E hene, 05.05.2025, 09:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Zeno Gjika: Mendime që mërdhijnë

E shtune, 28.12.2013, 07:00 PM


Mendime që mërdhijnë

Përsiatje mbi vëllimin poetik “Aromë burri” të Fahrie Kllokoqit

Nga Zeno Gjika

Ndërsa po lexoja  poezitë e vëllimit poetik “Aromë burri” të Fahrie Kllokoqit, vetiu mu kujtua nja varg,  i një poezie, të një poeteje të mirënjohur, botuar dhjetra vite më parë, i cili më rrënqethi shtatin si një i ftohtë dimri.

Një varg i thjeshtë…ne  më pak shkruajmë shkruajmë për ta….i cili ishte antitezë e vargut të mëparshëm….Meshkujt shkruajnë shumë poezi për ne

Kanë kaluar disa dhjetvjeçarë që nga leximi i kësaj poezie, por ky varg nuk di pse më ngeli i strukur diku në kujtesë, si një dhimbje plage e fshehur. Vërtet në poezinë shqipe rraporti i poezive lirike kushtuar personave të gjinisë tjetër, deri në fillim të viteve 2000, ka qënë tërësisht në favor të femrave. Poezi e poema, këngë e recitale, romane e tregime shkruar nga autorët meshkuj për  femrat. Vetiu më vjen ndër mendjë shprehja e Kadaresë se….Femrat kanë më shumë fat në këngë…Kadare e kishte fjalën kryesisht për këngën popullore, por ja që  këtë fat femra shqiptare e kishte jo vetëm në artin popullor por dhe në letërsinë e kultivuar të kohëve më moderne. Veçse ky “fat” dëshmonte faktin e “mungesës së një fati” real shoqëror.

Në periudhën kohore 1960-200, femrat e arsimuara ishin shumë, por femrat e civilizuara ishin shumë më pak se ato të arsimuarat. Kjo shpjegon faktin pse …ne më pak shkruajmë për ta (meshkujt)… Faktorët që ndikonin në këtë pikë janë të shumtë dhe ne nuk kemi marë përsipër analizën e tyre. Por duhej një civilizim i lartë shoqëror,  një shkëputje e femrës nga “vargojtë” tradicionalë , që ajo të shpaloste personalitetin e saj edhe në… poezi dhe natyrshëm të shkruante për dashurinë e saj.

Tashmë janë një plejadë  poetesh,  që jo vetëm shkruajnë  këtë poezi, por e shkruajnë plot art e finesë, deri aty, sa na bëjnë të ndalim hapin e të kthjemë shikimin drejt tyre, plot admirim.

Në mes tyre bën pjesë pa dyshim edhe poetja  Fahrie Kllokoqi me vargun e saj të guximshëm…

Eja zemër/fërko lehtas çdo pjesë /të trupit tim/ndize flakë ndize si eshkën/këtë dashuri./Mos haro ti marrësh borxh/një bashkëtingëllore alfabetit/se na duhet pastaj/kur do bëjmë duet zanoresh….Eja zemër/ta djegim bashkë këtë natë/dhe Alpet ti avullojë/ngrohtësia e gjatë…

Diku midis vargjeve një emër “Alpet” që të kujton jo vetëm një jetesë kanunore të djeshme, por edhe një ftohtësi akullnajore shumvjeçare, që i përshtatet  ndrydhjes së ndjenjave të femrës, vite e vite me rradhë, ndjenja që binin njera mbi tjetrën si borërat e vitpasviti, duke u shndruar në një akullnajë, shkrirja e të cilës ishte gati e pamundur  në pranverë. Në qoftë se ska  ngrohtësi dielli të shkrijë këtë akullnajë, këtë zjarr e ka dashuria. Dhe këtë dashuri afron poetja. …Mos ma zhvish ëndrën /e netëve të gjata pa gjumë/.Mos ma ndalo këngën….që nuk e këndova dot kurrë/ Eja ngrohu te buzët e mia/jepi udhë lumturisë…Mos ma ndalo ëndrën/lere të lumturohet /me pranverën/kujtimeve mos ua mbyll/derën..

Por poetja është më direkte në ndjenjat dhe vargjet e saj…I shtrenjti im/ato dy fjalë të thjeshta/sa shumë thanë për mua/..I miri im/Unë po atë natë të futa thellë kaltërsive/të syve të mi….

Përgjithësisht , në jetën shqiptare, është djali ai që mer inisiativën për ti thënë vajzës fjalë të ëmbla dashurie. Vajza dëgjon e hesht, i thith këto fjalë si toka e etur shiun e parë, por gjithsesi hesht. Dhe kjo heshtje e trazon dhe e trullos djalin me hamëndësime refuzuese, ndonëse e ndjen  se po hapet porta e lumturisë. Por heshtja  është shumë e rëndë…Pse sta thotë goja,ç’të thon ata sy…këndon dëshpërimisht djali shqiptar në një këngë.

Ndërsa poezia nis me fjalët e ëmbëla mikluese…I shtrënjti im…I miri im…dhe të vjen të thërasësh me gazmend…Shih se ç’lumturi të pregatit fati o ti fatlumi, që të kam zili. Nxito , se për ty po hapen portat e lumturisë…Sonte nuk të dua të rregullt/…Të dua….si çapkën I pandreqshëm/të më skuqen faqet…nga mjekra jote…

…Mos e fik dritën/është e pabesë nata/…do të prek lehtas/si puhizë mbrëmjëjë/në pranverë….

Është e drejtpërdrejtë poetja…Mos mu lut, nuk iki/Do jesh dashuria ime e përjetëshme/je I tëri vërtetësi fjalësh të bukura/ku errësira ska vënd/Je një vërtetësi e bukur jete….

…Do zë vënd aty te kulla jote/antike/që lind e sdua të perëndojë/puthja….Me ty jam si me zotin.

I lexon këto vargje të bukura dhe thua me vet…Pse koha i privoi shumë djem të dashuruar nga ngrohtësia e tyre, nga muzika magjike  lumturidhënëse e tyre.

Sonte mos vono/u mërzita me këtë pritje/Është ndalur ora/nga dita që andej më ike/Më mungon frymarja/jote e bekuar/ngrysem e gdhihem/nga bota haruar/ Eja zemër…/më shtrëngo e më mer…/

Cdo vajzë e ka përjetuar këtë ndjenjë vetmie, çdo vajzë i ka pëshpëritur këto (afërsisht) vargje në pritje, por cili djalë po ti dëgjonte, nuk do kapërcente male e dete, si zog me krahë a si peshk me hala për tju ndodhur vajzës pranë.

Jeta shqiptare ka humbur shumë nga ndrydhja e zërit të femrës. Arti shqiptar, pa këtë zë, ka qënë si një çifteli me një tel të këputur. Prandaj dhëmbin vargjet vijuese të  poetes, vargje të cilat, me gjithë finesën e tyre, më shumë të ngjajnë me thika teh holla, që të futen thellë në shpirt e të lënë plagë të padukëshme e të pashërueshme.

Sot/nuk e shijova diellin/pa ty më drithëroi zemra …thotë poetja thjeshtë. Edhe ne nuk e kemi shijuar diellin plotësisht, por kemi hezituar ta shprehim.

Dikur më ngrohte prania/ jote/tashti,mendimi për ty/mërdhin….Mbeta këngë e pakënduar…Të kërkova në dritë të hënës…Në këtë verë qyqja këndoi/tre ditë e tre net..

A mos vallë është ky fati i femrave kurajoze, që i shoqëron  moskuptimi, pjellë e një educate tradicionale.  Por  ne thamë që do flasim vetëm për poezinë. Analizën sociale do ta bëjmë tjetër herë.

Finesa e vargjeve poetike, kurajua civile që ato mbartin, sinqeriteti dhe origjinaliteti i shprehjes së ndjenjave dhe vargjeve e bëjnë poezinë e Fahrie Kllokoqit të admirueshme dhe të rilexueshme. Si pak vëllime poetike, në këtë ortek botimesh.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx