E marte, 06.05.2025, 08:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Dashuria

E shtune, 14.12.2013, 04:35 PM


DASHURIA

 

NGA QAZIM SHEHU

 

Shpejtësi e dashurisë nuk njeh stacion të ri,

Të gjitha stacionet e vjetra i rrinë prërbri.

Ndaj dashuria ndalon ku nuk do ti.

Dashuria zbret në zemra si mjegull gri,

Një zemër e adhuron ,një moral e largon,

Një frikë për të mos e ndjerë, një ndjenjë e përzier,

Një besim i gabuar nga një vështrimi i gënjer

Ndaj dashuria ecën në rrugë të parrëfyer.

+++

Dikur e desha një vajzë erdh tjetra dhe largoi,

Imazhin e saj si reja që renë zhduku,

Si bari që vesën e shkundi nga dielli,

Si lulja që aromoi në mesditë prilli

Pastaj erdh maji e aromat i lehtësoi,

Erdh korriku e pamjet i dogj,

Shtatori sërish i zbuloi dhe vjeshta krejt i zvordh…

++++

Më donte e  doja ,një herë duhej t`ia thoja,

Sa e doja e për çfarë për të mendoja.

Dhe njëherë më ,ngjan, ia thashë, më duket e kuptoi,

Siç kuptonte erën që nëpër flokë i shkoi.

Siç kuptonte rrezen që i përvidhej nëpër sy,

Por ajo s`kuptonte zemrën e kyçur me dry…

Çelsin ia kish marrë një kodosh

Dhe ndjehej  gjysma mbushur, gjysma bosh…

+++

Je lule uji në liqen të Lurës,

Uji rrjedh në breg të caktuar,

Je lule që s`mbillet në tokë,

Kërkon notarë për t`u afruar…

 

STATUJA

 

Statuja dhe eshtra nxjerin arkeologët.

Lashtësi e pagojë  ndjen ftohtë.

Kur dolën në diell e njerëzit i panë,

Mitet e vjetra para këmbëve u ranë.

Mitet e zotave dhe të bukurisë,

Dhe ishin aq të trishta statujat ,

Më të trishtë mbetën njerëzit;

Duke menduar njerëz të tjerë, që

Nuk do i përmendnin kurrë…

 

FYTYRA

 

Tronditet zoti,

Para një pasqyre ku pikturohet loti.

Pse duhet të pikturohet në një pasqyrë?

Në vetmi fytyra është më e lirë…

 

FERRI

 

Kush mbetet më i bukur realiteti apo trilli,

Parajsa apo ferri?

Njeriu kurrë nuk u lodh duke e përsosur,

Një ferr para të cilit ndihet i fortë.

Me parajsën është ngopur dhe të shpëtojë nga ajo,

Çdo ditë Ferrin projekto…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx