Kulturë
Shaban Cakolli: Intervistë me shkrimtarin Avni Bellaina
E premte, 13.12.2013, 07:33 PM
SHKRIMTARËT KANË MEKANIZMAT E TYRE PËR TË KAPUR THELBIN E MENDIMEVE
INTERVISTË ME SHKRIMTARIN AVNI BELLAINA
Cdo shkrimtar ka nje mekanizem per te kapur ate gje qe eshte me thelbesore. I tillë është edhe Avni Bellaina, një shkrimtarë i cili në mesin e mërgimtarëve tanë është një shkrimtar ndryshe nga të tjerët, i cili shkruan jo romane, jo poezi, por mjeshtrinë e tij e ka shkrirë në të shkruarit e mendimit pozitiv.P o; kush është Avni Bellaina?
Avni Bellaina, u lind më 20 gusht 1972, në fshatin Rubofc të Lipjanit.Shkollën fillore e kreu në Rubofc, të mesmën në Lipjan, në drejtimin Matematiko-natyror, si dhe u transferua në drejtimin e medicines në Mitrovicë.Tani jeton dhe vepron në Mülheim të Gjermanisë në Landin e NRW-së.Është nënkryetar i LSHAKSH në Gjermani, ka botuar këto vepra:Harmonia e Shpirtit, Në Valët e Universit 1, NË Valët e Universit 2
Zoti Bellaina, ju shkruani mendimet pozitive, a do na thonit pak fjalë për lexuesit:Çka do të thotë mendimi pozitiv?
“Mendimi pozitiv”, është pjesë e shkencës - konkretisht i takon sferës së psikologjisë, është alternativ - pjesë e parapsikologjisë, apo shkrirje e këtyre te dyjave bashkë duke nxjerr në sipërfaqe një prodhim të ri, një fuqi ekzistuese në qenien njeri, por të pa shfrytëzuar sa duhet, ose fare pak, gjer më tani?
Mendim vërtetë interesant, kur keni nisur të frymëzoheni me këtë motiv dhe si u nxitët të shkruani për mendimet pozitive?
Avni Bellaina: Në Gjermani fillova të ndjek shumë seminare me karakter spiritual nëpër Evropë. kam avancuar shumë në këtë lëmi, duke studijuar dhe njohur thell problematikat e spiritualizmit, edhe sot e bëjë këtë punë me përkushtim, duke shtjelluar tema të kësaj fushe.Të menduarit pozitiv është shumë i rëndësishëm për shoqërinë në përgjithësi, në veqanti për shoqërinë tonë shqiptare, e cila në këto vitet e fundit nga përvojat e hidhura është ngarkuar me dëshprime të mëdha.Të kërkosh ndihma mjeksore dhe medikamente në shërimin e dëshprimeve sikur duket mund dhe humbje kohe, ndihma më e mirë është aftësia e të menduarit pozitiv, mësimet shpirtërore. Kësaj veprimtarie iu mvesha, jo vetëm ashtu sa për të shkruar, por u stërvita duke lexuar literatura të shumëta shpirtërore, duke ndjekur shumë seminare të kësaj lëmie nëpër Europë, ku fitova ekperiencë në studimin e shpirtërores.
Mund të na thoni shkurtimisht cila është qenësorja e këtij motivi?
Avni Bellaina:Qenësorja sipas shkrimeve të këtij lloji kërkon njohuri, rrethana që njohin zanafillat e problemit, lypset pastaj menjanimi i frikës, këmbëngulësia në zgjidhjen e problemit, bartja e dëshirës, përpunimi i saj , ndarëja e tyre në aspektin pozitiv dhe transmetimi i gjërave në univers.Ne shpesh përballemi me gjëra që na vështirsojnë të cilat ne mendojmë se kanë ndodhur pa arsye, megjithatë ne ndoshta gjykojmë gabimisht, por me logjikimin e thellë mësojmë se ato përvoja ndihmojnë rrugën tonë për ngritje shpirtërore.
Ju përmendet disa faktor, mosvemendja ndaj tyre si mund të ndikoi?
Avni Bellaina: Pra, ajo çka mësuam ne nga ajo që na thatë më lartë, këtu lypset fillimisht njohëja e zanafilles të problemit, eshpirtërores, njohëja e vetvetës, menjanimi i frigës, qëllimi, këmbëngultësia, cilët faktor ndihmojnë në përmbushëjen e këtyre njohëjeve të themi të njohim mirë secili vetvetën?
Avni Bellaina:E rëndësishmja dhe qenësorja është gjetëja e vetvetës dhe lirimi nga barra e mendimeve të trashëguara. Libri trajton tema vërtetë interesante, ai tregon se si mund të dalin rezultatet e mendimeve të papjekura, si duhet të jenë reagimet ndaj problemeve që hasim, si duhet të i fusim në veprim aftësitë e të menduarit që të përballohen problemet, kur problemet dhe zhgënjimet duken të pakaluara, si të pregaditet mendja për veprim.Këto shkrimeQë të mësojmë të njohim vetën, jetën tonë, të mësojmë dashuri për te, këto shkrime që na ofron Avniu janë të plotfuqishme për të arritur në cakun që kërkojmë.Në librin e Avniut lexuesi i vemendshëm kapë njohuri nga më të ndryshmet, që shërbejnë për të lehtësuar situatat e vështira qoftë edhe problemeve me lëndë narkotike, atyre të divorcit, individit të izoluar emocialisht, kur është shumë më mirë të i ndeshësh e të i përballosh drejtpërdrejtë problemet dhe situatat e vështira. Njeriu shpirtërisht i dobët, është i prirur t’u besojë e t’u nënshtrohet të gjitha lëndimeve në jetë.
Por nëse je i fortë shpirtërisht dhe nëse nuk u beson – ato shuhen si bryma para diellit.Pra ngado që të sillesh problemet që na rrethojnë brenda universit mund të zgjidhen fillimisht me arritëjen e njohëjes së vetvetës, lirimin nga barrat që duken të pakapërcyeshme, bartjen e dëshirës ndarëjen e saj në aspekte pozitive dhe transmetimin e dëshirës në univers. Qetësia shpirtërore e ruan shëndetin, e krijon suksesin, e lumturon njeriun!) Pastaj do të nisemi edhe në rrugën e plotësimit të të gjitha dëshirave një nga një. Deri tash kemi punuar shumë për përhapjen e literaturës, sepse NJOHJA është e para.
Tash, nga DIJA (njohja) duhet të kalojmë në KUPTIMIN
e dijes. Në përdorimin praktik të kësaj dijeje. Makina nuk hecën pa karburant .
Një mijë përpjekëje do të jenë të
Padyshim nga ajo që ju thoni, na bëjnë të kuptojmë se për mirëqenjen shpirtërore duhet të njihemi thell me mendimet e gjëra teorike, të i studjojmë me vemendëje të lartë, që të dijmë të i zbatojmë në praktikë;apo?
Avni Bellaina: ka shumë mësime teorike që ndihmojnë të kryhen seriozisht në praktikë, nëse lexuesi i vemendshëm përdorë mirë logjikën. Temat teorike jam munduar të i shtjelloj nëpër librat e mia, janë shumë të gjëra, saqë në një vështrim të shkurtër nuk i kapim dot.Kjo vetëm le të shërbejnë si një hyrëje nëpër mendimet pozitive, por për të lëvizur gjërat më tej, lexuesi duhet të lexoi në tërësi dhe vëmendje këto libr a, jo vetëm të miat, por edhe shumë autorëve tjerë të mendimit pozitiv.
Librat për mendimet pozitive për lexuesit tanë në mërgim janë të një rëndësie të veçantë, na thuani:Sa keni arritur të i shpërndani, a i keni promovuar, si janë pritur nga lexuesit?
Avni Bellaina:Kohën kur u detyrova të vij në mërgatë kam pasur fatin të njihem me një Lidhje Krijuesish në Gjermani, njerëz me përkushtim për krijimtari kulturore dhe kombëtare.Më mundësuan të bashkangjitem në gjirin e tyre, më priten ngrohët, më mundësuan të aktivizohem, ka shumë vite bashkëpunoj me ta, ata kanë një vig të gjërë aktivitetesh, kanë organizua shumë takime letrare, bashkëpunime me Krijuesit e gjitha viseve të mërgatës sonë, kanë botuar shumë, kanë bërë qindra promovime librash, mes tyre janë promovuar edhe librat e mi, interesimi për to ka qenë mjaft i madh, tani si janë pritur ato nga lexuesit, fjalën duhet të e thonë vet lexuesit.
Ju keni një Lidhje Shkrimtarësh Artistësh dhe Krijuesish Shqiptar në Gjermani, kjo me një traditë pune, ditë më parë jeni zgjedhur nënkryetar i saj, padyshim ky rezultat ka ardhur nga aktiviteti juaj, na thuani diçka për këtë?
Avni Bellaina:Ajo çka fola më lart bënë fjalë mu për këtë Lidhje, e cila me krijuesit e saj me përkushtim ka bërë emër dhe bujë.Aty është punuar shumë dhe synojmë të mos ndalemi.Po, si rezultat i LSHAKSH në Gjermani, si fryt i një bashkëpunimi me gjithë krijuesit nga mërgata jonë shqiptare, është formua Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë(LKSHM) në të cilën ka disa kryesues nga LSHAKSH, në mes tyre ka munguar edhe nënkryetari i LSHAKSH, ku ditë më parë kryesia e gjërë unanimisht më zgjodhën mua si nënkryetar. Unë ju jam mirënjohës për besimin e dhënë, do të përpiqem me tërë përkushtimin të jem aktiv, padyshim se me ndihmen e miqëve krijues do të jemi më të fortë dhe sukseset nuk do të na mungojnë.
Ju me aktivitetin tuaj, do te mbeteni ne kujtesen e mergates?
Avni Bellaina: Sigurisht që asgjë nuk ka filluar me mua. Kam pasur fatin që pas ardhjes sime këtu kam gjetur një përvojë shumë të mirë në organizimet e shqiptarëve, persona të përkushtuar, që kanë vënë në jetëeprojekte të ndryshme, me kontakte shumë domethënëse me autoritetet vendëse dhe ndërkombëtare, etj. Unë vetëm i jam bashkangjitur këtij grupi entuziastësh dhe jam bërë pjesëmarrës i sukseseve që pasuan në vitet e kaluara. Ju jam shumë mirënjohës LSHAKSH në Gjermani të cilët më mbajtën pranë dhe me ta fillova shtegëtimet e krijimtarisë.
Intervistoi: Shaban Cakolli