Kulturë
Gjon Markokaj: Unitet dhe jo ndasi fetare
E hene, 23.12.2013, 11:05 PM
Në prag të
krishtlindjeve
UNITET DHE JO NDASI FETARE
-Dy pyetje-pergjigje me telekronistin e njohur Ndue Ukcama-
…-Prania e shtatë-tetë kishave si dhe Kalaja e Princit Lekë Dukagjinit në Rajë, tregojne vendbanim me lashtësi të hershem. Në grykëderdhjen e Valbonës ja vlen të jetojsh!...-
Ekskluzive nga Gjon Markokaj
...Në kuader të vitit Jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë gjatë pregaditjes së nji dekumentari në Rajë Komuna e Fierzës telekronisti, i nderuar zotëri Ndue Ukcamaj, më pyeti:
- Gjon je i vjetër, je marrë me studime; kie botuar edhe libra; këtu në Komunën Tuaj, janë dy fshatra Rajë dhe Dushaj, përballë njëra - tjetres; me besime të ndryshme që i ndanë vetem Valbona.
-- Si ka qënë fqinjësia, si kanë shkuar me njëri - tjetrin?
-- Eshtë e vertetë, Rajë dhe Dushaj, jemi dy fshatra; më besime të ndryshme.
Pa marrë parasyshë fiset dhe besimin e ndryshëm; historikisht këto dy fshatra, përma se tre - kater shekuj e me pare; kanë pasë nji fqinjësi të mirë, njëra me tjetren. S'din as s'mban kush mënd asnji grindje asë gatrrese, ndermjet njëra - tjetrës. Mbajë në mënd mirë, në shkonim për Bajram te ata, dhe ata vinin, për Krishtëlindje, për Pashkë e festa të tjera fetare te ne si per Shenkoll, Shemmhill Zojë e Merturi etj.
Këtë fqinjësi të mirë, kete respeket per njeri - tjetri dhe vizitat ne raste festash e kemi pasë edhe më gjërë, me Gegysen, Gri, T'pla etj.- etj.
Kohët e vona që e mbajë edhe vëtë në mëndje, flas para Monizmit, është diçka shumë pozitive; se klerikët e të të dyja fshatrave, shkonin mirë me njëri-tjetrin. Është fakt: Hoxhë Dusha dhe Pader Gegë Luma, shkonin mirë, me njëri tjetrin; shkonin të njëri - tjetri, hanin e pinin, bisedonin e zgjidhnin probleme që u interesonin, të dy fshatrave; e kjo vazhdoi edhe me famullitarët e tjerë.
Kjo, pa dyshim qe pozitive, në drejtim të forcimit të bashkejeteses fetare, te unitetit e të fqinjësisë së mirë edhe në vazhdim.
Pater Gegë Lumen, e Hoxhë Dushen, i njoh dhe i mbaj mend edhe vete, aq sa mund te mbaje nji femije i vogel.
Më thoshte babai im, Ndue Pjetra se Hoxhë Dusha ka qene nji burre shume i mire, njeri me urti, i dashur, human e njerezor. Ai e hieshonte oden e burrave, i kishte hije fjala. Ai vinte per festat tona fetare, naj uronte, hante e pinte e ne shkonim te ai.
Hoxhe Dusha, s' ishte burre qe mbante as qe ruante; merira as hasmeri nderfetare.
Ai, ka thanë, e lënë amanet, me gojen e vet: "Kur të vdes une; ju "Burrat e Rajës"; mem arrdhë me gjâmë burrash"!
Gjâma e Burrave është nji rit fetar që e kryejmë ne të besimit katolik, të cilin Hoxha e kishte pa e ndigjue disa herë, në Fshatin Rajë e ne fshatrat e tjera te ketij besimit.
Kjo për
fat të keq, s' u realizue se Hoxhë Dusha, u
Ndue
Ukcamaj:
- A janë shperngulë shumë nga Raja dhe si është sot gjëndja e banimit; si jetohet, në drejtim të infrastrukturës, radioteknikes, shkollës, kulturës etj.?
-- Eshtë e
vertetë së për çdo tym (oxhak), janë shkëputë, e shpërngulë e shkue: Në emigracion,
mrenda e jashte, si neTiranë, Durrës,
Fshati
shtrihet në shpatullat e Korës, dielli e nxenë gjithë diten me nge. Prodhimet
bujqesore e blegtorale, bëhen shumë mirë. Bagëtia ecin e mbahen lehtë. Fshati është
i lidhur me rrugë makine, të asfaltuara; në drejtim të Qytetit Bajram Currit e
të Kosovës; në drejtim të Lekbibajve, në drejtim të Tiranës nga Qafë
Fshati ka
gjashë kabina elektike që u sigurojnë rrymë elektrike të plotë banoreve.
Raja ka, në "Fushën e Shëngjonit"; lokale sherbimi, të ndryshme, ushqimore, klube e restuarant etj. Kohet e fundit, po behen edhe ndertime te reja.
Grykederdhja e Valbones Raja e ne veçanti Dushajt jane vende te bukura per banim Nese e kethejme kryet nga lashtesia, Grykederdhja e Valbones, ka qene e banueshme kohe me parë. Në Dushaj, jane rrenojat e Kishes Shemhillit, qe verteton banim te Mesjetes hershme, Kisha e Shenmerise, Kisha e Popave tregojne banim te mesjetes vonë.
Ne Raje, Shpella e shkamit dhe muret Ilire, tregojne per nji banim te hershem prehistorik. Kisha e Shengjon Pagezuesit, e Shenpremtes, tregojne banim te mesjetes hershme.
Prania e shtate - tete kishave, si dhe Kalaja e Princit Lekë Dukagjinit në Rajë, tregojnë vend-banim të hershem. Në grykëderdhjen e Valbones ja vlen të jetojsh.