Kulturë
Albert Zholi: Çelësi i dritës...!
E shtune, 21.12.2013, 12:20 PM
Çelësi i
dritës...!
(Në vend të hyrjes)
Nga Albert Zholi, Shkrimtar-publicist
Nikolini nuk është poet, nuk është shkrimtar, ai është artist, është këngëtar, është regjisor. Dhe çdo artist, di ta qëndis fjalën në dhimbje dhe gëzime të mëdha.
Kështu ka bërë dhe ai në librin “Stinët e dhimbjes sime”. Një libër me poezi krejt i veçantë. Një libër që të çon deri në drithërimën më të skajshme të zemrës.
Një libër
poetik, një libër artisti, një libër zemre, që për-bën një klithmë, dëshpërim,
një dashuri pakufi, një ëmbëlsi prindërore të pa treguar, një vullkan njerëzor
në emër të dashu-risë më të spikatur, atë ndaj fëmijës. Një baba shkruan për të
birin që është larguar në jetën e përjetshme, kur në fakt rregul-li jetësor
thyhet. Në këto vargje, Nikolini duket sikur i thotë Marsidit: Doja të të kisha
afër, doja të të bëja të dëgjoje këtë drithërimë zemre, që as
Ai se beson gjëmën, i duket një utopi, një rreng kohor në pritje të ndjesisë së një përqafimi të fortë, plot mall të dëshiru-ar. Nikolini ka mall, mall, dhe në mes fjalëve të mallit krijon një varg. Nuk e di çfarë energjie të bukur, çfarë force të padukshme, mi çon mendimet tek ty, thekson ai...Thirrjet e vargjeve janë lëndina të bukura zemre, të cilat në mungesën e përditsh-mërisë, vargëzojnë si një karafil dashurie.
Buzëqeshja, sytë e Marsidit, janë për Nikolinin pranverë buzëqeshjeje, rrëke butësie, ndërsa vargjet e tij pika shiu të kthjellët, si loti. Sa herë e ëndërron “qielli zemëror” i tij psherë-tin. Në këtë libër ai ndihet një botë me vete, një botë ëndrrash, dëshirash, që lidhen vetëm me një emër MARSID, emër që e këngëzon midis buzëve të tij..
Çastet kur tashmë nuk janë bashkë, ai i kalon me shijet e fjalëve që dikur Marsidi në bisedë i qëndiste si mesazhe zemre. Vargjet e dashurisë për të gjallojnë thellë në ajër si aromë mal-li, si lëng lulesh, që vetëm ai di ti përcjelli. Nikolini gërmon brenda vetes, aty ku është uji, aty ku është burimi për ta parë, për ta ëndërruar, me shpresën e një melankolie të ëmbël që i josh sytë me lot pambarim, se ndoshta një ditë Marsidi do ti vij befasisht pranë.
Nikolini frymon për të, mall, pritje, padurim, këngë, poezi, emocion, pasi portretin e tij e ka thellë në gji si margarita-rin më të shtrenjtë të zemrës deri në përjetësi. Emri Marsid është puthja e syve të tij, karafili i qëndisur në buzë që thur në heshtje dashuri, pafundësisht DASHURI!