E marte, 06.05.2025, 12:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Agron Mema: Vargje që flasin shumë

E merkure, 11.12.2013, 06:50 PM


PËRMES VARGJEVE QË FLASIN SHUMË TË POETES ANILA DAHRIU

Nga Agron Mema

Ka botuar gjashtë vëllime poetike(njëri prej të cilve i përkthyer edhe në gjuhën italiane)dhe ka në shtyp librin  e sajë të parë me tregime”Të më falësh nënë!”, që pritet të përkthehet edhe në gjuhën italiane, si dhe ka përfunduar në dorëshkrim edhe dy romane. Është lindur buzë Adriatikut, në brigjet e Vlorës, dhe jeton po buzë Adriatikut, në brigjet e Italisë, në ato brigje, ku nga bregu i Vlorës pa dhe u mrekullua me perëndimin e përflakur të diellit, në brigjet e ujrave të kaltra me rahje krahësh pulbardhash, në brigjet plotë dritë e hapësirë të Vlorës së bukur, ku mes erës së jodit e trëndelinës së maleve kryelartë nanurisej në shtaratin e natës bregdetare mes ëndrrash, ku në sfond i shoqëronte valëzimi i dallgëve, soditja e hënës pranverore, apo përflakja e qiellit nga stuhitë dimërore. Dhe këtë fat, që lindi në tokën ku shpirti mbushet dhe bukuria të bën poet, Anila Dahriu, fantazinë e sajë e derdhi në vargje. Vargje që janë kthyer në serenata dashurie dhe dhimbje mërgimtari, plotë tinguj dhe pulsim jetsor.

Poezia e Anilës më befasoi dhe më solli ndër mend thënien e të mençurve të letërsisë, se bukuria e vjershërimit është shenjë e begatisë së shpirtit. Kjo pasi poezinë lirike e bën vërtetë të tillë ndjenja dhe meditimi.Vargjet e Anilës i kanë të dyja, edhe ndjenjën, edhe meditimin. Ka kohën me hapësirat e sajë reale. Dua të theksoj që në krye të këtij shënimi  se lirikat e sajë dhe poezia në përgjithësi e Anilës nuk janë përsëritje e plagjiatura të mërzitshme të përdorura e të konsumuara nga poetë të tjerë të huaj apo shqiptar. Ato janë origjinale dhe më kryesorja janë meditime poetike moderne të shprehura me gjuhë artistike e figurë stilistike vetjake. Pa mëdyshjen më të vogël do ti cilësoja poezi moderne të bashkëkohësisë.

Moderniteti i poezisë së Anilës shprehet në disa aspekte  të cilët do të mundohem ti rendit ashtu si unë i ndiej dhe vlerësoj:

Së pari,nënteksti dhe thellësia e mendimit e bëjnë lexuesin që në vargjet e Anilës të kuptojnë shumë nëse arijnë të zbërthejnë mesazhin e poezisë së sajë. Fjalë të thëna thjeshtë dhe bukur që të krijojnë në imagjinatë imazhe të mrekullueshme:”Vështrimet tona u tretën në një mëngjes të pazgjuar.../Ti mbetesh fringëllimë në petkun e ajrit”

Së dyti poetja shpreh bukur dilemat e jetës, thirmat ngjethse për ekzistencë, absurdin e qenies, revoltën shpirtërore e të tjerë motive të poezisë së sotme moderne e moderniste. Ajo duket që është lexuese dhe njohse e mirë e aritjeve të shkollave poetike të bashkëkohësisë. Vetëm një njohëse e tillë mund ta shpreh talentin e vet poetik me kaq forcë siç del në vargjet brilantë:”...ulërinë jeta e kthyer mbrapsht padashur.../heshtin në varre të palulëzuar.../Në Irak vlon kazani i tragjedive.

Së treti,është trajtimi ndryshe,jo si në traditën folklorike apo në poezinë e kultivuar të së shkuarës, i ndjenjës së dashurisë. Heroi lirik shprehet me çiltërsi dhe i vendosur për të mbrojtur ndjenjën e tij. Një këndvështrim modern dhe realist njëherësh. Lumturohej kur lexon vargje të tillë: ”Nuk mund të ndalësh lulen që lulëzoi atherë./Nuk mundesh!.../A nuk më thua një fjalë,/

Ishte ëndërr,apo vjeshtë e marrë?.../A të kujtohet kur të pëshpërita fjalë dashurie?/Hëna u drodh nga xhelozia...”

Larg ofshamave, rënkimeve, lotve e klithmave sentimentale të zbukuruara me lulka figurash të stërkonsumuara. Ndjenjë e thellë e shprehur njerzisht.

Ashtu si Pushkini e Kadareja,dhe shumë poetë të tjerë,edhe Anila nuk bën përjashtim nga ndjesia poetike e adhurimit të stinës së vjeshtës. Shumësia e ngjyrave dhe e zërave, e shushurimave dhe e curilave, i zgjon dhe i bën të jetojë me ndjenjën e magjishme të dashurisë: ”...Ah,vjeshtë e artë,/Mbushur me fjalë magjike të fshehta,.../Vjeshtë që më mbështjell/Si e marrë me petkun tënd./Vërshim ujvare,tinguj,këngë,/currila jete/pëshpërima dashurie...”

Së katërti, Anila Dahriu, si një nga miliardat banore të tokës që është, jeton me shqetsimet e planetit, të pjesëve të tij të përgjakura. Përmes vargjesh të goditur e figurash të gjetura,krijon pamje e imazhe që të tronditin koshiencën e të skuqin për ato që bëjnë qeniet njerzore të kthyera në vampir antinjerzorë. Vargje e pamje të tilla janë dhënë me aq forcë e ndjeshmëri, sa të sjellin në kujtesë skenat e tmerrshme të Ferrit të Dantes:”...gëlltitje hapësirash,rrebesh plumbash mbi skëterrë./Lakuriq në pellgje urine,dridhemi/...Ne qëndrojmë në këmbë pa gjak jete/...dhëmbët grinden në gojë të thatë...”

Duke shtuar për sa më sipër edhe elementë të tjerë si ritmi i gjallë e dinamik,tingëllimet simbolike e motivet universale,përfundoj se poezia e Anilës është një aritje e re, jo vetëm për krijuesen, por për gjithë letërsinë bashkëkohore shqipe.

Vargje që flasin shumë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx