E marte, 30.04.2024, 08:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Alida Hadri: Imazhi mashtrues

E shtune, 04.01.2014, 01:49 PM


Alida Hadri

IMAZHI MASHTRUES

Eh, sa bukur me flisje… Gishtërinjt tu të humbur në flokun tim. Buzët tua të puthitura mbi të miat ngrohtësisht… Po, po -  thellësisht më flisje për bukurinë, për ëndërrat tua, sikur unë isha e vetmja në botën tënde dhe askush tjetër në sytë e tu, dhe mundoheshe të më jepje frymë jete…

Sot u ktheva disa muaj mbrapa, duke menduar se të harroi koha ime, ngase, tani përpiqem t`i mbushi zbraztësitë e një kohe të ikur, duke i lënë anash kujtimet e imazheve të vjetra, për t`i zëvendësuar me pamjet e reja dhe frymën e humbur pas teje… Mirëpo, sikur kujtimet vrastare më sillen vërdallë dhe më zënë frymën, së bashku me terrinën shtuar në sytë e mi, akoma të përlotur për ty i dashur. Sa çudi!!! Sikur imazhet e së kaluarës rikthehen në mua dhe kujtesën time e lëmojnë këndshëm dhe më japin forcën, të mendoj sërish,  se s`ka asnjë forcë tjeter, që mund të matet me dashurinë tënde. Vlerësimi,  adhurimi dhe dashuria, që shfaqe ndaj meje nuk e kuptova - unë, sikur e përhumbur… të hodha dhe të largova matanë botës sime, Tani, sikur më dënoi dashuria jote dhe, e përulur para kujtimeve dhe imazhit tënd, jeta ime është veshur me petkun e perbuzjes së dasurisë sate, ngase, të humba edhe pse nuk desha. Vërtet të bëra të vuajsh pa asnjë arsye të vetme. Nuk e di?! Vërtet nuk e di… përse  shkela zemrën tënde, të cilën e mbaja mbyllur në grushtin tim? Eh, sa bukur më flisje, sa bukur m`i krehje flokëte s`i era e pranverës. Tani, më kujtohej shikimi yt i vizatuar në sytë e m`i. Gishtërinjt tu të humbur në flokun tim. Buzët tua të puthitura mbi të miat ngrohtësisht… Po, po -  thellësisht më flisje për bukurinë, për ëndërrat tua, sikur unë isha e vetmja në botën tënde dhe askush tjetër në sytë e tu. Mundoheshe të më jepje frymë jete… të më bëje t`i kuptoj lotët dhe rrjedhën e tyre mbi fytyren tende të ngrohtë dashurie, që të vdisja në përqafimin tënd. E unë,  çfarë bëra? Dorën tënde të zgjatur nuk e zura me kohë!... Të lash me vetminë tënde, që nuk e meritoje asnjëherë… të rrije vetem, të qaje, të luteshe për mua, për një qenie ndoshta të pavlerë.

Çfarë është bukuria për ty ? Mos vallë është ajo që vetëm ti e ke?!? Mos, mos të lutem! – mos e shfrytëzo bukurinë tënde, me të të dëpertosh nëpër zemrat që pafajësisht të duan. Mos, mos i nënçmo zemrat e dehura në sytë e ty. Unë e di, se mirësia jote udhëton nëpër botën e buzëve të thara por…, askush nuk e di çfarë është bukuria e pamposhtur. .. Ti je qenie e bukur, me e bukur se që mendon ti, mirëpo, askush se ka forcën, t`i përballoj dhimbjes së dashurisë. Tani, unë akoma vuaj nga goditjet që t`i dhash… edhe pse u ngrite si Feniksi nga pluhuri i dashurisë sime dhe vazhdove mirë e më mirë… Sinqerisht, kisha dashur të të shëroja plagët me duart e mia të varura në ty…

Pastaj, flasin njerëzit për bukurinë! Pa ditur se ç`është e bukura tek njeriu! Çfarë e bën njeriun të bukur? Fjala apo imazhi mashtrues???...

BIOGRAFIA

Alida Hadri, bijë e historianit Dr. Flamur Hadrit dhe po ashtu mbesë e Prof. Dr. Ali Hadri, akademikut tonë të shquar. Kjo vajzë e talentuar e familjes respektive, Hadri, u lindi më 1994 në Prishtinë. Po këtu filloi shkollen fillore “Elena Gjika” në të cilën ndoqi mësimet për tetë vite, ndërkaq vitin e fundit e përfundoi në shkollën fillore “Emin Duraku”. Më pastaj, shkollën e mesme,  gjimnazin “Xhevdet Doda” Drejtimi Shkencat Natyrore i ndoqi për nje vit, dy vitet tjera u transferua ne gjimnazin “Sami Frasheri” Drejtimi Shkenca Shoqerore, ku dhe perfundoi shkollen e mesme. Tani, Alida Hadri, është studente e vitit të dytë për drejtësi në Universitetin e Prishtines.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora