E shtune, 27.04.2024, 04:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi për fëmijë nga Zyba Hysa

E hene, 30.12.2013, 05:10 PM


ZYBA HYSA

TË DASHUR MIQ,

SOT DUA TË UROJ FËMIJËT TUAJ, NIPËR E MBESA, SE ATA JANË GËZIMI YNË, SHPRESA JONË, VAZHDIMËSIA JONË, PAVDEKËSIA JONË...

U SJELL SI DHURATË NJË CIKËL POETIK ME POEZI PËR FËMIJË. GËZUAR FËMIJË VITIN E RI!

 

1. MBESA ELIDONË

 

Elidonë e bukur,

Nëna të ka shpirt,

Ti, më bën të lumtur,

Shtëpia merr dritë!

 

Ti, je kaq e vogël…

“Gu… gu” si pëllumb,

Gugit shikon rrotull,

Me vrap vij të tund.

 

Të këndoj ninullën,

“Aaaaaa” bën më pas,

Si engjëll në gjumë,

Fle… buza në gaz…

 

Fli, moj Elidonë,

Rritu me shëndet,

Trupin biskullonjë,

Syçkat porsi det!

 

2. QENGJI

 

Në një cep të ahurit,

Qengji pullali,

Ia ka futur gjumit,

Rreth e rreth qetësi.

 

Ai s’është si keci,

Që çudit mëhallë,

S’është as grindavec,

Si këlyshët tanë.

 

Kur vjen nëna dele,

Qumësht për t’i dhënë,

Blegërin atëherë,

Sikur këndon këngë…

 

3. LLASTICA

 

“Ëëëë...”, dua zogun,

Elidona qante,

Pikë – pikë derdh lotin,

”Zogun, o nënë kape!”

 

Gjyshja iu afrua,

“Mos u bëj llasticë!

Ke kukullat e tua,

Zogu le të ikë!”

 

4. GJYSHI IM FERHAT

(Nipit të Ferhat Çakërrit, poet i madh për fëmijë)

 

Vështroj librat e tu,

Gjyshi im, Ferhat,

Mrekullisht ke shkruar,

Je shkrimtar i madh!

 

Të gjithë i përmend,

Asnjë fjalë për mua,

Unë kam emrin tënd,

Gjysh, sa fort dua!

 

Po, pse ike shpejt,

Mua nuk më prite,

Të bëje një vjershë,

Se nipçe më kishe.

 

Nëna kur lexon,

Vjershat që ke bërë,

Në sy më shikon,

Më puth duke thënë:

 

“Sa keq më vjen Atio,

Që ty s;të ka shkruar,

Por të ndriti fati,

Emrin, ke trashëguar!”

 

5. MIRA DHE FLUTURA

 

MIRA:

 

Flutur, moj flutur,

Eja, pak tek unë,

Kam për të pyetur,

Ç’dëshiron më shumë?

 

FLUTURA:

 

Nuk ke pse më pyet,

Se dëshirën time,

Në emër e gjen;

Flutur, fluturime!

 

MIRA:

 

Flutur, moj flutur,

Eja pak tek unë,

Kam për t’u lutur,

Merrmë dhe mua lart!

 

Shpjermë lule më lule,

Të vjel bukurinë,

Veç prania e tyre,

Sjell tek unë qetësinë!

 

FLUTURA:

 

Po të sjell ca fara,

Mbilli në saksi,

Kur i sheh tek rriten,

Rritesh edhe ti!

 

6. UNË DHE KUKULLAT

 

Kur shkollën nisa,

Kukullat u shqetësuan,

Saqë që të gjitha,

Nga unë u larguan!

 

Ato unë i doja,

Ashtu si më partë,

Me dëshirë i ftova,

Të më vinin pranë.

 

Në tavolinën time,

I vura si ushtarë,

Zhytur në mësime,

Me kukullat përballë.

 

Kur lexoja mirë,

Shkruaja fjalë të bukura,

E hoqën mërzinë,

Ndjeheshin të lumtura.

 

Kukullat vështrojnë,

Unë mësoj çdo ditë,

Me to kuvendoj,

Kujtoj fëmijërinë...

 

7. RRUGË PA KTHIM

 

(emigrimi)

 

Klithma e engjëjve,

Që deti përpiu,

I trembi pulëbardhat,

Dhe diellin e ngriu.

 

Ikën pulëbardhat,

Në rrugë pa kthim,

E lanë detin vetëm,

Pa një cicërimë!

 

8. EKSKURSIONI

 

Eh, sa natë e gjatë,

Si s’po vjen agimi?

Sa gjithë vitin bashkë,

Aq m’u sos durimi!

 

Autobusi niset,

Drejt Llogorit,

Kënga brenda ndizet,

Sikur bëhet dasmë.

 

Valëzat e detit,

Tinguj violinë,

Degëzat e gjethit,

Ëmbël fëshfërijnë!

 

Pse pushoi kënga,

Kur dolëm në majë?

Një botë plot me ëndrra,

Për çka sytë na panë!

 

Pisha edhe bredha,

Ishin vënë në garë,

Kush të mbërrijë binishin,

Qiellin të përlajë!

 

9. DY NËNA

 

Në një lëndinë,

Me lule si det...

Gjeta kënaqësinë,

U ndjeva si mbret!

 

Duke soditur,

Ca lule këputa,

Për nënë selitur,

Në tufë i vura.

 

Mblodha dhe të tjera,

Dy tufa i bëra,

Tjetra për mësuesen,

Në zemër dy nëna!

 

10. VLORË APO AULONË

 

Ish një herë një vajza,

Quhej Aulonë,

Kishte marrë plagë,

Shpirti i lëngon.

 

Qante Lona, qante,

Dhembja kurrë s’u tret,

Lumenj lotësh rridhnin,

Më pas lumenjtë – det.

 

Fisi ishte mbledhur,

Emrin t’ia ndryshojnë,

Dikush ishte shprehur,

Vlorë, emrin t’ia çojmë!

 

11. PRANVERA

 

Tre vëllezër kam,

Marsin, prillin, majin,

Më bujarja jam,

Bletëve u sjell pjalmin...

 

Edhe tokës sonë,

I fal lulëzim,

Diellit zjarr i çojnë,

Qiellit kaltërsinë!

 

12. VERA

 

Tre vëllezër kam,

Qershor, korrik, gusht,

Dielli flakë ka marrë,

Gruri – det në fushë.

 

Çadrat shumëngjyrëshe,

Si kërpudha mbirë,

Njerëzit dyshe – dyshe,

Detin kanë përpirë!

 

13. VJESHTA

 

Vëllezër kam tre,

Shtator, tetor, nëntor,

Nxënësit plot hare,

Vijnë prapë në shkollë.

 

Unë pjek frutat,

Që ju fort i doni,

Se dhe kujtoj luftërat,

Flamurin nderoni!

 

14. DIMRI

 

Dhjetor, janar, shkurt,

Ndryshe nga të tjerë,

Era pemët tundi,

Bora nis të bjerë...

 

Babagjyshi plak,

Çantën plot dhurata,

Prisni gjer në darkë,

Ti nxjerrë nga çanta!

 

15. VITI

 

Unë jam baba viti,

Me katër fëmijë,

Tri vajza të bukura,

Dhe një djalë trim.

 

Pranvera dhe vera,

Si motra binjake,

Vjeshtën se nxë dera,

Është më topolake.

 

Pas tri motrash,

Vjen dimri, im bir,

Po nuk ndeze sobën,

Ju thanë e ju ngrinë!

 

16. MBESA IME SARA

 

Kur u bëra gjyshe,

Piva det e qiell,

Si një dallëndyshe,

Fluturim në erë...

 

Po kur erdhi Sara,

Mbesa ime e dytë,

Ashtu si e para,

Më gëzoi në shpirt.

 

Oh, shumë kënaqësi,

Shpirti uri më shfaqi,

S’ka kurrë ngopësi,

Me mjaltë nga mjalti!

 

17. NIPI IM RENATO

 

Siç vjen ëmbëlsira,

Shijshëm pas ushqimit

Ishte kënaqësia,

E ardhjes së nipit...

 

Dy mbesa një nip,

Zoti më nderoi,

Oh, sa diell në shpirt,

Sa gaz që shijoj!

 

18. MBESA IME ANA

 

Mjaltë nga mjalti ardhka,

E vajzës sime të dytë,

E para e saj, imja e katra,

Ana vjen si dritë...

 

Ana më shndërroi mua,

Më ktheu në fëmijë,

Me të qesh e luaj,

Gjer në pafundësi!

 

Tani po u them,

Një sekret që ndrinë,

Shpirti im ka vend,

Për ata që vijnë...



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora