E merkure, 01.05.2024, 07:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Shpirti artist i shqiptarit

E marte, 17.12.2013, 08:33 PM


Shpirti artist dhe duarartë i shqiptarit ne shekuj - arkitektët e ndertimit te keshtjellave ne botë

Nga Luan Kalana

Zanafilla e mendimit dhe të rëfimit këtyre rreshtave modeste,buron nga shpirti artist dhe duarartë i artiktekteve shqiptare ne shekuj,vazhdimësija e nje mëndje inteligjente tradite e civilizimit   të qytetëruar. Të tillë jane sot mjeshtrat e ndërtimit devollnj,qe pasi ndertuan vilat ne Greqi, po ndertojnë keshtjellat e Amerikës e ne botë.

....Pasi i bëra ftesën,per te pire nje kafe ne fund jave,se atehere kane kohe te lire,disa miqve te mij fshatare,mjeshtra te ndertimit qe punojne konstrakshen ne ndertim,shkova i mora me veturen time dhe dolem jashte qytetit piktoresk,ne periferi nje Golfklub,si per te soditur e per tu shlodhur,natyrisht per te shkembere dy fjale si vellezer shqipetare,si nevoje e domosdoshme ketu ne dhe te huaj.

Keshtu takoheshim rralle e per mall,apo te dielave ne ndeshjet e e sportit,se pastaj do prisnim ndonje sebep te madh ,ndonje dasme apo mbremje te shqiptareve per t'u mbledhur serish..

Gjate rruges ata bisedonin me njeri tjetrin,duke treguar vendet dhe vilat ku kishin punuar,si dhe per te me treguar dhe mua,por pa ma shkeputur vemendjen nga timoni.

Qendruam para nje vile,si keshtjelle,per te me treguar mua diçka, e cila ishte nje suprize e rallë.Dolem nga ruga kryesore dhe u kthyem drejt një lulishte(ajo ishte park me vete me shatervane sklupturale me gur te zgedhendur),duke qendruar para nje rrugice e shtruar me kalldrem....

-Po ç'te shije ?! ..nje mozik,nje veper arti e rralle...Nje kalldrem me gure te rrumbullaket lumi te lemuar,me kombinim ngjyrash te bardhe,gri e te zinj,qe formonin disa figura dhe disa fjale si heroglife...

Thira me ze te larte...-E lexova,qarte...lexohej fjala Devolli....(No koment!!!)....

-Ja kjo eshte dora jone,kete menduam ta firmosin,me kete fjale simbolike....-tha njeri prej tyre me krenari....por ç'e do fatkeqsisht nuk kishim aparat ta fotografonim...

Me se e vertete,...kur te shkojme ndonje here tjere le ta fotografojme,por ke te bejme foto me pare, ato jane te shumta ketu në Amerikë.....

.....Një grua artiste,ç'i she syri i bën dora...

Ishte artiste me tërë mend.Muzikante,pianiste,kantautore,e te tjera....por dhe nje piktore,dizenjatore,floktore,..dhe mjeshtre ndertimi,ne dru dhe ne arktekture.

Ishte endra e saj ,qe kur te shkoj ne Amerike,do te bej nje shtepi, jo vetem si e dua une por vetem me duart time.Dhe endrren e beri realitet.

Pasi mblodhi revista e broshura me modele ndertim shtepish,fale dhe ato qe kish pare ne New York,New Jersi,Connecticut e te tjera nga kish shkuar neper amerike,percaktoi nje model dhe filloi sicoje e  te beje vizatimet per per bere diçka origjinale per shijen e saj.

Vizatio dhe ndoqi punimet nen e udheheqjen e arkitektit amerikan,te pamjes se jashtem te shtepse,fasadave por dhe nga brenda me nje arkitekture te ralle, duke perfishire ketu dhe modelimin e saj.Me mire se sa e kam filmuar,nuk kam fuqi s'mund ta pershkruaj dot,nuk mundem...

I perveshi llërët,krahet si ndonje burre,si mjeshtre e ralle ndertuese dhe beri nje shtepi,nje vile si perrallë.Ata qe e kane pare e shkuar tek ajo le te flasin vete. Me te lyer vete,me te shtrur pllakat prej guri vete,dhe divanet e kolltuket i beri vete,pikturat ne muret,ç'te them me parë..Shtepia flet vete...

Sikur te ishte ndonje veper arti,monument kulture, muze a kishe,ajo do te vlersohej e komentohej aq shume,sa sot ndoshta do te ishte,e them pa mburje me modesti,arkitektja Nobeliste shqiptare.

Ja kjo eshte L .Bejleri,ish mesuesja e muzikes ne fshatin Vidohove Devoll,sot banuese ne Connecticut ne Amerike,mesuese dhe instruktore ne nje sallon floktoreje.,per te cilen kam shkruar me gjate ne librin tim te fundit.

Cfarë mund t'i themi ketij fakti,qe flet vetë?!...

Të tille janë devolleshat e devollinjtë,mjeshtra artistë e duarartë...

*    *    *

...Po të hedhesh një shikim në internet nëpër kryeveprat dhe mrekullitë e botës,të ndertuar nga dora e njeriut,do te shohesh e do to te dallosh apo dhe do te lexosh,doren e artin e  mjeshtrit ndertues shqiptar si në projekt ashtu dhe në zbatim.

Këtë gjen nuk e gjen  sot në djepin e tyre ne vendin amë,ne Shqiperi dhe  Kosove e vise e tjera,pasi erozionet e luftrave te pushtuesve dhe te sistemit te kaluar ateist i kane djegur e plaçkitur shkateruar  e renuar duke mos gjetur dhe gjurme hulumtuese pasi ato perbenin ne shumicen e tyre ndertesa te kultit fetar,ku ruheshin thesaret e mençurise.

Po le te hedhim nje veshtim te shkurter e fragmentar ne histori e ne per bote,ne arshiva e ne enciklopedite,e pastaj te kthjellohemi per te mesuar se sa talente e mjeshtra kane qene ndertuesit famoze arkitektët shqiptarë.

Autorët antikë i kanë përshkruar pellazgët si ndërtues të dëgjuar të mureve –ledheve mbrojtëse rrethuese të qyteteve të lashta. Shpesherë në literaturën arkeologjike e dëgjojmë shprehjen: 'mure pellazgjike' dmth mure të fortë të ndërtuar nga gurë të mëdhenj, të puthitur aq mirë njeri me tjetrin pa ndihmën e materialit lidhës - llaçit apo diçka tjetër. Pellazgët i falën qytetërimit monumentet më të pavdekshme: Fortesa mbi akropol në Athinë, piramidat ilire në Bosnjën e sotme, Ulpiana dhe sistemi i saj i pabesueshem arkitektonik. Gjeni i diturisë së ndërtimit flet për shkallën e lartë të civilizimit ndër shqiptarët. Shqiptarët përherë e kanë ruajtur genin pellazg në ndërtime: edhe kullat e forta janë ndërtuar aq mirë saqë për t’i bërë ballë sulmeve të armiqve (p.sh. ndërtimi i frëngjive).

Ndërtimi i kështjellës së Krujës tregon për një shkallë të pabesueshme diturisht ndërtimi për shkak se kundër mureve të Krujës u përdorën gjyle të rënda. Po këto gjyle kishin bërë një me tokën Konstadinopolin e famshëm, kurse Kruja e fuqishme arbërore nuk u tund.

Mjeshtëria e ndërtimit shqiptar spikat sidomos në rrethet e Dibrës e të Elbasanit. Gjatë sundimit të Ali Pashë Janinës u ngritën kështjella të fuqishme, ura e ngrehina të tjera arkitektonike. Por ai që la shenja të pashlyeshme në artin e ndërtimit qe arkitekt Sinani, i quajtur nga europianët si Mikelanxheloja i Lindjes. Sinani ndërtoi xhami të përkyrera, arkitektura e të cilave të lë pa frymë edhe sot.

Tjetri ishte  Mehmet Isai  nga Opari, i cili skicoi dhe projektoi përmendoren e pavdekshme të dashurisë dhe arkitekturës - Taxh Mahallin në Agri të Indisë, një vepër gjigande, një nga mrekullitë e botës për të cilën meriton të flitet gjatë.

Arkitekt - inxhinjeri Karl  Gega, shqiptari [1802 - 1860]. Pasi punoi për disa vite si inxhinier, u emërua kryeinxhinier për pjesën e Italisë verilindore, që atëherë zotërohej nga Austria. Ai drejtoi punimet për ndërtimin e rrugëve, urave, kanaleve e pritave malore. Midis veprave kryesore: hekurudha Vjenë-Grac-Trieste; hekurudha e Semeringut. Kjo e fundit mbetet si një nga veprat më të hershme e më të shquara të hekurudhave në Evropë. Në Semering u hap edhe një tunel malor me gjatësi 1430 m, por që Karl Gegës i kushtoi jetën. Ziliqarët hapën fjalë se tuneli i projektuar prej tij do të dështonte, ndaj ai vrau veten para se ai të përfundonte. Pas vdekjes së tij, punimet vazhduan dhe tuneli përfundoi me sukses. Në stacionin e Semeringut, në shenjë respekti për veprën e Karl Gegës, është ngritur një vepër skulpturore.

Po sa e sa të tjerë në breza me ndërtimet në Shqipëri e nëpër botë, me emra të mëdhenj apo të thjeshtë, apo pa emër fare, me ndonjë iniciale a gërmë në ndonjë gur a fasadë muri apo ure.

Tregojnë ndërtuesit e Amerikës sa e sa ndërtime, po rrallë kanë vënë ndonjë emër në fshehtësi, duke qenë modestë, por  edhe se s'i lejon as etika e ndërtimit, atyre u kemi vënë me të vërtetë një emër të madh, pasi ndërtuan vilat e Greqisë, erdhën e po ndërtojnë "kështjellat e Amerikës."

Pak fjalë për Arkitekt Sinanin. U lind rreth viteve 1489-1490 në rrethin e Tepelenës. Deri në moshën 18 vjeç, iu nënshtrua ligjeve të "Devshirmeseë". Pas kësaj u rekrutua jeniçer në formacionet xheniere të ushtrisë osmane. Falë trashëgimisë familjare në fushën ndërtimore, kulturës dhe eksperiencës që fitoi deri në moshën 48 vjeçare, ai u bë i famshëm në fushën e ndërtimeve ushtarake. Per 30 vjet mori pjesë aktive në ekspeditat osmane. Luftoi dhe ndërtoi objekte ushtarake në betejat e zhvilluara në Egjipt, Irak, Rodos, Krime, Beograd, pranë Vjenës, Moldavi, etj. Shquhet jo vetëm si ndërtues i thjeshtë por edhe projektues, organizues e zbatues punimesh në ndërtimin e rrugëve, urave, kalave e shumë objekteve fortifikuese, që ndikonin në fitoret e betejave të ushtrisë osmane. Ai projektoi dhe organizoi punimet dhe ndërtoi për 13 ditë urën mbi lumin Prut në Rumani. Për shpejtësinë e ndërtimit, rezistencën e urës mbi të cilën kaluan reparte të shumta dhe mjete të rënda luftarake, që ndikuan në fitoret e ushtrisë së drejtuar nga Sulltan Sulejmani, Sinani u thirr nga Sulltani dhe u emërua në shtabin qendror për të drejtuar formacionet xhenjere dhe ndërtimet fortifikuese ushtarake. Nën drejtimin e Sulltan Sulejmanit, osmanët ishin nga viti 1520 deri më 1566. Nën drejtimin e arkitekt Sinanit u ndërtuan rreth 400 vepra mbrojtëse të rëndësishme. Për talentin dhe punën kolosale Sinani u emërua kryearkitekt i Perandorise Osmane dhe punoi në oborrin e Sulltanit. Ishte hera e para qa krijohej ky funksion, prandaj dhe u quajt kryearkitekt i parë i perandorisë. Me punën e tij ai i dha tonin edhe vuri themelet e arkitekturës osmane. I ndryshoi faqen Stambollit dhe gjithë perandorisë me ndërtimet e famshme zoologjike të kultit islam: rrugëve, urave, ujësjellësve e shumë ndërtimeve infrastrukturore në tërë perandorinë. Ëndrrën e perandorit Justinian për furnizimin me ujë të Kostandinopojës (Stambollit të sotëm) e bëri realitet arkitekt Sinani pas 900 vjetësh.  Ai projektoi dhe ndërtoi ujësjellësin e parë me 40 çezma. Ndër veprat që i kanë rezistuar kohës dhe që njihen të projektuara e të ndërtuara prej tij janë 400 vepra mbrojtëse ushtarake, 84 xhami të mëdha, 58 xhami të vogla (Mexhite), 7 spitale, 22 mauzoleume, 17 streha vorfnore, 5 rrjete ujësjellësash, 8 ura, 20 hane, 48 hamame, etj. Ndër veprat madhore ndërtimore të papërsëritshme janë: Xhamia Sulejmanie ndërtuar në Stamboll brenda 7 viteve, kushtuar Sulltan Sulejmanit, xhamia Shezade Mehmeti, po në Stamboll dhe xhamia Selimije ndërtuar në Edrene, kushtuar Sulltan Selimit. Këto shquhen për arkitekturën ndërtimore dhe akustikën e mahnitshme.

Arkitekt Sinani vdiq në moshën 97-vjeçare dhe u zëvendësua në detyrë nga dy nxënësit e tij me origjinë shqiptare: arkitekt Mehmet Sedefqari nga Elbasani dhe më pas arkitekt Kasëmi nga Tomorrica e Gramshit.

Për arkitekt Sinanin dhe kontributin e tij në fushën e ndërtimeve dhe të arkitekturës janë shkruar mbi 100 libra. Në to përshkruhen veprat madhore që ai projektoi e ndërtoi. Në këto libra ai cilësohet si themeluesi i arkitektures moderne osmane, Mikelanxheloja i Orientit. Ai ishte i paarritshëm dhe i papërsëritshëm në zgjidhjen voluminoze ndërtimore të xhamive me një akustikë të përsosur. Që në të gjallë të tij, qendra tregtare, pronë e trashëguar prej tij në krahinën e Lopësit u emërtua "Hani i Sinanit". Për nder të tij dhe fshati mori emrin  Sinanaj. Me emrin dhe veprën e arkitektit të madh janë të lidhura veprat më të mëdha botërore. Kushdo që i sheh fotografitë apo videot me to, befasohet me pamjet madhështore, por ai që i shkel ato, është në një ëndërr, një fantazi e intelektit njerëzor që për momentin është e pabesueshme.

Sa e sa te tjere ende te pazbuluar kane lene gjurme te padukshme ne "ikonat" e keshtjellave e te "piaramidave " boterore...le t'i mesojme me vone,enciklopedia dhe studjuesit do ta thone fajalene tyre.

Ndjehemi krenarë e mburremi me këta emra shqiptarësh, "gjeni" të ndërtimit të mrekullive botërore. Le te ecim  në gjurmët e tyre e le ta leme kete dritare te hapur per te mesuar me shumë e per t'i evidentuar,pse jo e per te mesuar per mjeshterine artin e tyre duke e thelluar traditen ,ne përvojë e në shkollat.

Mblodhi e shkroi Luan Kalana



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora