Kulturë
Xhevahir Cirongu: Fletëza urimi të bardha bore
E hene, 30.12.2013, 01:13 PM
Xhevahir
Cirongu
Urim zemre, kujtime dhe shpirtëbardhësi!
Fletëza urimi të bardha bore
Vendlindja ime çdo ditë më thërret
Se, nga gurët e dheu yt u bëra poet,
Te krojet e fshatit ndalove një çastë
E ngjeva penën me ujë të kristaltë,
Pastaj, me mall shkrova vargun e artë.
Dallgëndezur në zemrat tona malli
Kujtimet u zgjuan atje mbi Selishtë,
Loti i vesës me dritën e diellit
Lotuan mbi emrat e skalitur
në gurët e mermertë.
Ashtu në heshtje,
Në Qafën e Obruzit
I puthin me radhë çdo ditë.
Ju lule të bardha akace
Pikëllimit të zemrës i falni petale,
Atje në Tommorr, ku dielli përëndon
Së bashku me ujrat e vendlindjes Leskovë,
Ndalojnë te deti adriatik, një çastë
Takojnë poetin,fjalën i lënë uratë.
Nuk e fsheh dot lotin nën qerpikët
Le të rrjedhë në faqe e gushë;
E dëgjoj oshëtimën e ujrave të Ravenit,
Dhe pjalmin e luleve të mollës e qërshisë
nga larg ato i thithë.
Me kallzat e grurit, ia thonë këngës,
Nën hijen e gorricave atje në fushë.
Mbrëmjeve hëna fshatit vesh
vellon e nusërisë,
Kujtimet e mija aty lundrojnë
Me heshtjen – dritën e artë.
Kuvendoj me gurët, baltën, krojet…
Si e lash vendlindjen
Ku piva qumësht nga sisa e nënës!?
Fjalët obelisk shkruar mbi çdo gur,
Emiljani shkrep aparatin e qëndis
foto atje në fshat.
Pastaj, dashuria zgjohet te çdo bashkëfshatar
Miliona fletëza urimi të bardha bore,
Ju uron poeti, mbarësi e fat!
Durrës, 23 dhjetor 2013.