E diele, 28.04.2024, 06:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Arti nuk njeh moshë

E marte, 24.12.2013, 08:54 PM


Kandidatët për aplikim në Galerinë Kombëtare të Kosovës duhet të jeni mbi moshën 30-vjeçare

Arti nuk njeh moshë

Nga Dr. Ilir Muharremi

Me shekuj të tërë, madje edhe sot diskutimet për artin nuk kanë të ndalur. Shprehja i madhërishëm ruan traditën e lashtë, që nga instinkti themelor – pushteti i vetëqenies, nga brendësia e deri te shpërfaqja, pastaj tek natyra, feja dhe morali. Kjo e fundit është në kundërshtim me artin, edhe pse përpiqet ta frenoj, kufizoj me lojë të padobishme, me forcë stërvitje, duke e pleks  rregullat e veta. Nuk mund t’i ikim thënies së Nietzsches: “Filozofi-artist – ky është koncepti më i lartë i artit.” (Friedrich Nietzsche, Shndërrimi i të gjitha vlerave, Tiranë, 2002, fq:79). Ekziston edhe një kontrast tjetër që qëndron për skaj artit: ëndrra dhe dehja. Të dyja tok çlirojnë te ne forca artistike, por kuptohet në forma të ndryshme. Ëndrra i përket imazhit, të pamurit, derisa dehja është gjestikulacion, pasion, katarsis, këngë, rrugë origjinale drejtë instinktit.

Lufta më e madhe e artistëve e në veçanti piktorëve është rrugëtimi drejt gjendjes shpirtërore duke klith përsosmërinë.  Aty ndeshemi me diçka të pafajshme, instinktin si gjënë më të lartë, më të çmuar, si një lëvizje rritëse dhe rrëfimtare për të pohuar synimet e artit. Por, nëse e arrijmë këtë , përsosmëria i nënshtrohet pushtetit, duke e kthyer pikturën ose nën këmbët apo mbi kokat e kolektivit, turmës së uritur. Sido që të jetë, arti nuk njeh moshë, nuk e dijë këtë ndjenjë e të pasurit pleqëri, shpesh shpërthen në fëmijëri, rini dhe gjithmonë duhet të fitohet në rini që të plotësohen mangësitë e pleqërisë. Nuk e dijë, dhe as që dua të mendoj, si mund të kufizohet një artist i ri, talent, i cili tërë vrullin, mendjen, e derdh mbi pëlhurë, kërkon hapësirë që të promovohet, të klithet mbi krijimtarinë e tij, të provokojë masën, ta shpreh efektin tonik, të shtojë forcat, të ndez kënaqësinë ose ndjenjën e forcës. Por, ai do kaplohet me të shëmtuarën e cila gjithnjë do të qëndroj në të kundërt të artit, madje edhe është e përjashtuar nga arti, është efekt depresiv, mbytës, e varfëron artistin, në fund zbrazë tërë kapacitetin. Bëhet fjalë për  kriterin që një artistë për të hapur ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës duhet të ketë arritur moshën 30- vjeçare. A nuk tingëllon absurde kjo?! Vlerat e mëdha artistike piktorët  i krijuan nën moshën 30- vjeçare, dhe historia i vërtetoji si gjeni. Përse tek ne duhet të kalohet kjo moshë për tu promovuar në Galeri?! Po rikujtoj se piktori spanjoll babai i surealizmit Salvador Dali në moshën 14- vjeçare ka hap ekspozitën e parë personale. Pastaj, Ogyst Renoar në moshën 23- vjeçare krijoji pikturën më brilante: “Portreti i zonjushës Romen Lako”. Ticiani realizo në moshën 19- vjeçare pikturën më të suksesshme “Madona dhe Shën Antonio”. Ndërsa,  Pablo Pikaso, “Damat nga Avinjoni” i realizoj më 1907, në këtë kohë ai ishte vetëm 26- vjeçar, me të cilën zhvendos të gjitha rregullat dhe klishetë e praktikës figurative. A ishte kjo moshë e pjekurisë dhe e shpërthimit të artit, apo një moshë e mitur ku nuk duhet besuar për veprimtari. Mesiguri se jo. Artin duhet distancuar nga mosha, dhe kjo gjë duhet të jetë e qartë për udhëheqësit e Galerisë. Duhet hequr një rregullore e pakuptimtë nga e cila nuk mund të promovojmë apo zbulojmë artistë talent të ri. Tek e fundit,  Galeria ka për obligim edhe promovimin e një artisti që ka talent të veçantë, që posedon dhunti. Përse të mos lejohet të ekspozoj edhe një shtatë vjeçar, apo pesë vjeçar?! Bethoveni, ekzekutimin e vet të parë publik si pianist e ka pasur në moshën 8-vjeçare. Në moshën 25-vjeçare kishte  fituar emër të madh si pianist me fantazi e virtuozitet të hatashëm. Pastaj, kemi edhe Mozartin, njërin prej kompozitorëve më të mprehtë të muzikës më të përhapur në të gjitha kohërat. Bëri kompozim në moshën 4-vjeçare. Edhe këtu distancojmë artin me moshën. Atëherë, përse edhe tek në nuk përkrahen talentet e ri, nuk u mundësohet hapësira për ekspozim, por duhet të presin moshën 30- vjeçare, për të përmbush kushtin e aplikimit në Galerinë Kombëtare të Arteve. Kjo vërtet është një gjest i shëmtuar që  këshillon të shëmtuarën. Është një pafuqi, shpërbërje, dekompozim dhe artistët e ri duhet të reagojnë duke  thënë jo-në e tyre. Duke përbuzur një rregullore të tillë që nuk ekziston askund në rajon dhe në botë. Konkursi vjetor për aplikim, duhet të del pa këtë rregullore të mundësohet vlerësimi korrekt i talenteve pa dallim moshe. Ta thjeshtëzojmë edhe më. Ta zëmë që e vetmja pengesë është mosha, pa i zmadhuar gjërat e tjera, por nëse e shohim në anën praktike moshën dhe pjekurinë e saj, vërtetohet se që të bëhet me të vërtetë i rritur, një i ri duhet të jetë të paktën 24 – vjeçar. Sipas pikëpamjes tradicionale, rritja e trupit të njeriut ndalon rreth moshës 20-vjeçe. Por, në një varg artikujsh mbi shëndetin e të rinjve të botuar kohët e fundit në revistën "Lancet" vihet në dukje se, të paktën deri para moshës 24-vjeçare, truri njerëzor ndodhet në një rritje të pandërprerë. A nuk mjafton kjo përvojë, apo ky vërtetim i qartë shkencor për kthjelltësinë dhe vetëdijen e krijimit? Mesiguri se po. Në anën tjetër Gausi matematikan dhe shkencëtar në formën matematikore pjekurinë e moshës dhe fuqinë krijuese e vërteton se mosha më e përshtatshme është ajo 20-vjeçare dhe më tutje. Ndërkaq, mosha 40 dhe më lartë, për artistin dhe shkencëtarin është një rënie dhe kthim në fëmijërinë e tij. Përse atëherë, të patetizohet një gjë dhe të përshtatet si rregullore, cenim, kufizim artistik dhe ndalim emocional i talenteve të rinj, të cilët me pjekurinë e tyre artistike, mund të nxjerrin instinktin e vërtetë reale. Po marrim shembullin e Walt Disney përralltreguesin e famshëm në botë. Si fëmijë ka krijuar mrekullinë e vizatimit. Të ishte i kufizuar nga shteti, mesiguri se asnjëherë nuk do binin në dorë vizatimet e tij, madje ndoshta edhe do ta linte këtë profesion, ngaqë ajo që krijohet kërkon edhe spektatorin, por nëse spektatori neglizhon punën, atëherë revolta mund ta shuaj talentin. Vërtet kjo që po i bëhet artistëve të rinj është diskriminim i llojit të veçantë, që përkon me një komunizëm banal, të një censure të brendshme-kufizuese, nga e cila klishe duhet të lirohemi. Atëherë, këtu do komentoj atë superioritetin e aplikimit. A duhet që kandidatët mbi moshën 30- vjeçare të konsiderohen të pjekur, më një bagazh artistik, që të ndjehen të barabartë në aplikim? Ngatërresa shkon edhe më tej duke vlerësuar moshën e jo punën, atëherë atyre kandidatëve të rinj të cilët fituan çmimin nobel, është dashur të presin një moshë tejet të vjetër për të aplikuar, ose të krijojnë mbi 30 vepra për ta plotësuar kushtin. Por, kemi autor të cilët kanë krijuar shtatë vepra dhe janë laureuar më çmimin nobel. Madje edhe mosha e tyre ishte tejet e re krahas këtij çmimi. Atëherë duke pas parasysh të gjitha këto, artin duhet vlerësuar si art dhe asgjë tjetër, që bënë të mundur jetën, tundues i madh drejt saj, stimulues, forcë e vetme më e lartë, është antimoshë, antikrishterë, antibudisë, antinihilist, antiislam, i liruar nga çdo pragmatizëm duke ndërtuar çlirimin e veprimit tek njeriu.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora