të ekzistuarit te supozimi, realja sikur klithë ndryshe, në ndodhinë, në momentin, aty reket rëndësia. Mjafton që unë të shkul veshët, të mjel mendjen, të ndrydh trupin, ta zhvilloj ecjen, shpesh herë edhe vrapimin, duke kalamend kohën, atë që vërtet sikur ta mundja ta vras, do ta vras me duart e mija. E arsyetoj, përse më mbanë peng të hapave, të jetës, të gjurmëve, të një gradacioni ritmik jetësor, të cilit nuk i përkas fare, por aksidentalisht frymojë, edhe pse nuk dua, vërtet nuk dua, çfarë të bëjë kur më duhet kështu të vazhdoj, me këtë bindje, këtë arrogancë të kohës, të jetës së poshtër e cila më zgjodhi, andaj butësisht duhet udhëtuar me kohën.
Sikur të mos isha, sikur të mos mendohesha ndonjëherë, a do të flas, a do të mendojnë prindërit për mua, a do jem në këtë shoqëri i përshtatur, i huaj, larg kësaj. Ndoshta më mirë kështu ku jam, më mirë sepse jam, shohë ngjyrat, nuhas aromat, dëgjoj fjalitë, ndjej epshet, nuk e dijë përse jetoj, vetëm radhitë momentet të cilat edhe vet radhiten pa mendimin tim. Le të radhiten, e them kështu sepse nuk kam zgjidhje, jo veç unë por, askush, ngaqë nuk ateruam nga asnjë lartësi pangjyrshme, abstrakte e dukur këtu, nuk na takon ta mohojmë, të pështyjmë mbi këtë univers mbi të cilin urinojmë, për tu mbushur sërish. Një gjë vërtet më ri në mendje, në mendje sepse pak kupton mendja nga kjo; seksi, diçka e lartë, në distancë më mendjen, botë në veti, tringëllimë e kokës, humbje në një gjithësi pa çelës, vetëm nënshtrim, shkrije mendore, dorëzim pa hile, por kështu është, dhe bota, njeriu, kafsha..... dergjet për këtë. Kënaqësi e shkurtër, por e vlefshme, sikur tek masturbimi, pa të cilin nuk mund të vazhdojmë as ne as femrat, kafshët e kanë me kohën, dhe është më mirë, por si ta kuptojmë kur nuk jemi nën lëkurën e tyre. E tëra, kjo nxehtësi vjen nga trupi im, nga epshi, sikur të rishtoja këto vargje pa mend, pa duar, direkt me epsh, mesiguri se ndryshe do kenë kuptim, dhe ky kuptim do jetë më i thellë. Epshi dëshirë kimike, hormonale dhe emocionale për të bërë seks. Në argumentin shkencor procesi kompleks është hormoni testosteron. Testosteroni është hormoni kryesor mashkullor. Ai nxit dëshirën për seks (libidos) tek burri dhe e shëtit atë drejt orgazmës. Fillimisht, duhet një fantazi seksuale që të zgjojë dëshirën për seks dhe të nxitë hormonet të shpërthejnë. Njeriu gjatë pushtimit të epshit kërkon partneren që të arrijë egoizmin e kënaqësisë. Epshi është egoist pa dyshim.
Kjo jetë,
i nënshtrohet kësaj kënaqësie të pakuptimtë sepse nuk ka formë të të
shpjeguarit, por veç të humbjes momentalisht. A nuk është absurde kjo, i
shtyjmë momentet, fërkojmë organin gjenital mashkullor në atë femëror, për ta
arritur orgazmën, për diçka të shkurtër djersitemi, lidhemi, tërë trupi kulmon
vetëm të arrijmë këtë kënaqësi.
Por, kujt i kërcet për vdekjen, kur në momente seksi kulmon, ndjehet perandor, pushtues i afshit, por, çfarë humbës i vetës, dhe kjo humbje është humbja më e kënaqshme në jetë. Bota, njeriu, kafsha, shpezët, natyra... jetojnë për këtë kënaqësi, e cila i shtyn më tutje, dhe shpesh radhitet si më e rëndësishmja. Është , nga kënaqësia e madhe është e shkurtër, arrin të gjitha t’i bëjë për vete. Këtë nuk duhet analizuar, por vetëm praktikuar sepse koha dhe jeta e do, dhe njeriu kërkon të vazhdoj në përjetësi kjo kënaqësi e mistershme e cila nuk mund të përshkruhet me fjali. Kthehemi tek kafshët tek instinkti, sepse këta jemi ne me ndërgjegje, por pa ndërgjegje për tu shumuar dhe kënaqur. Kjo kënaqësi relaksim i vazhdimit, pa ditur përse vazhdojmë, mjafton të arrihet kjo dhe të ftohemi, prapë për tu mbushur. Rreth asgjë më shumë. Vërtet idiote çdo nismë këtu....