E enjte, 25.04.2024, 05:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Lashtësia para nesh

E premte, 03.01.2014, 07:33 PM


Lashtësia para nesh

Nga Gjon KEKA

Antikiteti është një pasuri e madhe ,sepse nga ajo kohë ne jo vetëm ushqejm shkencën e historisë sot, por edhe e kuptojm më mirë domethënien se pse jemi ne këtu, pse disa janë atje larg në thellësin e misterit si ende të pazbuluara dhe pse shumë kombe dhe popuj janë të vjetër ,por edhe pse disa të tjerë janë të lindur vonë.

Ndërsa shpesh shkaqet e vërteta të lëvizjeve në thelb që kanë ndodhur janë si rezultat i largësisë dhe se shkrimtarët historik janë të vetmit që iu kanë ofruar zbulimit të gjitha kohërave të rrënjës së lashtëisë dhe misterit të saj ,por sërish kanë mbetur shumë zbulime të diskutueshme, madje madje disa i kanë konsideruar edhe si të rrezikshme sepse kanë trazuar shumë popuj që gjendet padrejtësisht në tokat e huaja.

Një historian që nuk i njeh zyrat(doktrinën) e historisë ai nuk mund të njoh metodologjinë e plotë të saj, prandaj shumë historian dhe shkrimtar para se të hedhin në drita dcika të re vizitojn zyrat e historisë dhe dalin kështu me qëndrimet e tyre për të preklur majat e kohës dhe thellësit duke i dhënë botës,popujve ,kombeve dhe shoqërisë në tërësi një pamjë më të qartë se çfarë ishte dje dhe ku gjendet sot dhe nga duhet të ecën.Historia është një shkencën perfekte nëse historianët qëndrojn në shtyllat ë drejtësisë dhe arsyes.Sidoqoftë këto pamje të vjetra të vendeve që janë vendosur këtu si p.sh Shkodra, Lezha dhe Durrësi kam gjetur në një nga veprat e historianit të njohur dalmat Johannes Lucius, “inscriptiones Dalmaticae 1723”.

Siç dihet Shkodra është një nga vendet më të lashta dhe motori i kulturës europiane të arbenisë sonë të lashtë, aty kryqëzohen ,kultura, gjuha e lashtë dhe integritetit i jetës nacionale dhe revolucionare të kombit tonë.

Pra thënë më mirë Shkodra e mbretërve ilirë, është shkodra që ka mbajt dhe mbanë edhe sot dhe do ta mbaj gjithnjë kurorën e lavdisë kombëtare, kurornë e mbretërisë së kulturës dhe civilizimit europian, jo rastësisht Gjergj Kastrioti lutej shpesh në një nga tempujt shpirtëror të këtij vendi.

Poashtu edhe Lezha është një pikë jo vetëm strategjike ,por edhe pika më e lakmuar për të gjithë, ajo është qendra e zbulimit të trupit kombëtar dhe bashkimit të tij, aty është mbledhur ujin nga të gjitha anët dhe i ka shuar etjen kombit tonë ,Të mos harrojm Durrësin ,një nga vendet më të bukura të kombit, aty ku qëndronte pikënisja e lëvizjeve nacionale, aty ku lindi Pal Engjëlli i cili u bë shtylla e të gjitha kohërave e Gjergj Kastriotit dhe kombit në përgjithësi dhe shumë e shumë arsye tjera të cilat na bëjnë të jemi krenar si arbnor.

Por tani në këtë shekull sikur po harrojm të nxjerrim pasurit tona ,kjo sepse kombi ynë si duket ende nuk kupuar se sa i pasur është brenda ,populli dhe të gjithë duhet ashtu siç kam potencuar shpesh ,së pari të bëjnë hapin e domosdoshëm atë të ringjalljes nga brenda, dhe hapat tjera do të jenë si një rrjedh e natyrshme e zbulimit të plotë si të së kaluarës ashtu edhe të rrugës drejt të ardhmes.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora